Politikë

Jam duke ikur nga gjitha aventurat e politikave zyrtare të komit dhe popullit tonë, nese nuk iku, shendeti im mori fund.

Kjo nuk perjashton ndonjë nderhyrje e cila do më ngarkonte moralisht po të mos nderhy qoftë me dy fjalë.

Autostradë pa pagesë nuk ka , bash në asnjë shtet nuk ka pa paguar atë, të gjitha shtetet kasiratin në format e veta ligjore, por pasi të bëhën vërtet ligjore dhe të sigurta ato. Shqipëria dhe trevat tona këndej bjeshkëve, nuk kanë fuqi financiare ta mirëmbajn autostradën e lere më të bëjn atostrada në realacionave të reja dhe nisur nga kjo, duhet percaktuar taksimin e autostradës andej dhe këndej kufirit aktual.

Ka forma të ndryshme të taksave dhe modele të shumta në shumë shtete. Unë, jo vetem mendoj por jam i sigurt se modeli i taksimit të autostradave të vendit tonë më së shumti, më së miri dhe më i sigurti do na konvenonte modeli apo varianti i taksimit të autostradave në Zvicër. Këtu ke një ,,Vinetë“ apo tiketë vjetore të ,,Autobanit“ varur në xhamin para në veturë dhe nuk ke as shansa korrubtimi, as fuqi puntore apo investime në ato hyrjedalje në autostradë gjithëandej.

Vendi ynë kudo në Ballkan akoma e ka në gjen korrubcionin, hajninë e qka jo tjetër. Sa e sa herë më dukët sikur po e shoh duke u hapur kalimi në të zezë e kur vie radha tek unë duhet kasiratur me tarifen e shtetit dhe më deshmi pagimi !!! Kjo do na ndodh edhe më autostradën nese nuk bëhet pagesa vjetore siq e ka Zvicra.

Unë kam pervoja të hidhura në Shqiperi !, sa më shumë e në rregull paguan tatimet në shqipëri aq më keq te sheh opozita e cila ende mendon se po e financon pozitën në pushtet, duke harruar se shteti është në pyetje e jo pushteti !!!

Mjerisht ende vazhdon korrubconi në komunikacion edhe pse më doza më të vogla dhe ndryshim sinjalësh nga ishte dikur,, Don të paguash 1000 Lek për Salën apo 500 për Lalën ?“

Nese nuk ndryshojn këto politika dhe korrubcioni i cili po e zhbën shtetin, ne shumë shpejt do perballemi më lëvizjet masive të cilat do i ftojn qytetarët që në mënyerë paqësore e pa thyer atë çfarë ka ndertuar tjetri, të fillojn e mos paguajn tatimet më moton : ,,Nuk paguaj as financoj mafinë institucionale“ Kjo shumë shpejt do të ndodh në të dyja shtetet tona nese nuk ndryshon gjendja e korrubcionit, e vjedhjës dhe plaqkitjës së shtetit.

Unë nuk kam nerva as durim madje as këtë artikull këtu posht që ta lexoj ngase jam ngopur me çfarë po dëgjoj e lexoj, jo vetëm për autostradën por në gjitha aventurat tjera në politikë.

Lexo diqka më shumë nese u lexohet:

http://www.panorama.com.al/lajm-i-fundit-rama-terhiqet-per-taksen-e-rruges-nuk-do-e-nisim-pagesen-derisa/

Luzern 05.04.2018

Xun Çetta