A ka krahasim mes kindapimit po e quaj unë të dhunshëm të Rugovës në kohë lufte dhe deklaratave tij në ato rrethana, më aktin e sotëm të Qeverisë e cila më një minut heshtje për vrasjën e Oliver Ivanoviqit, e nderoj atë si një burrështetas të Kosovës lirë e të pavarur ?

Unë thëm se nuk mund të krahasohën këto dy akte të dhimbëshme të cilat mjerisht i keqë perdorin dy ekstremet tona politike kunder njëratjetrës edhe pse akti i sotëm ishte larg më i rëndë por, gjithësesi që të dyja rastët kanë kuptimin e vet të dhimbëshëm për të mos vluar kaq keq njërë kunder tjetrit ngase që të dyja rastet janë bërë në rrethane të rënda për vendin edhe pse në kushte diametralisht të ndryshme, pra njeri në kohë lufte e tjetri në kohë paqje.

Ne nuk guxojm të gjykojm dhe akuzojm njëritjetrin kaq më ekstreme dhe kaq një anshëm ngase kështu mbesim duke luftuar vetvehtën e jo të keqën e perbashkët të vendit tonë.

Këto fatkeqësi i ka politika e cila mjerisht nuk funksionon pa diplomaci të pergjakshme nganjëhere. Nuk mendoj se bejm mirë nese të keqen e fusim mes nesh për të harxhuar kohë e mos të merremi më të keqën e cila po na kercnon.

Luzern 22.01.2018
Xun Çetta