Nderkohë sapo lexova edhe për disa rast vdekje tjera për këto dy, tri ditë çfarë paskan ndodhur në rrethin tonë. Në mungesë kohe, besa edhe që të mos bëhëm lajmetarë i vdekjeve  e pikllimeve për tjerët , nuk po publikoj rastet tjera por tani pos gruas së agjës Selim e cila vdiq sot, tani nuk munda ta heshti vdekjën e ish shokut të klasës, vendasit tim Hamid Zymber.

Paska vdekur edhe Hamidi dhe kështu mjerisht po mbesin pa u zbardhur të bërat dhe pa bërat tona për së gjalli. Kjo është e rëndë, shumë e rëndë dhe më fajin tonë pse lejojm të ndodh kjo, kur dihet alarmi im tash sa kohë që ti zbardhim të mirat dhe të këqijat tona.

Siq e lexova atje, edhe e komentova me pak rreshta siq lexohet këtu:

Xun Çetta :Ngushllime familjës së ngusht dhe gjithë Zymberajve e më gjërë për vdekjen kaq të parakohshme të Hamidit, vdekje kjo të cilën sapo e lexova dhe më erdhi krejt e pa pritur dhe kështu më la step e pa zë. Jeta për ditë e më shumë po na bënë që ta thrrasim mendjen, të bëjm dhe të dijm e respektojm njeripertjetrin sa jemi gjallë. Hamid Zymberi, Ty nuk te ndali plumbi i cili të mori rënd në fillim viteve 90-ta por ja se vdekja më herët apo më vonë është dhuratë e natyrës dhe e zotit . Pusho i qetë dhe u preht në paqe trupi juaj LAVDI:  

Lidhja e lajmit ku unë kuptova për vdekjën e Hamidit:

https://www.facebook.com/search/top/?q=hamid%20zymberi

Luzern 09.04.2018

Xun Çetta