Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Fati i Lëvizjës VV i ngjajshëm më pozitat dhe fatin e vendit tonë

Politikë

 Kosova, edhe pse në pozita tepër kritike, ajo ka sukseset e veta në procese të gjata dhe tepër të dhimbëshme, suksese këto të cilat pa dallim ofanzivave diplomatike, suksesët nuk guxojn të mohohën e as rrezikohën vetëm për shkak të vlimeve të reja politike e diplomatike në vendin tonë.

Edhe Lëvizja VV, ngjajshëm më fatin e thellimit të politikave në palc të problemeve, tani po ballafaqohët më pasojat ! por kjo nuk është punë regresi, është vet progresi i cili po leviz drejt së mirës për ti braktisur praktikat më të këqija të mundshme të cilat kanë sjellur deri në këtë situatë vendin e në këtë rast Lëvizjën VV.


Dallimi është se për vendin është bërë paksa vonë por jo pa mundësi për ti shpetuar më të keqës historike, derisa për Lëvizjën VV, është një proces i largimit nga praktikat e këqija, proces ky i cili nuk e di se a ka mundur të ishte më i hershëm nese kemi parasyesh vështërsit më të cilat u perplas VV-ja gati në vazhdimësi. 

Unë, vitët e fundit gati në vazhdimësi kam akomuluar tepër kritika, e disa prej tyre herëpasherë bërë publike, ku alarmoj se Lëvizja VV ka kohë që kur nuk po shkonte bash drejtë Lëvizjës por po rreshqet drejtë një boshti politikisht të pa kontrolluar.

Ishin kritika të rralla dhe shumë të buta këto vetëm për të mos shqetsuar masovizimin e këtij subjekti, por ishin kritika tepër pikatëse për politikëbërësit e këtij subjekti ku kuptohesha leht se ku kam dhimbjën time jo publike.

Edhe sot kur dalja nga kjo e keqe tashmë është publike dhe uroj të ndodh kjo dalje më sukses e faqebardhë, unë nuk mund ti publikoj disa nga aktet më të shemtuara të cilat kam perjetuar aty fare thellë, madje në majat e Lëvizjës së VV-së.

Unë, më vemendje po percjelli kthesat dhe thirrjën e arsyes gati tek sejcili nga ata të cilët sinqerisht e duan Lëvizjën po si edhe vendin e jo individin në kohën kur pikërisht individi është bërë si e vështirë të kontrollohet dhe dihët sakt se kush edhe mund ta ketë futur në dorë nga jasht organizatës, partisë apo institucionit të vendit që perfaqson individi.

Më paragjykime vërtetë nuk shkohët por më pervoja të këqija dhe të këtyre natyrave, njeriu zgjohet nga gjumi para orës 12.

Lëvizja VV, ishte pa gjum në perpjekje të pa rreshtur, e zuri një kllapi gjumi, sa nga lodhja dhe idealet po aq nga besimi i pa kontestuar e tani është në dalje të kllapisë edhe pse kllapi fare tranzit.

Mendoj, uroj dhe shpresoj, se ka mjaft brum të mirë dhe elemente progresi që Lëvizja VV ta kalojë këtë proces i cili do të quhej si reformë e jo pastrim e as eliminim të njëritjetrit. Nga kjo reformë Lëvizja do të merr frymë të re dhe të kohës e cila na pret si shoqëri dhe siq e dijm të gjithë, Lëvizja i duhët vendit vetëm si e bashkuar e jo e ndarë dhe e perqar siq na ka ndodhur me subjektet tjera.

Luzern 06.01.2018

Xun Çetta

Fati i Lëvizjës VV i ngjajshëm më pozitat dhe fatin e vendit tonë

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.