Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Pas zgjedhjeve komunale, natyrshëm vijn kërkesat sipas prioritetit të Komunës.

Kulturë

 ( Më shkas si motiv nga z, Hajrush Shoshi në facebook 27.12.2017)

Ju përgëzoj për shkrimin kaq në detale dhe me arsye si asnjëherë më parë Tezak.

Nuk mund të thëm se ishte shkrim fushate e as propagandim i lulisur më drandafila partije, jo Tezak, ishe shumë më analizues dhe më i kapshëm se kurr më parë.


Nuk e di a e pranon urimin tim të fundit për fitorën edhe pse për mua si urim i kompletuar do ishte, ditën kur ta shoh rivalin duke i shtrier dorën Kryetarit aktual z. Rugova. Ky premtim ka qenë gjatë gjithë fushatës nga të dy kandidatët dhe shpresoj që shpejt të ndodh kjo si kulturë politike e pas zgjedhjeve në Komunën tonë.

Tani, pa e pritur këtë vlerë politike e cila shpresoj të ndodh, unë kam kërkesën e parë dhe konkretisht:

Siq kam thënë në vazhdimësi, para,gjatë dhe pas fushate, Fshati im Trubuhoc, ka rrugë të asfaltuara nga shtëpia në shtëpi e mos të flasim për rrugë lokale e urbane. Ka elektifikimin tash e sa decenie edhe pse më kohën do të ketë intervenime si zakonisht riparime etj. Ka ujësjellsin direkt nga uji ilaq për organizmin i cili vjen nga burimi i Istogut edhe pse nuk po menaxhohët bash si do duhej ngase mjerisht po perdorët për ujitje fushe e kopshtije. Ka shkollën, ka kanalizimet e ujërave të zeza edhe pse jo të trajtuara sa dhe si do të trajtohën shpresoj shpejt e më sukses.

Pra nuk jemi keq që të shtrojm kërkesa apo ankesa të theksuara aq më pak parase ti shohëm gjitha Fshatrat e Komunës sonë dhe jo të verehën seleksionime të cilat nuk na bëjn nderë.

Fashati ynë, urgjent ka nevojë për një objekt kulturo-sportiv ku do të ketë edhe sallë sportive po edhe ndonjë sallë të vogël për nevoja tjera kulturo-artistike. Kur thëmë nevojë urgjente, kjo nuk do të thot se është prioriteti i parë për të cilin do bënë diçka Komuna edhe pse aj objekt tashmë me truall të rezervuar do të jetë në shërbim për më shumë fshatra të cilat gravitojn rreth fshatit tonë.

U trimërova të thëm nevojë urgjente nga fakti se, kemi bashkëatdhetar tonë  jasht vendit të cilët janë të interesuar që ta bëjn këtë objekt e jo ti ngarkohët barrë Komunës.Nuk flas si fjalë goje por kam kërkesa nga të interesuarit që ta bëjn këtë më mjetet e tyre dhe pa perfitime, gjë kjo më të cilën nuk do pajtohësha ngase objekti kërkon edhe mirëmbajtjën e bashkë më ato mjete për mirëmbajtje, vet objekti ka forma të vetfinancimit varësisht si do vendosët.

Prioriteti i parë ekskluzivisht për Komunën që duhët ta bëjë në fshatin tonë është:

Lisi i madh, Lisi plak, Lisi i Kishës, Lisi i kujtimeve apo i dëshmive, si doni ta quajm. Lis ky i cili është në lagjën time dhe tashmë, ka kohë që kur ka hyrë në listën e objekteve të mbrojtura nga shteti, mendoj se e don një trajtim mundësisht brenda këtij muaji kur po perfundon sezoni i krastitjës së drujve për ndryshe, kotë është sanksionuar mbrojtja e tij për të mos lejuar as trajtimin nga vet fshatarët apo djemt e axhës tim të cilët e kishn në pronësim deri më ditën kur më shumë të drejt ai kaloj në mbrojtje të shtetit.

Ky Les më atë mbishkrim në tabele afer tij, sapo ta shikosh gjendjën e Lisit, ai na kompromenton dhe zbulon formalitetet tona në letër e pa punë dhe pergjegjësi zyrtare si shtet.

Nëse unë, pak a shumë përshkruva gjendjën dhe nevojat e Fshatit tim si prioritet pas këtyre zgjedhjeve, pa harruar nevojat e Fshatrave tjera, do doja ti lexoj edhe të tjerët për Fshatrat e tyre më shpresë se kështu do të informohëm akoma më mirë për zhvillimin e Komunës tonë. Të gjitha të mirat nuk arrihën menjëhere, aq më pak dikush apo një Fshat të gjitha a dikush apo një Fshat asgjë.

Babloku i cili i kryente këto punë siq e din ti Tezak dhe i gjithë rrethi në komunën tonë, mjerisht më ka vdekur por jo i harruar sa mos ta vazhdojm punën e tij.

Burimi i shkrimit nga u motivova të shkruaj :

https://www.facebook.com/hajrush.shoshi/posts/1653544578041313

Luzern 27.12.2017

Xun Çetta

 

 

Pas zgjedhjeve komunale, natyrshëm vijn kërkesat sipas prioritetit të Komunës.

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.