Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Sapo mora lajmin për vdekjën e gruas së Agjës Selim

Lajmet aktuale

Agja Selim ishte njëri nder Agjallaret më të urt por i njohur për disa principe tij të forta.

Ai sot pas kaq vitesh në shtepinë e tyre të perjetshme po u shoqërojka më gruan e tij të cilën e ka dashur e trajtuar shumë më njerëzisht nga shumë burra të atij rrethi në Lugun e Drinit.

Agja Selim dhe Dada Gjykë ,një qift i veqant nga tjerët në trojet tona, kaluan një jetë relativisht  të mirë dhe pas vehtës lan tri vaujza të gjitha të martuara e me fëmij.

Ngushllime vajzave të agjes Selim dhe Dadës Gjykë, zojës madhe, Ajmanit, Zelfisë dhe Sabrisë, ngushllime Hakisë e Vehbisë dhe nënes tyre , dy djem të trasheguar e pranuar më zemër nga agja Selim si dy djem të mrekullueshëm nga i vëllai tij i madh Osmani.

Ceremonia e varrimit të trupit pa jetë i Dadës Gjykë bëhet sot 09.04.18 në ora 14 duke filluar nga shtepija sajë afer lisit madh në Fshatin Trubuhoc.

 

U preht në paqe trupi i dadës Gjykë  LAVDI.

-----------------------------------------------------.

Facebook:

Nder më shumë se 100 komentesh tjera :

Rifat Berisha : Ngushllime!

Xun Çetta : Ngushllime Rifat dhëndrri për vjehrrën, e di se të ka dasht si dhëndërr për qejfi por jeta qenka kjo dhe nuk ka si të jetë ndryshe. Mund të ndryshojm shumë çka por mes jetës dhe vdekjëz jo, aty vendos aj lartë.Ngushllime edhe për Hamidin i cili shkoj i ri po si edhe Xhevati !!! Jeta e paska kështu.. Për mes teje i shprehu ngushllime edhe gruas tuaj Zelfisë, Zelka ka qenë nder më të lethatuarat e prindërve të sajë, e di se është merzitur shumë por njëkohësisht e di se ka forcën e i perballon dhimbjës.Uroj ta kaloni mirë e vetëm në gëzime pas këtyre ditë dhimbje.

Rifat Berisha :  Shumë faleminderit mik shumë i nderuar Xun Cetta. Të lutëm prano edhe ti ngushllimet më të sinqerta për gruan e axhës tënd Gjyke ( Zeqaj ) Qetaj. Ngushllime nga gjithë familja ime! 

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1835632656456856?comment_id=1836166856403436&notif_id=1523303376193086&notif_t=feed_comment

 


Sapo mora lajmin për vdekjën e gruas së Agjës Selim

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.