Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Lajmërim, tubim përkujtimor të 550 vjetorit të pavdekësisë së Skënderbeut

Kulturë

Sapo na informuan se këtë muaj të këtij viti, në Zvicër organizohët një akademi në përkujtim të 550 vjetorit të pavdekësisë së heroit tonë nacional Gjergj Kastrioti -Skënderbeu.


Manifestimi treditor (26-27-28 Janar 2018) , që përshkohet me ligjërata,më program artistik, më një film dokumentar dhe me një meshë në Frauenfeld, do të mbahet në Selinë e Misionit Katolik Shqiptar në Sirnach që është edhe organizatori, nikoqir i akademisë.

Sipas programit të premten më 26 Janar 2018 ora 19:00 në sallën e Misionit tonë në Sirnach me ligjërata do të paraqitën:

1-Mr. Arben Arifi, historian: Tema, Gjergj Kastrioti, histori dhe aktualitet. 
2- At Antonio Bellusci, prift Arbëresh: Tema, “Gjergj Kastrioti dhe Arbëreshët”.
3- Don Lush Gjergji, Më temën : “Porosia e Skënderbeut për ne sot”! si dhe,

4- Do shfaqet një film dokumentar nga gazetari Rexhep Rifati ku do të mësojm se si përjetësohet Gjergj Kastrioti -Skënderbeu te arbëreshët e Kalabrisë.

Pas një pauze do të jetë mundësia për pyetje!
Më tej nikoqiri, Don Albert Demaj, sqaron se: 


Të shtunën, 27.01.2018 do kemi një program artistik nga Ansambli ynë «Arbëresha», ku do të merr pjesë edhe një grup folklorik «Vëllezërit Arbëresh» nga Kalabria dhe këngëtari Sinan Vllasaliu. 


Të dielën, 28.01.2018, mesha në Frauenfeld në ora 13:00 dhe pastaj një apero.

Adresat dhe telefonat për lidhje informimi: 
Fischingerstrasse 66
8370 Sirnach TG


Tel: +41 71 960 12 77
Nat : +41 79 916 14 26
Fax: +41 71 960 12 78


E-Mail: info@misioni.ch
(Foto: ligjëruesit dhe grupet pjesëmarrëse në akademi )

Luzern 07.01.2018

Xun Çetta

Komentet në facebook:

Adem Zuka : O Xun Çetta, si duket ke filluar edhe ti te merresh me perrallat e kryqtarëve dhe idhujtarine e tyre... Nese nxenesit e dobet te duken brilant atehere mund te jesh i rangut te tyre, mos Xun i nderuar se do te vie koha ku do ta vertetosh se e gjitha eshte vetem nje kallaitje se brendia eshte nje turp, nje mashrim i injorantëve shqipfoles. Pse bash kastrioti, pse bash qe ishte krishter dhe qe nderroi tri fe e se fundi nje katolik me flamur bizantin e tj e tj...

Xun Çetta : Prap Ademi të cilin e pritja në reagim, po tashmë po dihet ! Po pse more Adim e nderuar kështu ? Unë nuk po di kush janë nxënsit e këqij të cilët po i shoh si brilant ? Unë nuk po e di se para cilave përralla historike po bie viktimë e turpërohëm neser ? Unë nuk po di pse Ademi po vazhdon kështu ?.

Skënderbeu (Gjergj Kastrioti) është Heroi ynë nacional dhe i tillë do mbetet për jetë e mot, pa dallim pse unë vet personalisht, krejt gabimisht, kam një rezervë të quditshme tek të gjithëata heronj, dëshmor e politikaj të cilët sherbejn sa shërbejn dhe në fund kthehën kunder më pretendime që serish në rrjedhat tjera të jenë të parët ?

Thash se e kam gabim si pikë të dobët, pse mbaj rezerva ndaj rasteve të tilla por, Heroi ynë nacional Gjergj Kastrioti-Skënderbe nuk është ky nga i cili mbaj reszerva edhe pse aq vite i sherbeu Mbretërisë së Sulltanve për të dal luftëtari më i dënjë kundër asajë Mbretërie.

Skëndërbeu nuk luftoj fenë apo besimin të cilin e pranoj më apo pa dhunë, besimin nga ku u rrit, e u edukua nen këshillat, edukatën dhe shkollat e tyre, por luftoj vetë Mbretërinë e cila po synonte ta futë nen këmbën e Mbretësisë tërë botën, gjë kjo të cilën nuk mundi ta arrij Mbretëria Otoma e as Nazifashizmi Gjermano –Italian në koalicion më Militarizmin Japan, ashtu siq sot nuk do mund ta realizoj si terësi as Amerika as Rusia-Kina apo ndonjë fuqi tjetër.

Ti Adem i nderuar mendon se Bota duhët të jetë e tëra vetëm e besimit Islam, kjo është ajo sëmuerja e pa sheruar e gjitha të këqijave për paqen, jetën dhe qetësinë shpirtërore të gjithë njerëzimit në botë, kjo sëmuajë sjell luftëra dhe vetëm luftëra pa kuptuar njeriu, njeriun se pse lufton. Një sëmuejë e tillë për dominim është infektim i trurit i cili fut luftëra edhe brenda vetvehtës sa herë që pjellin ide të këtyre të sëmuarve për dominim mbi tjerët.

Pesh nderin dhe familjën, mos më shtyej të merrem më me komente të ketyre natyrave Adim i nderuar e respektuar. Sapo u ktheva nga kafja e mengjesit ku po këtë terhjekje nga debatet më ty Adim ma preferuan të gjithë të cilët te kishin verejtur në reagimit tua të rregullta, dhe sa për dieni të gjithë aty ishin të besimit Islam.  Shëndet i nderuar

 

 

Lajmërim, tubim përkujtimor të 550 vjetorit të pavdekësisë së Skënderbeut

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.