Politikë

Më politikë e diplomaci këtë turp tek ne sot e ki, jemi bërë gaz i botës më këtë gjuhë ,,diplomatike“e cila na bënë të turpërohemi kur i shohim të tjerërt se si fshehurazi u shkon buzagaz pas kësajë shprehje të quajtur diplomaci e madhe !!!.

Fati ynë parasegjithash varet nga ne vet e më pastaj Europa, bota do merr qendrimet aq të drejta dhe aso çfarë i meriton politika, vendi, populli ynë, këtë gjë duhet të mos e harrojm kurrë.

Fati ynë në Europë dhe jashtë sajë gjithëandej globit kah na kanë shpërndar politikat dhe diplomaci  të ulta vendore e nderkombëtare, do të jetë fat i ri  dhe i mirë vetëm aq sa vet Bashkimi Europian do ta ndryshoj dhe ta avansoj parasegjithash diplomacinë, brenda vetvehtës e pastaj humanitetin dhe kodin e drejtësisë ndaj nesh.

Jo vetëm shtetet e bashkuara të Europës por gjitha shtetet e globit kah janë perplasur Shqiptarët, nga ky vit duhët ta ndryshojn sjelljen ndaj një populli të perndjekur më dhunë dje e tani së fundi edhe në demokraci ku më këtë lloji diplomacie po e detyrojn këtë popull të i japin tokat dhe vendin e vet vetëm për ta parë botën më sy dhe provuar atë ashtu si dikur më vetëm ca valigje plaqkash si pasuri ,,Gastarbajteri“ kjo.

Bota duhet ta din se po fillon një epokë tjetër serish e dhimbëshme për popullin tonë, nuk është turp ta themi ngase kjo njihet në histori, kur për një meter tokë kemi vrar vëllau, vëllaun dhe sot më detyrim po falim mijëra hektar tokë në shkëmbim të vizave për të ikur nga vendi jonë ku fal këtyre politikave nuk po ka perspektivë për jetë në vendin tonë.

Populli i ndershëm e krenar nuk dha toka, nuk i tha po liberalizimit vizave në shkëmbim të tokave tyre, kjo duhet dijt njëhere mirë se këtë gjë e bëri politika e mbështjellë më diplomaci, diplomaci kjo nga e cila duhet të ik edhe vet Europa. Është një e keqe e madhe kjo ngase neser , qytetari i ndershëm do të ndeshet më fyerjën e ndonjerit patriot nga vendi ku emigron dhe do i thuhet:

,,Ti që shite vendin tend për të ardhur më duar në gjepa në vendin tim, ti nuk i vyen gjë vehtes as mua“

 Kjo mund të jetë fyerja më e madhe e cila pa fajin e tij mund ti ndodh qytetarit të ndershëm e hallegjinj si viktimë e polittkave të mbrapshta dhe mos të harrojm edhe një gjë, se kjo e keqe mund të prodhoj efekt teper negativ në Europë e në botë kudo.

Është koha kur do duhej njohur gjuha dhe kultura jonë si më e vjetra në Europë si dhe të aplikohën lirshëm ato mes Mergimtarëve kudo në botë e jo që serish të mbetemi si popull i neperkëmbur e i pa dinjitet, kjo është pjesë e vetvrasjës sonë kombëtare e njerëzore e cila po vazhdon.

Ne nisur nga ky rikthim në të vjetrën, arsyeshëm po mbetemi në ankth se mund të filloj ballafaqimi ynë i serishëm në perplasje më politikat e vjetra kriminale  dhe më pas reagimi ynë e vrazhd në këtë shekullin tonë të ri, do bënë të mundur dhe shumë leht mund të na quajn njerëz me bisht por jo kanibalist siq na quajtën vet kanibalët e të tilla politikave…

Luzern 01.04.2018

Xun Çetta

Komentet  në facebook:

Ibish Neziri : Xun, e ke harruar Halilin e të 90-tës, fillimisht me „Po shkojmë në Evropën e bashkuar të 92-shit“ e pastaj me atë tjetrën: „Në Evropë me laps“ a ?

Musa Tolaj : Ju lumtë miku i nderuar Xun Çetta respekt për ju dhe familjen tuaj të nderuar.

Fatos Aliu : Evropa po lun me ne ping - pong lindje-perendim bashk me turqi...!

Esat Halilaj : Ju lumte i nderuari XUN QETA, per kete postime shume te qelluar dhe realiste. RRESPEKT...

Adem Zuka :O Xun, dikur ne popull disa njerezve u thonin ngucakeq, ndoshta une te dukem se jam nga ata vetem pse reagoj shpesh dhe deshiroj t'ua kthjelloj shqiptarëve te verteten e Evropes ndaj shqiptarise, ku me se miri e pa shoku Enver Hoxha dhe u izolua me bllokada ekonomike dhe politike... Evropa eshte ajo shtriga plake qe na konsideroi si trup i huaj ne trollin ebropian vetem pse jemi musliman dhe prap na konsideron te tille e ne themi sikur gomari te cilin e hante ujku dhe thoshte ishalla jam ne enderr. Xuno, nga askush nuk kerkoi evropa standarde apo kritere sikur ndaj nesh dhe prap po na genjen, do na genjej edhe shume vite derisa ti mbushet mendja se u larguam nga feja islame ne dhe boshnjaket- ndoshta te duket shkrim tendecioz por e verteta eshte kjo dhe do ta vertetsh...

Xun Çetta : Per kaq orë sa isha në shetitje ju falenderoj ju miq e mikesha që më paskeni lexuar, klikuar e ndonjëri prej jush edhe komentuar dhe kështu më pak fjalë, jo veq e veq, por në këtë pergjigje të përbashkët do doja të ju kthehem serish më pak fjalë falenderimi dhe ndonjë plotësim si pergjigje të nderuar /a.

Nuk do doja të më merret si demagogji nese ju thëm realitetin se, sapo u ktheva nga shetitja ku dola për të marr pak ajr dhe oksigjen të paster si dhe të më çpihet trupi por ja se përjetova që ta laj fytyrën më lot për dallim nga koha kur para luftës dhe çlirimit të vendit po lanim trupin më djerës gjithëandej metropoleve të Europës por me plotë vullnet e shpresë për të ardhmën e vendit tonë, tani kështu po më shtrohej pyetja : Ku jemi sot 20 vjet pas çlirimit të vendit tonë dhe çfarë realisht po ndodh sot atje ?. Këtu plasi loti dhe nuk po ndalej, por pika terhjekte pikën tjetër deri në dridhje buzësh më çfarë po bluante koka ime…

Tezak i nderuar apo të thëm Ibish i shqetësuar, ka bukur do kohë që kam verejtur se ke nxjerr pendën e vjetër për ti shigjetuar politikat e reja në dukje por të cilat të dalën aventura te vjetra për ne por kështu dhe asgjë më shumë nuk i godetë sesa penda jonë e vjeter.

Sa i perket asaj si të lexoj dhe ma përkujton : E ke harruar Halilin e të 90-tës, fillimisht me „Po shkojmë në Evropën e bashkuar të 92-shit“

Nese të kam kuptuar drejtë, e ke fjalën për pjesën nga shkimi im të cilin e ka lexuar Ilir Mailindi para demontruesve aty para selisë së OKB-s në Gjenevë 1991, ku fjala ka qenë për Helsinkun e Ri si e quaja unë kushtëzimin tonë për BE nese na duan në atë bashkësi. E sa i përket asaj si ma perkujton :  

„Në Evropë me laps“ a ? Unë këtu nuk po mund ta kujtoj për cilin citat timin është fjala por vazhdoj ta kem bindjën akoma më shumë se: Lapsi i fortë vret të keqen më shumë e më mirë se asgjë tjetër, madje pushkën e lirisë e sjell dhe e shkrep shkrimi i mirë atëhere kur krimi dhe kriminelët nuk lexojn por vazhdojn e veprojn.

Fatos mik i nderuar, e di se, sado të bëjm madje të vdesim këtu për vendin tonë 20 vjet pas çlirimit të vendit, ne nuk kemi bërë asgjë krahasuar me ju të cilët edhe pse pa mundësi të bëni sa ne, ju i nderuar jeni aty ku duhet të jeni fizikisht. Këtë gjë unë nuk e harroj kurr.

Për aq kohë sa po shetitja më lot në sy, dielli, jo shumë i fortë po rrezonte dhe do doja ti publikoja fotot ku shihen kokrra loti por jo, nuk dua ta teproj më foto, ato i mbeten arkivit tim por një lutje po e bëja para diellit: O zot, ngrite popullin tonë dhe pash këtë diell që me rrezon në vend të huaj, ndihmoje atë popull të bëj në vendin e tyre.

I falenderoj edhe komentues tjerë të cilët e di se më kuptojn drejt edhe kur nuk po e zgjati më shumë. Natë të mirë të gjithëve.