Politikë

Pa Albinin, LVV-ja do të tingëllonte ndryhe dhe jo ashtu si është akceptuar, më Albinin e pa disciplinuar, LVV do të mbetët por e vyshkur dhe e tkurrur keq.

Dëshmoni vlera krejt ndryshe nga subjektet e deri tashme, subjekte të cilat asnjëra prej tyre nuk tejkaluan reformat e nevojshme demokratike pas plasjës së njëmendësisë tyre në parti.

Kush po thot se RTK nuk lë hapësira publike për lëvizjën VV !!! Ja sa hapësira kishte rezervuar vetëm brenda 24 orët e ditës sotme, apo ndoshta…

Lexo link-lidhjet e RTK :

 

VIDEO - YMERI JEP DORËHEQJE

Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Pas përplasjeve të brendshme që ndodhën muajt e fundit, Ymeri largohet nga të gjitha funksionet e kësaj partie.

Dorëheqja e tij vjen vetëm disa javë para se kjo parti të mbajë zgjedhjet e brendshme e ku kandidat aktual i vetëm është Albin Kurti. Ai tha se në Vetëvendosje, një grup i thirrur në emër të Albin Kurtit, kanë linçuar e kanë fyer ata që mendojnë ndryshe në Lëvizje. Gjendjen në parti, Ymeri i cilësoi si alarmante.

RTK 20:25 / 02.01.2018

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=233664

VIDEO:

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155706208023859/

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

YMERI: JEMI BESNIK TË IDEVE E JO TË NJERIUT

RTK 16:26 / 02.01.2018

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=233633

Visar Ymeri sot thirri gazetarët në një konferencë për media. Edhe pse ishte ditë pushimi Visar Ymeri kishte të bëjë publik një lajm të rëndësishëm.

Ai dha dorëheqje nga të gjitha pozitat që kishte në këtë parti, si kryetar i partisë, anëtar i Kryesisë si dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.

Në konferencën në të cilën nuk u lejua asnjë pyetje Ymeri tha se këtë po e bën si shenjë mospajtimi për zhvillimet që kanë ndodhur në këtë parti ditëve të fundit.

Ai  tha se ky është një prej vendimeve më të vështira të jetës së tij, derisa tregoi edhe arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi.

Sipas Ymerit  një problem i madh në VV e ka shqetësuar vazhdimisht, të cilin thotë se nuk e përkrah, por që është rritur në përmasa të pakontrollueshme.

Ymeri: Jemi përballur me fushatë sistematike

“Fatkeqësisht ky vit i fundit ka filluar t’i rrënoj themelet e këtyre tri shtyllave të rëndësishme të organizatës tonë, jemi përballur me një fushatë sistematike, të shpifjeve, insinuatave, linçimeve etiketimeve nga më të ndryshmet.

Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtor shërbimesh, njerëzit që kanë shpërndarë një propagandë të tillë vazhdimisht janë thirrur në emrin e Albin Kurtit, disa herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen, por kjo nuk ka ndodhur as sot, këtë metodë nuk e pëlqej, nuk e mbështes sepse kjo e dëmton shumë organizatën tonë, pra metodën e eliminimit politik, kjo metodë është e dëmshme sepse është informate”, tha Ymeri

Tashmë ish-kryetari i partisë  tha se dorëheqja e tij shpreson të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën është kjo organizatë.

Ymeri: Sot jap dorëheqje

“Kohëve të fundit kam parë një intesitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës time si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pa mundur të drejtosh, e nëse nuk drejton atëherë nuk ka kuptim që të mbetëm kryetar. Shpresoj që kjo dorëheqje e imja do të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën kemi ardhur”, tha Ymeri

Sipas tij kjo metodë që po përdoret brenda Lëvizjes Vetëvendosje e prish kohezionin që e mbanë të bashkuar këtë organizatë.

Ai u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje i është besnike idesë e jo njeriut, dhe Vetëvendosje nuk  ka devijuar kurrë sepse i ka besuar ideologjisë.

Ymeri gjatë kësaj konference për media tha se Vetëvendosje duhet t’i respektojë parimet për të cilat ka nevojë Kosova.

Sipas tij Lëvizja mund të degradoj kur ajo mbetët peng i një ambicie personale.

Ymeri: Integriteti, autonomia janë parimet e Vetëvendosjes

“Republika e Kosovë ka nevojë për një subjekt politik që shëmbëllen integritetin, autonominë, ndershmërinë, demokracinë, sinqeritetin, vendosmërinë e sinqeritetin që i duhet politikës. Këto janë parimet e domosdoshme që mendoj që Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i ketë, por këto degradojnë, atëherë kur individi e merr primatin në vijë të përgjithshme, nëse edhe kur Lëvizja shndërrohet në zgjatim të një njeriu, nëse edhe kur Lëvizja mbetet peng i ambicieve personale.

 Instalimi i diktatit është problem në vetvete, por zakonisht nuk është qëllim në vetvete. Nëse mënyrë e të vepruarit politik në Lëvizje është diktati atëherë nuk ka koncept, parime e program, është veç fjala e një individi.”, tha ai.

Ymeri u shpreh i lumtur që ka kontribuar që të  ndalin ‘Zajednicën’ dhe Demarkacionin me protesta e angazhime të shumta.

Dorëheqja e Ymerit vjen pas problemeve në këtë Lëvizje pasi që u shpërfaq një skandal ku deputetja Aida Dërguti ka fyer me fjalë banale Albin Kurtin derisa ishte në paraburgim.

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

LETRA E DORËHEQJES E VISAR YMERIT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Vetëvendosje, nga pozita e kryetarit të partisë, anëtar i Kryesisë si dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i VV-së.

RTK 15:49 / 02.01.2018

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=233626

Të dashura aktiviste e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm,

Që nga dita e sotme kam vendosur që të dorëhiqem parevokueshëm nga të gjitha pozitat e mia drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, nga pozita e Kryetarit të Lëvizjes, nga ajo e anëtarit të Kryesisë, si dhe nga pozita e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes. Më duhet ta them menjëherë që ky është një prej vendimeve më të vështira që kam marrë ndonjëherë në jetë.

Ka një kohë të gjatë, më shumë se një vit, që jemi duke u përballë me një problem me përmasa në rritje të cilin as nuk e dëshiroj e as nuk e përkrah. Për 11 vjet rresht jemi munduar e kemi kontribuar bashkërisht që ta ndërtojmë një organizatë politike që është plotësisht e ndryshme nga të gjitha subjektet tjera, si koncept e program politik, e rrjedhimisht edhe si mënyrë e të funksionuarit e të organizuarit. Në thelb të këtij organizimi politik i kemi pasur tri shtylla:

Besnikëria ndaj konceptit politik, që e ka forcuar organizatën tonë dhe ia ka rritur asaj kohezionin; Besimi i ndërsjellë mes aktivistëve, i bazuar ky në vlerën fundamentale të barazisë mes nesh, edhe kur kemi qenë pashmangshmërisht në funksione të ndryshme brenda organizatës; Vetëmohimi, apo heqja dorë nga fokusi te uni në funksion të së mirës kolektive, në këtë rast brenda organizatës sonë. Duke dhënë çdo gjë në mundësinë tonë, secili prej nesh, për pasurimin e përparimin e konceptit tonë politik, e duke hequr dorë, secili prej nesh, prej vetëprezervimit e vetërealizimit, kemi arritur këtu ku jemi, dhe kemi arritur të shihemi ndryshe prej të tjerëve: si të pakorruptueshëm, të sinqertë, të besueshëm.

Fatkeqësisht ky vit i fundit ka filluar t’i rrënojë themelet e këtyre 3 shtyllave të rëndësishme të organizatës sonë. Jemi përballur me një fushatë sistematike të shpifjeve, insinuatave, linçimeve e etiketimeve nga më të ndryshmet.

Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtorë shërbimesh. Njerëzit që e kanë shpërndarë një propagandë të tillë vazhdimisht janë thirrur në emrin e Albinit. Disa  herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen, porse kjo nuk ka ndodhur kurrë. Këtë metodë nuk e pëlqej, nuk e mbështesë, sepse kjo e dëmton shumë organizatën tonë: metodën e eliminimit politik. Kjo metodë është e dëmshme sepse është informale. Është e padrejtë sepse bazohet në shpifje e insinuata.

Është e panevojshme sepse Lëvizja i ka organet e veta edhe disiplinore edhe statutore të cilat kanë potencialin dhe vullnetin për ta mbrojtur secilin prej aktivistëve nga cenimi i integritetit, dhe për ta mbrojtur organizatën nga ata që duan ta dëmtojnë atë. Kjo mënyrë e funksionimit të organizatës është tejet e dëmshme dhe e rrezikshme. Si e tillë nuk na duhet. Sepse ajo e shkatërron besimin e ndërsjellë mes aktivistëve të cilin e kemi kultivuar për një kohë të gjatë.

Kjo metodë e shkatërron kohezionin në organizatë. Pa këtë kohezion Lëvizja nuk rri e bashkuar. E kur nuk është e bashkuar Lëvizja nuk është e fortë. E kur nuk është e fortë humbim të gjithë. Jo vetëm ne, por e tërë Kosova.

Natyrisht që njerëzit e angazhuar edhe gabojnë. Dhe gabimet duhen vënë në pah dhe duhen trajtuar. Por të trajtohen si gabime. Në momentin kur gabimit i mveshet dyshimi për motivet, kur nuk ka kurrfarë arsye për një gjë të tillë, atëherë gabimi merr tjetër kuptim. Dhe trajtohet ndryshe. Dhe nuk gjen zgjidhje. Vetëm sjellë probleme të reja. Vetëm sa na largon nga njëri tjetri.

Ky problem, varësisht si e zgjidhim, mund të na bëjë shumë më të fortë. Por duhet ta zgjidhim. Dhe ta zgjidhim drejtë. Vetëm kështu zgjidhja e tij do të shërben si mësim e precedentë për të ardhmen. Nesë nuk e zgjidhim drejt atëherë problemi do të na instalohet si metodë e funksionimit organizativ tonit. Kjo do të na dëmtonte shumë. Organizata jonë duhet të jetë organizatë demokratike, e hapur, gjithëpërfshirëse, e qartë konceptualisht e ideologjikisht, me decentralizim të prodhimit intelektual e politik, me udhëheqje të ndershme, me vendimmarrje të hapur, e me vizion të qartë për të ardhmen.Ne duhet ta vazhdojmë rrugën e zhvillimit e të rritjes së organizatës sonë. Por jo secila rrugë na shpie atje.

Lëvizja VETËVENDOSJE! përbëhet prej aktivistëve e anëtarëve që i bashkon koncepti e programi, ideologjia e praktika politike. Ne të gjithë bashkë i jemi besnik idesë. Jo njeriut. Një organizatë që ka besnikëri nda j njeriut e jo idesë, devijimin e ka prapa derës. Lëvizja nuk ka devijuar kurrë sepse nuk ka qenë organizatë e tillë. Dhe kështu duhet të mbetet.

Unë sot jap dorëheqje në shenjë mospajtimi me këto zhvillime. Por edhe si akt zhgënjimi që këto nuk kam arritur t’i ndalë. Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës sime si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pamundshme të drejtosh.E nëse nuk drejtoj atëherë nuk ka kuptim që të mbetem kryetar.

Shpresoj që kjo dorëheqje e imja do të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën kemi ardhur dhe do të kuptohet drejtë nga të gjithë, e veçanërisht nga ata që kanë qenë të përfshirë në këtë fushatë linçimi e përdhosje ndaj njerëzve të caktuar, që të heqin dorë nga kjo metodë, që t’i tërrasin mendjes, e të mos e shkatërrojnë një organizim të tërë për teke personale.

Megjithatë ju falenderoj të gjithëve për punën e përbashkët. Gjatë këtij mandati sa kam qenë kryetar i Lëvizjes, jam shumë i lumtur që bashkë kemi arritur rezultate të paprecedentë jo vetëm për Lëvizjen por për historinë e vonë politike të Republikës. Jam shumë i lumtur që bashkë kemi arritur t’i ndalim Zajednicën e Demarkacionin me protesta e angazhim vetëmohues të të gjithëve e secilit.

Këto protesta i kishim organizuar bashkë me AAK-në dhe Nisma-n. Jam po ashtu falenderues e i gëzuar për një proces të organizuar mirë të zgjedhjeve të brendshme, proces ky që e konsolidoi organizatën tonë, dhe e përgatiti atë për dy palë zgjedhje që u mbajtën në vitin 2017. Por mbi të gjitha jam jashtëzakonisht falenderues e i gëzuar për rezultatin në dy palë zgjedhjet e mbajtura vitin që sapo shkoi. Lëvizja jonë u dyfishua në këto zgjedhje. Kjo mendoj që më së miri e tregon forcën e kësaj Lëvizjeje. Rezultati zgjedhor është fryt i angazhimit të përbashkët e afatgjatë të të gjithë neve. Në asnjë mënyrë  nuk duhet të lejojmë që ky rezultat të përvetësohet.

Ai është rezultat i Lëvizjes, e është fitore e popullit. Kushdo që mendon ndryshe e ka gabim, dhe nuk e ka për qëllim të mirë.

Republika e Kosovës ka shumë nevojë për një subjekt politik që shëmbëllen integritetin, autonominë, ndershmërinë, demokracinë, sinqeritetin, vendosmërinë e qëndrueshmërinë që i duhet politikës. Këto janë parime të domosdoshme që mendoj se Lëvizja duhet t’i ndjekë. Por këto degradojnë atëherë nëse dhe kur individi e merr primatin përmbi të përgjithshmen, nëse dhe kur Lëvizja shndërrohet në zgjatim të vullnetit të një njeriu, nëse dhe kur Lëvizja mbetet peng i ambicieve personale. Instalimi i diktatit është problem në vetvete, por zakonisht nuk është qëllim në vetvete. Nëse mënyrë e të vepruarit politik në Lëvizje është diktati atëherë nuk ka koncept, parime e program, është veç fjala e një individi.

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

YMERI: JEMI BESNIK TË IDEVE E JO TË NJERIUT

RTK 16:26 / 02.01.2018

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=233633

Visar Ymeri sot thirri gazetarët në një konferencë për media. Edhe pse ishte ditë pushimi Visar Ymeri kishte të bëjë publik një lajm të rëndësishëm.

Ai dha dorëheqje nga të gjitha pozitat që kishte në këtë parti, si kryetar i partisë, anëtar i Kryesisë si dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.

Në konferencën në të cilën nuk u lejua asnjë pyetje Ymeri tha se këtë po e bën si shenjë mospajtimi për zhvillimet që kanë ndodhur në këtë parti ditëve të fundit.

Ai  tha se ky është një prej vendimeve më të vështira të jetës së tij, derisa tregoi edhe arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi.

Sipas Ymerit  një problem i madh në VV e ka shqetësuar vazhdimisht, të cilin thotë se nuk e përkrah, por që është rritur në përmasa të pakontrollueshme.

Ymeri: Jemi përballur me fushatë sistematike

“Fatkeqësisht ky vit i fundit ka filluar t’i rrënoj themelet e këtyre tri shtyllave të rëndësishme të organizatës tonë, jemi përballur me një fushatë sistematike, të shpifjeve, insinuatave, linçimeve etiketimeve nga më të ndryshmet. Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtor shërbimesh, njerëzit që kanë shpërndarë një propagandë të tillë vazhdimisht janë thirrur në emrin e Albin Kurtit, disa herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen, por kjo nuk ka ndodhur as sot, këtë metodë nuk e pëlqej, nuk e mbështes sepse kjo e dëmton shumë organizatën tonë, pra metodën e eliminimit politik, kjo metodë është e dëmshme sepse është informate”, tha Ymeri

Tashmë ish-kryetari i partisë  tha se dorëheqja e tij shpreson të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën është kjo organizatë.

Ymeri: Sot jap dorëheqje

“Kohëve të fundit kam parë një intesitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës time si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pa mundur të drejtosh, e nëse nuk drejton atëherë nuk ka kuptim që të mbetëm kryetar. Shpresoj që kjo dorëheqje e imja do të kuptohet si alarm për gjendjen në të cilën kemi ardhur”, tha Ymeri

Sipas tij kjo metodë që po përdoret brenda Lëvizjes Vetëvendosje e prish kohezionin që e mbanë të bashkuar këtë organizatë.

Ai u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje i është besnike idesë e jo njeriut, dhe Vetëvendosje nuk  ka devijuar kurrë sepse i ka besuar ideologjisë.

Ymeri gjatë kësaj konference për media tha se Vetëvendosje duhet t’i respektojë parimet për të cilat ka nevojë Kosova.

Sipas tij Lëvizja mund të degradoj kur ajo mbetët peng i një ambicie personale.

Ymeri: Integriteti, autonomia janë parimet e Vetëvendosjes

“Republika e Kosovë ka nevojë për një subjekt politik që shëmbëllen integritetin, autonominë, ndershmërinë, demokracinë, sinqeritetin, vendosmërinë e sinqeritetin që i duhet politikës. Këto janë parimet e domosdoshme që mendoj që Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i ketë, por këto degradojnë, atëherë kur individi e merr primatin në vijë të përgjithshme, nëse edhe kur Lëvizja shndërrohet në zgjatim të një njeriu, nëse edhe kur Lëvizja mbetet peng i ambicieve personale. Instalimi i diktatit është problem në vetvete, por zakonisht nuk është qëllim në vetvete. Nëse mënyrë e të vepruarit politik në Lëvizje është diktati atëherë nuk ka koncept, parime e program, është veç fjala e një individi.”, tha ai.

Ymeri u shpreh i lumtur që ka kontribuar që të  ndalin ‘Zajednicën’ dhe Demarkacionin me protesta e angazhime të shumta.

Dorëheqja e Ymerit vjen pas problemeve në këtë Lëvizje pasi që u shpërfaq një skandal ku deputetja Aida Dërguti ka fyer me fjalë banale Albin Kurtin derisa ishte në paraburgim.

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

ANËTARI I VV-SË NGA TIRANA: VISARI DO LËVIZJE PA ALBIN

RTK 19:07 / 02.01.2018

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=233653

Pas dorëheqjes së kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar anëtari i këtij subjekti nga Tirana, Elvis Hoxha.

"Me Adriatikun foli për parti e për marrëveshje, sot foli për demokraci dhe për dorëheqje. Është i qartë mesazhi. Visar Ymeri do demokraci pa aktivistë, parti pa Levizje, Levizje pa Albin. Kaq i thjeshtë ishte kushti në demokracinë e tij. E meqë nuk pati demokraci me kushte, pati dorëheqje pa kushte. E meqë nuk pati marrëveshje, ndodhi kjo vrimë në ujë. Tani janë deputetë pa Lëvizje, deri kur të lëvizin nga deputetë.

Përfaqësimi i disa kuvendarëve do i bëjë presion aktivizmit qytetar. Do e shohim përfundimin. Lëvizja do të jetë më e fuqishme dhe qytetarët do e votojnë më shumë", ka shkruar në Facebook.

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

 

KURTESHI: S`PAJTOHEM ME RRUGËN QË E KA ZGJEDHUR VISARI

RTK 19:25 / 02.01.2018

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=233655

Anëtari i lëvizjes Vetëvendosje, Isamil Kurteshi, ka folur për dorëheqejn e kryetarit të këtij subjekti, Visar Ymerit. Përmes një posimi në Facebook Kurteshi ka thënë se nuk pajtohet me rrugën që e ka zgjedhur Ymeri.

"Dorëheqja e Visar Ymerit

Me keqardhje mora vesh lajmin për dorëheqjen e z. Visar Ymeri, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një komunikimin publik, nga pozitat drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Për këtë dorëheqje njoftimi na erdhi me e-mail një orë para konferencës për shtyp, sa di unë, një vendim i tillë nga ana e tij nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes, dhe as unë nuk e kam ditur më herët, edhe pse ushtroj detyrën e Sekretarit Organizativ.


Është e vërtetë se së bashku, si Lëvizje, kemi arritur sukseset që përmendi z. Ymeri, dhe për këtë i jam mirënjohës, ashtu si të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Por nuk mund të pajtohem me rrugën që e ka zgjedh Visari, Lëvizja i ka dokumentet (Statutin) dhe strukturat që përherë ofrojnë rrugëdalje. 
Përkundër dorëheqjes së Visarit nga pozita e kryetarit, kam bindjen se Lëvizja do ta tejkaloi këtë situatë me pjekuri, duke e marrë parasysh edhe faktin se vendi është në vështirësi të shumta politike, e populli është në varfëri dhe gjendje të rëndë ekonomike.

Prandaj qytetarët presin shumë prej nesh. Lëvizja do të vazhdojë të trajtojë me diskutime të hapura brenda organeve vendimmarrëse gjithçka që është në kompetencat e saj, sipas parimeve të demokracisë së brendshme.
Por më shumë se kaq, është koha të vazhdojmë me energji e vullnet përpjekjen tonë të përbashkët politike e historike, për përparim shoqëror e emancipim kombëtar.

Ismajl Kurteshi, 02. 01. 2018"

KURTESHI: VISAR YMERI NUK E ZGJODHI RRUGËN E DUHUR

RTK 20:53 / 02.01.2018

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=233666

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Ismail Kurteshi ka komentuar dorëheqjen e Visar Ymerit nga Vetëvendosje. Thotë se nuk pajtohet me këtë veprim të Ymerit, derisa sipas tij partia do e tejkalojë një situatë të tillë.

Shkrimi i plotë i Kurteshit në Facebook:

Dorëheqja e Visar Ymerit

Me keqardhje mora vesh lajmin për dorëheqjen e z. Visar Ymeri, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një komunikimin publik, nga pozitat drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Për këtë dorëheqje njoftimi na erdhi me e-mail një orë para konferencës për shtyp, sa di unë, një vendim i tillë nga ana e tij nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes, dhe as unë nuk e kam ditur më herët, edhe pse ushtroj detyrën e Sekretarit Organizativ.

Është e vërtetë se së bashku, si Lëvizje, kemi arritur sukseset që përmendi z. Ymeri, dhe për këtë i jam mirënjohës, ashtu si të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Por nuk mund të pajtohem me rrugën që e ka zgjedh Visari, Lëvizja i ka dokumentet (Statutin) dhe strukturat që përherë ofrojnë rrugëdalje.

Përkundër dorëheqjes së Visarit nga pozita e kryetarit, kam bindjen se Lëvizja do ta tejkaloi këtë situatë me pjekuri, duke e marrë parasysh edhe faktin se vendi është në vështirësi të shumta politike, e populli është në varfëri dhe gjendje të rëndë ekonomike. Prandaj qytetarët presin shumë prej nesh. Lëvizja do të vazhdojë të trajtojë me diskutime të hapura brenda organeve vendimmarrëse gjithçka që është në kompetencat e saj, sipas parimeve të demokracisë së brendshme.

Por më shumë se kaq, është koha të vazhdojmë me energji e vullnet përpjekjen tonë të përbashkët politike e historike, për përparim shoqëror e emancipim kombëtar.

Ismajl Kurteshi, 02. 01. 2018

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

 

VËLLAU I DARDAN MOLLIQAJT: LINÇUESIT E SHKATËRRUAN VETËVENDOSJEN

RTK 19:13 / 02.01.2018

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=233654

Vëllai i Dardan Molliqajt, Vloriani, ka folur për dorëheqjen e Visar Ymerit nga posti i kryetarit në lëvizjen Vetëvendosje. Ai e ka quajtur shumë të dhimbshme që ka njerëz që i gëzohen kësaj dorëheqjeje.

Statusi në Facebook:

Visar Ymeri është një ndër themeluesit e Lëvizjes dhe një ndër shtyllat kryesore të saj.

Përgjatë mandatit të tij si kryetar i Lëvizjes, kjo e fundit arriti për herë të parë t’i ndaloj dy marrëveshje të dëmshme për Kosovën: Zajednicën dhe Demarkacionin.

Nën udhëheqjen e Visarit, Lëvizja e dyfishoi numrin e deputetëve nga 16 në 32 sosh. Poashtu, nga një komunë, sot Lëvizja qeverisë me tri komuna, dy nga to më të mëdhatë në Kosovë.

Mos e lexoni gabim, nuk dua t’ia atriboj këto rezultate vetëm Visarit. Pa punën e secilit aktivist, asnjë nga këto nuk do të ishin të mundura. Por, në anën tjetër, funksionimi kaq i mirë i organizatës patjetër se i atribohet organeve të saj në krye me kryetarin Visar Ymeri.

Është shumë e lehtë që ”t’ua tregosh derën” njerëzve që kanë mendim ndryshe, por kjo metodë nuk përbashkon. Përkundrazi, është metodë përjashtuese e njohur tashmë në shumë organizata politike.

Momenti kur njërëzit kryesor dhe themeltarët e Lëvizjes (përfshirë këtu kryetarin Ymeri) kanë problem me një qasje qoftë politike apo organizative, secili do të duhej që këtë ta trajtonte me urgjencën dhe seriozitetin më të madh.

Por, në vend të kësaj, ata zgjodhën metoda tjera. Zgjodhën që atyre që mendojnë ndryshe t’ua tregojnë derën, t’i linçojnë, t’iu ngjesin etiketa se ata janë të ndikuar nga ShIK-u, Ambasadat, etj. Brenda natës, njërëzit më të afërt u shndrërruan në tradhtarë.

Lëvizja pa Visarin, është po aq e dobët sa pa Albinin, apo cilindo aktivist e aktiviste që u vetëmohuam për shumë vite me radhë që Lëvizjen ta sjellim në këtë pikë që është, pra subjekti më i madh politik në Kosovë.

Shumë e dhimbshme të shohësh njerëz që i gëzohen kësaj dorëheqjeje. Ende më e dhimbshme është kur e sheh që linçuesit nuk janë në dijeni se si e shkatërruan organizatën më të mirë në Kosovë e më gjërë.

Visari e tregoi me punën e tij si kryetar që është aktivist shembullor dhe që e don shumë Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Këtë dashuri ndaj Lëvizjes, Visari e vulosi sot me dorëheqjen e tij për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemit.

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx