Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Është nderhyrje e mirë kjo dhe korigjim i lëshimeve të cilat shqtësojn qytetarin

Kulturë

Sot, nuk kam si të mos e pranoj dhe falenderoj intervenimin institucional për korrigjim ndaj shqetsimeve të ngritura nga qytetarët. Kështu dëshmohet bashkëpunimi më vet qytetarët dhe opinionist të progresit Shqiptar. Kështu zhvillohët demokracia e pergjithshme dhe arrijm drejt shtetit ligjor dhe institucional pa detyruar daljën e qytetarëve të revoltuar në rrugë.

Urime Logoja e Re e këtij 10 vjetori të pavarësimit të vendit tonë, Logo kjo e cila nuk ka as edhe një verejtje.  URIME.

Më shumë mbi konfirmimin e këtij ndryshimi lexo këtu tek RTK:

  


 

 

THAÇI: LOGOJA E RE DO TË PËRDORET PËR TË GJITHA ORGANIZIMET FESTIVE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes një postimi ne rrjetin social Facebook, ka thënë se i vjen mirë që Këshilli Organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë.

Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare, tha Thaçi.

,,RTK“ 11.01.2018-14:35 /

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=235770

Luzern 11.01.2018

Xun Çetta

Komenti im shtesë :

Reagim sqarimi i një shoqit tim të hershëm, tani në mesazh privat :

Miku im, logoja e pare, te cilen aqe shume e pati lavderuar Presidenti Thaqi, ka qene plagiature dhe nga friga qe humbin suma te medha ne gjyq e nderruan. Kjo eshte aresyeja e " ndegjimit te verejtjeve te qytetarve"! Kalo mire Miku im! Perndryshe gjindem me pushime ne……..  dhe nga ketu te pershendes!

Përgjigja ime :  Prap i gëzohëm faktit që Kosova nuk u denua e as akuzua për plagjiaturë si dhe kjo llogo është ideale krahasuar më atë KOPJE  të cilën e kishim marr atje.

KLM më familje në ……..ku po ta kam lakmi -

PS.

Nuk pata forcë dhe u ndjeva i lig po të i thosha : Po shoq, por mos harro se që në momentin e parë kam reaguar dhe ashpër kundershtuar logon e plaqkitur dhe pa kurfar kuptime ajo si logo. Ishte logo ajo sa për të na lenë një njollë të re se si i kemi kopuar të tjerët. Kështu na akuzojn për himnin kombëtar, kështu për flamurin etj .

 

 

Është nderhyrje e mirë kjo dhe korigjim i lëshimeve të cilat shqtësojn qytetarin

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.