Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Spekulimi në media pa llogaridhënije, një formë kjo e afirmimit pa meritë

Metaforat politike imponim i kohe

 

Spekulimi mediatik është bërë tregu me i mirë per afirmim në politikë ! Kjo formë në vend se të ndeshkohët më ligj, per fat te keq po suvensionohet dhe mirëmbahet me finansim të atyre të cilët më marrëveshje perfolën pa dallim për mirë apo për keq, rendësi ka të shkruhet për ta pa frikë se do i nenshtrohen drejtësisë.


Në këtë mes të kësajë kohe, më lejoni që edhe unë të spekuloj pak me gjysmë të verteta dhe gjysmë sajesa për senzacion publik.

Unë isha i rrezikuar në Kosovën e pushtuar dje, vuajta denimin më burg dhe dola në të quajturën liri të Kosovës pushtuar. Më pas, pa ndalshëm po vinin ndryshimet e fillim viteve 90-ta. Ato ishin ndryshime të pa ndalshme por edhe më ndrrim flamujsh mes njerzish. Unë, për të mos sakrifikuar serish në prag ndryshimesh kur priteshin viktimat e radhës, u detyrova të emigroj dhe nga atje, pra nga Mergimi të mos ndalëm por të vazhdoj punën për çlirimin e vendit tonë.

Tash 18 vite pas çlirimit, ende jam në Zvicër dhe dua ti perkujtoj e falenderoj për mundësitë e dhëna këtu.

E falenderoj Caritas-in e Luzernit fillimisht, pastaj Komunën e Emmenbrücke-s më vonë dhe i falenderoj këto dy vetura të cilat më ndihmuan të jem mirë finansiarisht gjatë dasmave dhe duke i martuar të tjerët, tani po bëj perpjekje si të martohem vet.

Në Kosovën e lirë tash e 18 vjet pas lufte, fituan, pervetsuan e ndertuan dhe çfarë nuk bënë të tjerët atje, por ja se unë këto ditë, pas kaq vite Mergimi, po ndërtoj Barakën verore në kopshtin e pleqërisë si dhe, po shetiti si terapia e vetme e cila shumë po më ndihmon por, më Kosovën në komunikim pune, sikur serish shpirti po më lëndon.

PS.

Spekulimi siq u tha në fillim më lejohet derisa objektiv nuk po të duan, ndryshimet e radhës më e pa dëshirën e tjerëve, ato po vijn dhe nuk ka kush i ndal ato.

Këtu i kemi 50% spekulim me 50% objektivitet medial.

Luzern 11.04.2018

Xun Çetta

 

Spekulimi në media pa llogaridhënije, një formë kjo e afirmimit pa meritë

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.