Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Edhe një koment mesazh i ime njërit nga ato postime të miqëve të mij

Politikë

Ibish Neziri  facebook 10.04.2018 ora 14 para2 oreësh

Buchs AG

KË PO E PENGON EMRI I AUTORIT?

Është një njeri që nuk jeton në atdhe, por me atdheun është fort i lidhur. Sipas këti njeriu, që kur ai din për vete ka qenë në shërbim të kombit dhe atdheut, madje edhe sot pretendon se është në të njëjtën linjë me atdheun.


Ka botuar shkrime, reportazhe, studime të ndryshme e madje edhe 6 libra, të gjitha lidhur me figura shumë domëthënëse të historisë më të re shqiptare. Libri i fundit pas një pune prej rreth 4 vjetë e gjysmë është botuar në vitin 2013 me titull „Këtu jam për t’i luftuar armiqtë“, libër ky monografik që i kushtohet dëshmorit të kombit, heroit të Kosovës Xhemajl Fetahajt.
Shpesh më rastisë ta shoh kopertinën e librit nëpër profile të ndryshme në FB dhe së fundit e pash edhe si shoqëruese të një poezie kushtuar heroit, por për çudi emri i autorit i prerë. Nuk e di pse-në ndonëse jam përjekur shumë ta kuptoj. Mbase dikujt i duket se autori e ka lënë nën hijen e Xhemajlit, prandaj duke veprur kështu e mendon hakmarrjen kundër autorit për diçka që autori nuk ka pikë faj.

Dikush tjetër e bënë ngase nuk mund ta sheh emrin e autorit në krye të kopërtinës për ndonjë xhelozi të paarsyeshme e dikush nga injoranca që e ka me bollëk. Madje, disa nga këta në statuset e tyre përkrh kopërtinës së sakatosur shkruajnë se Xhemajl Fetahajn e paskan pasur shok e mik gjë që nuk e kanë dëshmuar me asgjë e besa edhe tani jo vetëm që nuk po e dëshmojnë, por edhe po e luftojnë sepse po e fshehin të vërtetën se diku brenda e jashtë atdheut gjendet një libër në të cilin autori ka punuar me shumë përkushtim dhe imtësisht e ka ndriçuar figurën e këtij veprimtari, pajtimtari e luftëtari amblematik të çështjes kombëtare e të UÇK-së si dhe bukur shumë segmente të Betejës së Kosharës.
E sa për miqë, Xhemajl Fetahaj nuk i kishte pasur të shumtë. Miq të Xhemajl Fetahajt kanë qenë ata që kur është dashtë ta thonë të vërtetën për Xhemajl Fetahajn, nuk kanë heshtur (nga frika se po humbin nën hijen e tij si disa „miq“ tjerë) por e kanë thënë dhe të gjitha të thënat e tyre janë të përfshira në librin „Këtu jam për t’i luftuar amiqtë“ në kapitullin „Xhemjl Fetahaj në kujtimet e shokëve e bashkëluftëtarëve“. Ndërkaq, miq mbi miq, përjashto Naim Mahmutajn e Lubeniqit, i kishte pasur Sabri Kiçmarin e Gani Nuhajn.

Edhe një gjë: Prekja, ndryshimi, prerja dhe çdo falsifikim tjetër që i bëhët librit, është prekje në pronën e tjetrit. Pronar i librit është autori dhe tjetri, cilidoqoftë ai, nuk ka të drejtë të prekë në të!
E sa i përket emrit, lodhen kot se emri i autorit është në të gjitha kopërtinat jo vetëm të këtij libri, por edhe të librave tjerë të tij që pos në shumë biblioteka gjithandej Evropës gjenden edhe në bibliotekën e Kongresit amerikan që për fatin e keq të tyre aty nuk mund të prekin.
Do të ishte mirë të mësohen edhe me emrin e autorit!

Komenti im mesazh mes tjerash :

Xun Çetta : Po Ibish,  edhe kështu urrehet autori gjoja

fshehurazi por në fund libri mbetet. Rëndësi ka vlera e ndriqimit të realiteteve, e perseris të realiteteve pa dallim si dalin ato, dalin realitete për qejfin tim apo të cilat më zgjojn nga gjumi i falsifikimit të këtij lloji të ult njerëzish dhe ëndrrave të mia. (Shembull e mora vehtën si njëra nga këto karaktere negative njerëzish për të mos lenduar dikë tjetër pa e kuptuar se nga ke drejtuar shigjetën).

Link lidhja:

https://www.facebook.com/ibish.neziri/posts/10204500865957194

Luzern 10.04.2018

Xun Çetta

 

 

Edhe një koment mesazh i ime njërit nga ato postime të miqëve të mij

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.