Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Jo logo e ngjajshme por e kopjuar, e falsifikuar për kontrabandim

Kulturë

 Kjo nuk është ngjajshmëri por është KOPJE e ndryshuar për të dalur falsifikim për plagjiturë. A ishte në tender kjo logo apo jo ? këtë nuk e di, por për mua ka shumë rëndësi ngase po del e ngjajshme më aferën e tenderit të flamurit të Kosovës. 

Të huajt siq dihët, plagjitojn nga personalitetet tona madje edhe na i pervetsojn ata si emra kur ne nuk tregojm interesim për ato vlera, por jo të plagjitojn kaq pa frikë si po plagjitojn të quajtur krijues tonë.


 

 

Po si i ka lidhur zoti apo dreqi e i ka bërë një gjithëata të cilët nuk dojn me shtrydhur trurin e më punu, por më punën, djersën dhe idenë e tjetrit më fitu !!!

Edhe kësaj, nese nuk i thuhët plagjitur, atëhere ku ka vendë komisioni hetimor për Plagjiat, komision i cili gjëndet në hetim të atyre të cilët gjendën nenë akuzë ju lutëm ? 

Vendi kështu po shkon drejt një të keqje e cila do bëhët rrezik permanent për qytetarin i cili, nese  edhe vet, pa polici e kap hajnin më dorë në xhepin e tij dhe kur shkon në gjyq, hajni shpallet i pafajshëm ngase nuk arriti të ja vjedh parat. Tentimi i të akuzuarit ishte ngjajshmëri por jo vjedhje thuhet në gjyq.

Edhe kjo logo e plaqkitur nga autor tjerë, mjerisht po ,,arsyetohët“ si e ngjajshme por jo e plaqkitur !!! O zoti madh ku po jetojm  ?  

Kjo logo, thjesht dhe pa u hetuar fare del, jo si logo e ngjajshme por e kopjuar, e falsifikuar për kontrabandim dhe për perfitim në kurriz të autorit të verrtetë të logos.

Luzern 05.01.2018

Xun Çetta

BEHRAMAJ: NGJASHMËRIA E LOGOS SË 10 VJETORIT ËSHTË RASTËSORE

RTL 14:37 / 05.01.2018

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=234487

Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka pranuar, pasi e kanë parë logon e kompanisë gjermane, ka ngjashmëri të pjesshme me logon e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por sipas tyre shumë logo në botë kanë ngjashmëri mes vete, mirëpo kjo nuk e zbeh domethënien e tyre.

“Ngjashmëritë e pjesshme besojmë se janë rastësore dhe nuk kanë asnjë lidhje të qëllimshme me atë logo apo edhe me logo të tjera. Ka shumë logo në botë që mund të kenë ngjashmëri më njëra-tjetrën, por kjo në asnjë mënyrë nuk e zbeh domethënien e tyre.

Kjo logo është përzgjedhur, pasi përputhet me shumë elemente simbolike të përvjetorit të 10 të pavarësisë. Ajo i posedon ngjyrat zyrtare, që janë ngjyra e kaltër, ngjyra e artë dhe e bardha, të cilat i përkasin edhe flamurit tonë shtetëror.

Forma e logos, me dy duar të hapura dhe dhjetë gishta, simbolizon ditëlindjen e dhjetë. Pjesë e saj janë gjithashtu edhe elemente të hartës së Kosovës, ku përreth saj me gjashtë vija janë përfshirë në mënyrë simbolike edhe gjashtë grupimet etnike më të mëdha që jetojnë në Kosovë, derisa dy vijat vertikale në mes të logos nënkuptojnë skaje të hartës sonë. Për më tepër, logoja e 10 vjetorit, nëse shohim mes gishtave, ka edhe formën e fishekzjarrëve, prandaj ka shumë elemente dalluese mes tyre, përkundër ngjashmërisë së duarve të hapura”, ka thënë Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë.

-------------------------------------------------------------.

Krijuesit e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kanë reaguar lidhur me pretendimet e disa dizajnerëve grafik se kjo logo është plagjiat.

RTK 19:19 / 05.01.2018

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=234581

Ata kanë thënë se përkundër ngjashmërisë në shprehjen vizuale, asnjë element grafik, qasje apo edhe mënyrë e ekzekutimit nuk është e njëjtë në mes këtyre dy logove, pra logos së një kompanie turistike gjermane dhe logos së 10 vjetorit të pavarësisë.

Reagimi i plotë:

Ne, krijuesit e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Arbër Racaj dhe Egzon Çaka, fitues të konkursit publik për hartimin e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot padrejtësisht jemi sulmuar nga konkurrentë tanë gjoja logoja e krijuar nga ne ishte plagjiaturë.

Duke e marrë me shqetësim këtë qasje tendencioze, pa u pyetur nga askush, gjithashtu jemi “shpallur” nga shumica e mediave vendore edhe si kopjues të një logoje të një kompanie gjermane.

Përkundër ngjashmërisë në shprehjen vizuale, asnjë element grafik, qasje apo edhe mënyrë e ekzekutimit nuk është e njëjtë në mes këtyre dy logove.

Forma e hapjes së duarve, ngjashmëria e vetme rastësore, e cila në rastin tonë ndërlidhet me 10 gishtat – 10 vjetorin e shtetësisë, nuk është shpikur as në Kosovë, as në Gjermani dhe as nuk është e patentuar nga askush dhe vetë forma abstrakte e gishtave spjegon që ne kemi dashur që të përçojmë sa më shumë mesazhin festiv të këtij viti jubilar.

Pozicionimi i kahjes apo kjo koincidencë nuk do ishte e tillë, as për ne dhe besojmë për asnjë dizajnerë, sikur të ishte e kopjuar.

Ne jemi krenarë që inspirimi dhe argumentimi i arsyeshmërisë së kësaj zgjidhjeje vizuale, hiç më larg se dje, ishte publikuar në media nga vetë zyrtarët shtetëror dhe kjo gjë konfirmon qasjen tonë autentike në krijimin e kësaj logoje.

Pasi që ende nuk jemi kompenzuar nga ana e Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë, ndonëse dje në media duke u lexuar konkursi i hapur publik nga ana e gazetares, në mungesë të informacioneve la të nënkuptohej se jemi paguar, për shkak të rëndësisë së këtij viti jubile për shtetin tonë, ne ia lëmë Këshillit Organizativ vendimin final për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve padrejtësisht të ngritura.

Si krijues të kësaj logoje, ne e ndjejmë obligim moral dhe profesional, që t’ua dëshmojmë të gjithë qytetarëve autenticitetin e punës sonë. Prandaj, duke shpresuar në mirëkuptim tuaj, dëshmitë e punës sonë përmes së cilës kemi ardhur deri te versioni final i logos, po ua dërgojmë edhe juve.

Ju falënderojmë për korrektësinë dhe mirëkuptimin!

Me respekt,

 

Arbër Racaj dhe Egzon Çaka, krijues të logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

 

 

Jo logo e ngjajshme por e kopjuar, e falsifikuar për kontrabandim

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.