Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Publikimi i ditarit të jetës, mund të jetë i vonuar keq ngase njerëzit po vdesin

Rrefime

Të mos i thuash gjërat derisa personazhet janë gjallë , mendoj se ditari dhe pershkrimet e jetës detyrimisht do dalin më të zbehta dhe jo aq më vlerë.

Andaj, është mirë të fillojm e ti zbardhim realitetet politike tani derisa shumica akoma janë gjallë.

Sapo ndodhi fatkeqësia eksplozive në Gerdec, unë shkova atje kontaktova dhe u informova më aq sa premtoj koha dhe aq sa pata mundësinë e hulumtimit.

Ky plak në foto, pasi degjoj më vemendje opinionin tim mbi politikat në Shqiperi dhe kuptoj se, sapo kisha ardhur nga Zvicra , u ndal e më pyeti :

,,Po ti ke jetuar në Shqipëri apo nga e njeh kaq mirë gjendjën dhe politikat këtu ?

Pas pergjigjës time kur i thash se, kam pirë ujin dhe lëngun e politikave këtu vite më parë, ai mori qeleshën e bardhë si bora dhe ma vuri mbi kokë. ..E paske hallall“ më tha plaku…

Është gjall ky plak apo jo një zot e di, por kam një pershtypje të mirë për aq sa më ra ta njoh e dëgjoj.

Në shfletim të foto albumit Ditar.

Luzern 10.01.2018

Xun Çetta

 


Publikimi i ditarit të jetës, mund të jetë i vonuar keq ngase njerëzit po vdesin

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.