Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Koment pergjigja ime letrës publike, drejtuesve dhe aktivistëve të LVV-s

Politikë

Xun Çetta, mengjes i hershëm 10.01.2018:

Ata të cilët dojnë ta vazhdojn rrugën reale për ndryshim dhe eliminim të lëshimeve dhe të metave siq dinë të bëjn qerdhe në parti, si gjithëherë ndeshkohën më votën e shumicës ngase siq ka thën Vinston Qerqil pa pretenduar se po e citoj, pra po e parafrazoj ndoshta në origjinal : ,,Vota e budallait në demokraci është e barabart më votën e më të menqurve në shoqëri“. 


Mos të mendojm e as mashtrojm vehtën po as mos të ndihemi të fyer se në LVV menjëherë sapo u rrit më vota, ajo nuk do të thotë se doli më e menqura ashtu masovikisht, jo ky mendim do ishte gabim.
Pra duhët të jemi të vetëdijshëm paraprakisht siq u tha më lartë se, ata që vërtetë duan ta realizojn ndryshimin dhe eliminojn të metat dhe gabimet në LVV edhe mund të ndeshkohën nga ndonjë shumicë, në mos budallenj të pakten servil dhe njerëz të gjuajtur aty për tu serviluar dhe kryer punën e shehertit tij.
Unë kam konstatimin tim të sakt dhe e di çfarë po ndodh aty por e keqja është se nuk jam i rregullt aty dhe nuk po i japi vehtës të drejtë të implikohëm siq di dhe mundëm krejt pa dorëza dhe më projekt të qertë.
Rëndësi ka që LVV do duhët të mbetet e pa shkaperderdhur dhe e bashkuar ngase po humbim energji të reja dhe kohë për ta bërë serish një forcë politike të shëndosh opozitare, kjo po na kushton sa më humbje kohe po aq më thyerje vullnetesh.
Unë permbajtjën e kësajë thirrje, karakterin për aq sa dukët e perkrahu ngase verej se është një përmbledhje e gjithëanshme dhe sa duket ka buruar nga shumë opinione dhe opinionbërës.
Unë për vehte shumë pak emra të cilët i kam më afer për bashkëpunim dhe i njoh më për së afermi, mjerisht nuk i gjeta në këtë listë por nga pervojat e gjata në këtë rrugë e kuptoj mos bashkangjitjën në këtë thirrje, kam pervoja dhe e di si hezitojn njerëzit dhe kështu presin çfarë po ndodh për të qenë më të sigurt por ja se kjo është jeta politike si më të futme nganjëhere.
Ajo që më la të kuptoj diqka më shumë në këtë letër ku gjeta shumë çka nga opinioni im tash sa kohë mbi situatën në LVV është fakti i cili me frikësoj paksa por jo se po dyshoj në të keqen, pra aty kur fare nga fundi thuhët :
,, Megjithatë, konsiderojmë se, edhe ata që përfundimisht nuk shohin rrugë tjetër pos që të ndajnë rrugëtimin e tyre politik nga Lëvizja Vetëvendosje, këtë duhet ta bëjnë në mënyrë korrekte, politikisht të sinqertë dhe duke respektuar punën dhe veprimtarinë e tyre shumëvjeçare brenda Lëvizjes.

Këtu nuk do doja që paraprakisht ti paraprijm pajtimit më epilog të keq edhe pse në emër të kulturës politike. Jo, kjo nuk duhët të thuhët edhe pse mund ta perjetosh , për këtë kulturë politike në rrugë e sipër duhet pergaditur por jo të thuhet.
Një gjë e di se LVV ashtu siq u bë masive në këto zgjedhjet e fundit po ashtu ka zgjuar dhe ngritur pesh kundershtarët e gjitha partive politike pa perjashtim. Ky duhet të jet një alarmë brenda LVV-së në këto situata. Ka pas aq mundësi të shkohet më shumë kandidatura për gjitha postet dhe shumë solid e pa frikë sa që të dallon akoma më shumë nga praktikat e subjekteve tjera por ja se tani kërkohët rrudhje e këtij luksi !!! Tani po dua të paralajmëroj diqka. Gjithëata të cilët dorëheqjët i zgjodhën si forma më e mirë dhe demokratike për ti thirrur ndryshimet e vonuara në LVV, tani duhet pas kujdes të mos dalin më shumë kandidatura nese ishin bashkë ngase do të shkaperderdhën votat e tyre dhe mbetet për të mos thënë edhe më votë forcohët më e keqja të cilën menduan ta zbusin në LVV.
Servilizmi dhe karriera vëlla e motër këto në politikë, si dhe të gjuajturit më emision në LVV mos pafshin ditë sot as neser.
Kalofshit mirë se ika për andej kah jam nis në këtë mengjes të hershë akoma pa zbardhur dita.

Link-lidhja e letrës si thirrje më kohë dhe arsye:

https://www.facebook.com/osmani57/posts/1735462833138892

Osman Osmani facebook 09.01.2018 ora 22 9 orë më parë  Letër pub. LVV-s
.LETËR PUBLIKE DREJTUESVE DHE AKTIVISTËVE TË LËVIZJES VETËVENDOSJE

Të dashur aktivistë, deputetë dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje,

duke qenë thellësisht të shqetësuar me zhvillimet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, për disa javë tashmë, ne, një grup përkrahësish, simpatizantësh dhe aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje, i bëjmë thirrje gjithë anëtarësisë së Lëvizjes, udhëheqësve të të gjitha niveleve e, veçanërisht, Këshillit të Përgjithshëm dhe kryesisë, që të marrin parasysh këtë letër tonën.

Synimi ynë nuk është që të japim gjykime individuale për veprimet e bëra nga akëcili veprimtar, zyrtar apo deputet i Lëvizjes, qoftë tani, qoftë në të kaluarën. Nuk jemi të shtytur nga çfarëdo veprimi individual e i veçantë, por vetëm nga shqetësimi me dinamikën e brendshme organizative dhe me zhvillimet e jashtme politike të Lëvizjes në përgjithësi.

Si dashamirë dhe mbështetës të Lëvizjes çdo ditë jemi duke parë se si shfaqjet publike të mospajtimeve dhe të mosmarrëveshjeve brenda Lëvizjes në vazhdimësi po e cenojnë dhe po e dëmtojnë besueshmërinë publike dhe politike të Lëvizjes Vetëvendosje. Konstatojmë se Lëvizja i ka hyrë një dinamike të brendshme negative, e cila, ndonëse nuk e cenon ekzistencën e Lëvizjes si të tillë, në vazhdimësi po shkakton dëme në besueshmërinë dhe integritetin e saj si forcë politike, sidomos në një periudhë kur Kosova po ballafaqohet me sfida të rënda, si në aspektin politik ndërkombëtar, ashtu dhe në atë të brendshëm institucional, social e ekonomik.

Bëjmë thirrje që brenda Lëvizjes sa më parë të bëhet një kthjellje dhe riorganizim i domosdoshëm, gjithnjë duke respektuar statutin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më konkretisht, thirrja jonë drejtuar gjithë kryesisë, deputetëve, anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje është:

1) Të ndalen menjëherë të gjitha sulmet, akuzat dhe insinuatat e ulëta personale dhe të pabaza, të drejtuara në adresë të cilitdo aktivist, deputet ose zyrtar të Lëvizjes, përmes çfarëdo mediumi, si hap i parë për tejkalimin e frymës negative të krijuar brenda Lëvizjes dhe rindërtimin e besimit minimal të ndërsjellë.

2) Të gjitha çështjet e hapura të diskutohen haptazi dhe pa asnjë pengim brenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes, si në kryesi, ashtu dhe në Këshillin e Përgjithshëm. Përkujtojmë se asnjë aktivist, deputet e zyrtar i Lëvizjes nuk mund ta anashkalojë rolin qendror vendimmarrës të Këshillit të Përgjithshëm sa kohë që mbetet anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Kryesia dhe Këshilli, në qoftë nevoja, le të formojnë një komision të pavarur, i cili do të shqyrtonte në formë faktike dhe objektive të gjitha zhvillimet brenda Lëvizjes përgjatë dy viteve të fundit. Ky komision do të kishte mandat të dilte me propozime konkrete për reforma organizative brenda Lëvizjes. Në këtë mënyrë në të ardhmen do të mund të parandaloheshin e të shmangeshin mundësitë që mospajtimet e ndryshme të shfaqeshin në këtë mënyrë, duke i bërë dëm organizatës. Po ashtu, kjo do të krijonte një frymë mirëkuptimi të ndërsjellë midis aktivistëve dhe zyrtarëve.

3) Në prag të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes, të mos bëhen kushtëzime, shantazhe dhe forma tjera presioni kundër kandidimit të cilitdo aktivist për cilindo post, përderisa kjo kandidaturë të jetë në përputhje me Statutin e Lëvizjes. Bëjmë thirrje që në zgjedhjet e brendshme, në vend të energjisë që harxhohet për nxitje të përçarjeve, kjo energji të përdoret për thellimin e demokracisë së brendshme duke e shfrytëzuar konkurrencën e mirëfilltë e të ndershme të ideve e të programeve për të ardhmen e Lëvizjes. Kjo duhet të bëhet me respektim përfundimtar të rezultateve të shprehura nga vullneti demokratik i gjithë anëtarësisë, siç është praktika normale në çdo parti politike demokratike.

4) Në të gjitha veprimet dhe deklarimet e veta, aktivistët, deputetët dhe zyrtarët e Lëvizjes të kenë gjithmonë parasysh se, përmbi interesat e veta, përfaqësojnë një Lëvizje popullore e cila përmban në vete përgjegjësi morale dhe politike. Kjo Lëvizje ka krijuar entuziazëm popullor dhe ka mbjellë shpresë për ndryshime, të tillë çfarë nuk ka ofruar asnjë forcë tjetër politike në historinë e re të vendit. Prandaj, kjo Lëvizje nuk duhet të lejojë shpërdorimin e këtij besimi të dhënë nga elektorati dhe votuesit gjatë zgjedhjeve nacionale dhe lokale të 2017-s. Çdo veprim ndryshe çon vetëm në diskreditimin e mëtejmë të Lëvizjes dhe reduktim dramatik, ndoshta edhe të pakthyeshëm, të potencialeve të saj.

Jemi optimistë, por jo edhe verbërisht idealistë. Kujtojmë dhe kemi parasysh se mund të ekzistojnë kohë dhe çaste kur mospajtimet arrijnë në ato shkallë fundamentale sa që bashkekzistenca brenda një subjekti të vetëm politik bëhet e pamundur. Mbetemi me bindje se mospajtimet në Lëvizje përgjithësisht nuk janë të një karakteri të tillë. Konsiderojmë se ajo që po ndodh në Lëvizjen Vetëvendosje është pasojë, në radhë të parë, e mosmarrëveshjeve të mbledhura me kohë, e krijuar edhe si rezultat i rritjes së shpejtë e marramendëse të Lëvizjes Vetëvendosje dhe pamundësive objektive për komunikim të mjaftueshëm brenda vetë organizatës, për shkak të zhvillimi të shpejtë të ngjarjeve, duke përfshirë preokupimin me zgjedhjet dhe me përndjekjet e vazhdueshme kundër aktivistëve të Lëvizjes. Megjithatë, konsiderojmë se, edhe ata që përfundimisht nuk shohin rrugë tjetër pos që të ndajnë rrugëtimin e tyre politik nga Lëvizja Vetëvendosje, këtë duhet ta bëjnë në mënyrë korrekte, politikisht të sinqertë dhe duke respektuar punën dhe veprimtarinë e tyre shumëvjeçare brenda Lëvizjes.

Lëvizja duhet ta menaxhojë me mençuri fuqinë vendimtare që e ka në skenën politike të vendit. Ajo duhet të orientojë këtë energji politike, për të cilin populli i Kosovës ka pritur me dekada, drejt zgjidhjes së problemeve të thella të Kosovës si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm.

Mbetemi me besim të plotë se kjo nismë do të mirëkuptohet nga të gjithë si thirrje dashamirëse dhe e nxitur nga besimi ynë i thellë në projektet politike dhe në misionin e madh emancipues shoqëror, politik e kombëtar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me respekt,

Abedin Bajraktari

Agim Morina

Agon Hamza

Alban Nevzati

Albert Ukaj

Alexandra Channer

Arben Brovina

Ardian Bytyqi

Ardian Hasani

Ares Shporta

Argjira Ukaj

Artan Ajazaj

Artan Selmani

Arton Basha

Asdren Hoxha

Avdilaziz Suli

Azem Daka

Bashkim Deliu

Bashkim Dyla

Bedri Krasniqi

Behar Podrimja

Bekim Ahmetaj

Bekim Borovci

Beqë Miftari

Besa Luzha

Besim Ferizaj

Besim Jashari

Besim Lokaj

Besnik Pula

Betim Gashi

Bersant Deva

Blerim Osmani

Burhan Lata

Celine Hasani

Dardan Ibrani

Denis Bytyqi

Dhurata Avdyli

Dije Shaqa

Dorarta Lokaj

Driton Jahmurataj

Drivalda Delia

Dukagjin Neziri

Edis Kasëmi

Eli Krasniqi

Erblin Lekaj

Fadil Miftari

Fatmir Bajrami---.

Feim Komoni

Fëllanza Podrimja

Festina Zogaj

Fikrushe Podrimja

Flamur Jashari

Gazmend Binakaj

Genc Gjoka

Gent Carrabregu

Hashim Ibrahimi

Islam Alijaj

Jetmir çekaj

Jeton Begu

Kaltrina Ademi

Linda Gusia

Lulzim Kadriu

Mali Deda

Marjan Deda

Minire Azemi

Nehat Berisha

Nertila Duraku

Njazi Pllana

Osman Osmani

Qëndrim Krasniqi

Rexhep Potoku

Sami Islami

Serafina Bytyqi

Shahin Sallahu

Sheqir Berisha

Shqiptar Oseku

Teuta Skenderi

Trimor Mici

Urim Lekaj

Vanesa Hoxha

Vlora Pireva

Xhafer Sejdiu

 

 

Koment pergjigja ime letrës publike, drejtuesve dhe aktivistëve të LVV-s

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.