Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Zhurma e madhe pa thënë asgjë, po dëmton veshët dhe qorodit mendjet tona

Metaforat politike imponim i kohe

 Këtu në këtë foto, nuk jam në studio e as në kompletim të arkivit tim por jam në kontrollë tëk specialisti   ku po kontrolloj shkallën e dëgjushmerisë dhe u ndjeva keq kur më rezultoj se, veshi në anën e majt më   është dobësuar paksa për dallim nga veshi në anën e djathtë.


 

 

 

 

Këtë dëmtim, mund ta kemë nga shumë faktor që nga e kaluara ime e gjatë por jo nga puna ku aktualisht punoj.

Ka vite të tëra që kur zëri i shumë njerëzve në politikë të cilët po e ngrisin zërin si të çmendur dhe nuk po thonë e as kuptojn gjë, mua kjo e keqe tash sa kohë po më pengon dhe mundon.

Të tillë njerëzish sado të pakt, majtista apo djathtista, janë e keqja e shëndetit tonë si shoqëri, e keqe kjo madje fatkeqësi të cilën jo pak po e ndihmojn edhe pasiviteti oportun e atyre të qendrës së mirëfillt dhe të ndershmëve të cilët tek ne, edhe ashtu kanë mbet të pakt ngase nuk po dihët tashmë se kush është i djatht e kush i majt.

Unë nuk po akuzoj zëra të qoroditur të cilët bëjn zhurmë dhe nuk duan ta kuptojn tjetrin, jo nuk i akuzoj se ma paskan dëmtuan veshin ngase e di se të tillët, nese ma kanë dëmtuar njërin vesh ndoshta unë ju kam dëmtuar të dy veshët atyre. (vetkritikë për të u mirëkuptuar kritika)

Edhe kështu në këtë gjendje, ftoj të tjeret që në këto situata të mos ngrisin zërin ngase vetëm shushirimat e tyre mjaftojn për të na lënduar mendjën dhe veshët tonë. Kërkoni qetësinë ngase njeriut nganjëhere pa e kuptuar i mungon ajo si terapia më e mirë.

Luzern 20.12.2017

Xun Çetta

Zhurma e madhe pa thënë asgjë, po dëmton veshët dhe qorodit mendjet tona

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.