Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Halil Çadraku facebook 7. Januar 2017 dhe komenti im

Politikë

'TRIMAVE'' TË PAQES ...

Disa njerëzve që një kohë e një situatë i kisha shokë, në rrugëtimin tonë drejt LIRISË...
Po lexojmë se ç'po shkruajmë falë rrjetit social facebookut. secili më patriot se tjetri, secili më trim se tjetri, secili më politikolog se tjetri dhe secili më i menqur se tjetri.
Kur i dëgjon këta njerëz, të duket vetja kaq i dobët sa që fillon të urresh të gjithë veprimtarinë dhe luften e bërë.
Por, kur më bie ndërmend se gjatë luftës së përgjakshme çlirimtare, të gjithë ata, apo, shumica nga ATA, nuk ishin as në Kosovë, e as afër Kosovës e as afër popullit të saj. 


Se ç'më ngrihen edhe grimcat e fundit, molekulat e fundit, atomet e fundit të nervave, edhe pse shpesh them se s'dua të shkruaj, por, s'durojë dot pa thënë një fjalë për ATA, rrahagjoks narcisoid, të dashuruar në vetveten, duke harruar se dje, kur ishte flaka e barotit mbi qiellin e Kosovës, ata ishin largë duke na shikuar vdekjen se si po na afrohet.
Po ju more zotërinjë, që pandehni se jeni kaq trima e kaq të zgjuar e kaq politisien, pse, mendoni se Zeka, ( Xhavit Haliti) është më pak i guximshëm, i menqur, dhe më pak i zgjuar se JU.
Pandehni ju se e doni Kosoven dhe kombin tonë më shumë se AI, ose se Thaqi e Veseli ???
Pandehni JU, se, do të menagjoni më mirë situaten politike në aspektin shtetërorë e ndërkombëtarë ???
Pandehni Ju, se me JU në krye të institucioneve tona, Kosova do të ishte në një situatë më të mirë se ç'është tani ???
Mosni, ju lutem, mosni se bëni mëkat dhe një ç'orientim të madh të një pjese të madhe të njerëzve të cilët ju besojnë duke menduar se Ju vërtetë keni të drejtë.
Juve zotërinjë, e keni të lehtë të flisni nga trapazani, sepse, fjala juaj askund nuk qon peshë përveq në një rreth të ngushtë ku ju jetoni e veproni. Fjala juaj nuk do të thotë asgjë, nuk ndihmon asgjë, nuk e shtyn procesin përpara, përpos që mbjellë një pasiguri, një pabesi dhe një huti tek njerëzit që ju rrethojnë.
Po të ishit ju në pozita të njëjta me ata që udhëheqin Kosoven, do t'a kuptonit, se këmbëngulja juaj, nuk vlen aq shumë para atyre që dje e kuptuan se jemi një popull që e duam lirinë, por, JO të luftojmë ne të gjithë për të. Po të ishit ju në ato pozita, do t'a uleshit koken para amerikanëve kur të ju shikojnë në sy, dhe sikur ju pyesin : Ç'bëni kështu ore, apo keni harruar se si keni qenë ???
Për këtë shikim, mund të shkruaj edhe 100 faqe, sepse, këtu mund të hyj ai sabotim qeveritarë i luftës, ai sabotim i një pjese të madhe të burrave për të luftuar, ajo mosgatishmëri për të luftuar e vdekur për Atdhe, ajo dëshirë që atë pjesë të mirë të luftëtarëve t'a shof para gjyqeve vendore e ndërkombëtare, ai kundërshtim i turpshëm i luftëtarëve menjëherë pas luftës, duke intriguar ndaj tyre sikur me qenë armiq e jo luftëtarë për Atdhe...
Zotërinjë, ''patriot, trima, të zgjuar'' ju lutem mos e merrni se Zeka, Thaqi e Veseli jan frikacak, të paditur, e injorant, sepse nuk jan të tillë. Ata e dinë fuqinë e vendit tonë, ata e dinë se sa mundemi dhe ku mundemi të ngulim këmbët, dhe aty ku nuk mundemi, atëherë duhet ecur me të gjitha mënyrat e mundshme deri në maksimum. Por, edhe në bisedime ka vija të kuqe, si këndej si andej. Ka disa vija ku nuk mund të kalosh as me fjalë e as me forcë, siq i kemi edhe ne disa vija që Serbia as me fjalë e as me forcë nuk mund t'i kalon.
Por, insistimi që ato vija të kalohen, mund të provokojë edhe miqtë tanë në atë masë sa që edhe mund të hjekin dorë nga kjo përkrahje që po na japin si shtete mike. E këtu vjen fjala e Zekës në shprehje, se, mos të provokojmë shumë se mund të bëhet më keq. Nuk e tha nga frika, se AI, nuk frigohet jo tani, por, s'është friguar kurrë, por, e tha sepse i din kufijtë e vijave të kuqe, i din forcat e veta, e din mundësin tonë dhe duke ditur këto, i flet këto fjalë të urta.
Zotërinjë, ''TRIMA'', mos pandehni se shokët tan jan frikacak e që ju jeni më trima se ATA, sepse, kjo nuk qëndron fare ...

Komenti im i cili imponon mes shumë komenteve tjera :

Xun Çetta: Nuk do inkuadrohësha në këtë debat për shumë arsye e kryesisht pse jam i zënë më punë krejt tjera i nderuar Halil. Të ju pyeti a e kishe më mua, ngase ju drejtoheni atyre të cilët gjatë luftës nuk ishin në Kosovë dhe tani flasin pas bregu, edhe këtë pyetje nuk po ta bëj ngase mund të gaboj dhe të dukem sikur nuk po njihemi mirë.
Pa e zgjatur shumë po barti pak citate tuajat dhe nderhyrje të mia aty:

Ju thuani : ,,Po të ishit ju në pozita të njëjta me ata që udhëheqin Kosoven, do t'a kuptonit, se këmbëngulja juaj, nuk vlen aq shumë para atyre që dje e kuptuan se jemi një popull që e duam lirinë, por, JO të luftojmë ne të gjithë për të. Po të ishit ju në ato pozita, do t'a uleshit koken para amerikanëve kur të ju shikojnë në sy, dhe sikur ju pyesin : Ç'bëni kështu ore, apo keni harruar se si keni qenë ???“
( Po të isha unë pushtetari dhe shumë si unë të cilët i di dhe i njoh, pasha besën Halil, kurr as Amerika, as BE e as NATO nuk do kishin pas të drejt, as guxim të më drejtohenë më këto fjalë kaq fyese në vendin tim të lirë fal ndihmës tyre po, por kryesisht falë rezistencës së popullit tonë në shekuj, fal gjakut të bijve dhe bijave më të mir/a të vendit tonë )

Ju thuani : ,,Për këtë shikim, mund të shkruaj edhe 100 faqe, sepse, këtu mund të hyj ai sabotim qeveritarë i luftës, ai sabotim i një pjese të madhe të burrave për të luftuar, ajo mosgatishmëri për të luftuar e vdekur për Atdhe, ajo dëshirë që atë pjesë të mirë të luftëtarëve t'a shof para gjyqeve vendore e ndërkombëtare, ai kundërshtim i turpshëm i luftëtarëve menjëherë pas luftës, duke intriguar ndaj tyre sikur me qenë armiq e jo luftëtarë për Atdhe..“.


( Po këto fjalë, disa herë ua kam thënë në surrat disave të cilët kurr, në asnjë kohë nuk kanë bërë gjë për vendin a në anën tjetër, pas lufte ditën dhe po dinë ta perbuzin dhe perqeshin luftën deri në filma humori. Por ti Halil, mik i nderuar ke nevojë dhe këtë gjë e di se do ta bësh pa tjetër një ditë, kur vullnetarisht ashtu si shumë tjerë para teje mos të lakoj emra tani, do distancohësh po nga sabotues të luftës, perfiteret e sajë në paqe si dhe nga eliminuesit, nga perjashtuesit e më të perkushtuarve për çlirimin e vendit dhe kështu të tillë maskues në politikë, tkurrën patriotizmin dhe krenarinë që kishim për të mos dit më se kush vertet është patriot e kush i quajtur diplomat pa brek, madje as ndjenja patriotizmi real e në vepër, Halil mik i nderuar, kur shkruan defino pak më mirë se cilën kategori e shigjeton për kritikat ngase jo rrallë të njëjtat kritika që bëjn më të ndershmit, më të perkushtuarit dhe më të dëshmuarit, po ato kritika i lexon tek më të pa ndardhmit, më të pa perkushtuarit dhe më të pa dëshmuarit për të mos thënë edhe llumi i shoqëris dalin e shkruajn aq menqur e aktualisht me vend si KOPY e kritikve të më lartë shenuar dhe beso Halil, ky edhe është qellimi që të mjegullohët kritika e mirëfillt nga njerzit e dëshmuar e më vlera për të mos dit më se kujt ti besohet, kjo është shkolla e atyre të cilët tërë jetën i kam luftuar dhe do ti luftoj mik i nderuar Halil.

Unë nuk e dua as e pranoj BE-në e as NATO-n , vetëm pasi ta kem vjedhur shtetin tim, pasi ta kem krijuar strukturën time vetfinancrese më po atë kapital të pervetsuar dhe tani o burra të spiunoj e bëj të gjitha për BE dhe NATO vetëm e vetëm ta siguroj pushtetin gjithësesi edhe shtetin e tillë po në atë antarësim si BE-NATO, atje, kurr nuk do jemi të barabart nese nuk qojm vlera moralo-politike , juridike e shtetërore më vehte o Halil Çadraku )


Ja çfarë më shtyeri të reagoj mik i nderuar Halil :
Ju thuani disi si me specifikim edhe pse kërkova nga ju të jeni më konkret në kategorizim të njerëzve, pra thuani: ,, Por, ose, POR, kur më bie ndërmend se gjatë luftës së përgjakshme çlirimtare, të gjithë ata, apo, shumica nga ATA, nuk ishin as në Kosovë, e as afër Kosovës e as afër popullit të saj“


Mik i nderuar Halil, kjo më goditi pak nga fakti se, ata që ishin në Kosovë gjatë gjithë luftës, kanë gojë dhe i dëgjojm rrefimët e tyre hap pas hapi kah kanë shkuar, çfarë kanë parë e çfarë kanë bërë, e di se të mbysin më ekzagjirime, rrena e të ngjajshme por shoshitja ime nuk merr e as ndan gjithëqka. Unë nuk flas për atje gjatë luftes edhe pse dëshmoj me fakte si foto dëshmi, audio incizime besa edhe video dëshmi nga atje ku kërkohët nga ne tu dalim në ndihmë si dhe dëshmoj më raportimët se çfarë po ndodh me luftën dhe jo rrallë në emër të sajë. Unë flas për gjitha aktivitetet në Mergim deri tëk lufta e kryesisht flas për qendrimin tim buzë kufirit ku po kërcnonte lufta më e tmerrshme se sa në brendi të Kosovës.Unë kam shkruar për luftën vetëm aty ku nuk kam guxuar të heshti, po kam shkruar edhe për veteranët pa kritere akoma pa u shperndar aplikacionet, kam shkruar ngase e kam thënë se po e shoh kah po e qojn moralin, vlerën e atyre që vërtetë luftuan. Pra mik i nderuar Halil kurr nuk flas pas bregu e nese e bëjë këtë, kodra e shkëmbinj rafshin mbi mua)
Shëndet i nderuar.

Halil Çadraku : Flm Xun, për këtë analizë të bukur të shkrimit tim. Nuk e kisha ndërmend emrin tënd kur e shkrova këtë shkrim, por, më ngjalli rezistencë një shkrim i Dedës, shkruar për Zeken, si dhe fjala e Anton Berishës thënë Maja Kocijanqiqit, ku ata kërkonin që neve të jemi më të zëshëm dhe radikal ndaj BE-së, OKB-së e NATO-s. Sidoqoftë, nderimet e mia shoq...

8. Januar 2017 um 22:01

Link-lidhja:

https://www.facebook.com/halil.cadraku/posts/10206770895065686?comment_id=10209155116469731

Ripublikim tani pas një viti Luzern 08.01.2018

Xun Çetta

 

Halil Çadraku facebook 7. Januar 2017 dhe komenti im

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.