Facebook 28.03.2018 ora 18 e 19 Priština, Kosovo 

Leskoviku, një qytet që po vdes

Qyteti i Leskovikut ndodhet në jugun e Shqipërisë, shumë afër kufirit grek, mes qyteteve Përmet e Ersekë. Qytetin më të afërm Leskoviku, në vijë ajrore, e ka Konicën, në anën greke të kufirit.

Emri i këtij qyteti na kujtohet, veçanërisht, nga kënga shumë e popullarizuar edhe në Kosovë “Leskovik, po frynë një erë...” Janë të njohura Sazet e Leskovikut, kurse nga ky qytet ka dalë i famëshmi, Laver Bariu.
Leskoviku dikur ishte një qendër e madhe administrative, tregtare etj., kurse sot është një qytet gjysëm i vdekur, në grahmat e fundit të jetës. Ishte dikur qendër kazaje dhe sanxhaku, qendër nënprefekture e rrethi, qendër bashkie, po sot, nga viti 2015, ka mbetur vetëm njësi administrative, në kuadër të bashkisë së largët të Ersekës. 
Ekzodi brenda dhe jashtë shtetit, dhe paperspektiva për jetë kanë bërë që ky qytet dalëngadalë të zbrazet nga banorët e tij. Para një shekulli kishte 10 mijë, kurse tash ka vetëm rreth katër mijë banorë, ndoshta edhe më pak.
Sot Leskoviku, i strukur në një shpat të malit Melesin, rreth 1200 metra lartësi mbidetare, me relief malor dhe kodrinor, ka mbetur pa ndërtime të reja, pa rrugë të reja dhe pa jetë të re. Dikur Edit Durham e ka krahasuar me fshatrat e Uellsit Verior për pastërtinë dhe rregullin që kishte. 
Në të gjitha etapat historike Leskoviku dha shumë kontribut në luftra për çlirimin e Shqipërisë, si dhe figura të mëdha të luftës dhe të pendës. Veçanërisht ka dhënë kontribut gjatë Rilindjes kombëtare. Nën hijen e Rrapit shekullor, si monument natyror i mbrojtur nga shteti, qëndron busti i të madhit rilindas, Jani Vreto. Në Muzeun famëmadh të Luvrit, afër Parisit, siç mësuam, ndodhet busti i shqiptarit nga Leskoviku, Zylyftar Poda, një luftëtari të shquar kundër Perandorisë Osmane. Qyteti dhe rrethina kanë përjetuar disa herë tmerre lufte dhe masakra greke mbi popullsinë civile shqiptare. 
Rrethina e Leskovikut ka një natyrë shumë të bukur, me pyje të dendura e të padëmtuara të pishave. Të përmendim malin dhe liqenin e vogël të Shelegurit, që i japin pamje madhështore natyrës së kësaj ane. 
Mysafirit i bën përshtypje sidomos zbrazëtia e rrugëve të qytetit nga kalimtarët. Mund ta kalosh tërë qytetin dhe të mos takosh dikend në rrugë. Kurse ato pak kafene, gjithashtu, janë të zbrazura më shumë se kudo tjetër. 
Qeveria qendrore duhet t’ia kthejë jetën këtij qyteti, t’ia kthejë statusin e bashkisë Leskovikut, të cilën ia mori, sipas vendorëve padrejtësisht, me reformën administrative të vitit 2015. Gjithashtu, për ta shpëtuar këtë qytet nga vdekja e sigurt, duhet sa më parë të ndërtohet rruga, e cila e lidhë me Korçën e Ersekën, nga njëra anë dhe me Përmetin e Tepelenën, nga ana tjetër.

Mes komenteve tjera dy fjalë nga komenti im.

Xun Çetta : Të pergëzoj Berat i nderuar. Më shumë nuk kam çfarë bëj pos te ju pergëzoj dhe një drekë ta kam boeq… Na paska munguar njohja për Leskovikun.

Link lidhja :

https://www.facebook.com/berat.luzha.3/posts/1934582329946647

Ripublikim për dokumentar 30.03.2018

Luzern 30.03.2018

Xun Çetta