Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Një ditë hulumtimi shëndetit tim e jo të vendit tonë as të politikave atje

Rrefime

Plotë një muaj në gjurmim të shëndetit tim dhe në perpjekje të qetësisë e cila tash sa kohë me mungon.Në këtë ditë as s`lexova as s`shkruajta dhe as nuk bëra diqka për vendin, ishte dita e shëndetit tim.


Para një muaji, më sakt më 14.11.2017 tërë ditën në Kanton Spital të Luzernit ku kam pas disa kontrolla dhe në fund ma dhan një aparaturë të vogël me tri fije të holla kablli të cilat plotë shtatë (7) ditë do ta skenojn funksionimin e zemrës time.

Më datë 21 nëntor, e dorëzova aparaturën e cila kishte skenuar për shtat ditë rresht dhe pas pak ditësh më erdhi letra e terminit tjetër për datën 14 dhjetor 2017 ku do ti nenshtohëm kontrollit të drejtperdrejt më kamerë.

Pardje më 14 nentor 2017, në sallën e operimit kirurgjik ishte bërë pergaditja, organizim ky nga i cili vërtetë u frikësova kur pash masat e mara që për ta ishin normale a për mua ishte gjë e frikshme, derisa më sqaruan se ky lloj kontrolli duhet të bëhët nen kujdesin më të mirë ngase ndodhin raste të rralla shumë të rralla kur nga kontrolli mund kalon në operacion, zemër është kjo. Kështu unë më në fund e kreva edhe këtë kontrollë të këtij niveli në sallë operacioni.

Rezultati krejt në fund më doli më ca shqetsime siq shkruan raporti jo relevante, sigurisht nga stresi dhe pirja e duhanit por fatmirësisht  jo të intervenohët më stenda.

Fati im, tani e kam CD-në më gjendjen e filmuar më kamerë, për të parë sesi funksionob zemra dhe nuk ka nevojë intervenimi më stende thuhet në raportin e mjekve.

Tani beteja për ta kontrolluar trurin dhe për të ardhur deri tek mirë kuptimi i gjendjës së funksionimit tij. Po edhe këtë kontrollë e kam bërë para ca vite, gjëra këto të cilat ju preferoj ti bëjn shumë politikaj të vendit tonë.

Nese e dua jetën publike dhe të çiltër, pse të mos jem i hapur edhe më pjesë të jetës private siq është shendeti ?

Vullneti të cilin e kam për të punuar e jetuar, shpresoj ti mund gjitha shqetsimet tjera në vazhdim.

Luzern 16.12.2017
Xun Çetta

Komentet në facebook:

Ismajl Gashi : Mos u shqeteso shum i nderuar Xun se do te sherohesh shum shpejt e do te ulesh ne tryezen e shoqerise.

Muhamet Avdijaj : Të uroj nga zemra shëndet të kënqëshem dhe çofshin të kaluara miku shoku dhe dashamiri im Xun Çetta uroj qe shëndeti juaj të përmirësohet sa më parë .Respekt përherë për ty i nderuar !

Muharrem Kosumi : Sherim sa me efikas z,X.Cetta!

Nazmi Gashi : I nderua Xun te uroj sherim te shpejte ne radhe te par shedeti mos e srtrso veten pershendetje respekt per ju

Mustaf Lajqi : Të kaluara shoq,ti ke kaluar sfida edhe më të mëdha,duhanin leje perfundimusht...SUKSESE...!

Hamdi Lalaa : Ende gut alles gut! ; i nderuar, kalo mirë !

Deme Jashari : Nëse ti JO, atëherë kush tjetër të kujdeset për shëndetin tënd ?!
SHËNDET Xun!!!

Mustaf Alimusaj : Qofshin te kaluara !

Famuz Shatri : E kaluar qoft por pa katran se nuk dorzohesh lehte.

Ymer Berisha : Të kaluara çofshin, sherim dhe mekembje të shpejt  ???? ????️ ????

Blerim H. Ibishi : Qoftë e kaluar Xun !

Kicaj Adam : Xun Qeta te deshiroj suksese ne punë jetë Shumë shendet i ndeuar Respekt A Kicaj

Jetullah Fetiu :  Shërim sa më të shpejtë

Ramadan Pllana : Sherim te shpejte e te plote !

Tahir Murtezaj : Xun i forte je ti kalon edhe kjo furtune, ke perballu ma shume, e sa per politikajte ton ata e din qe nuk jane ne rregull, nuk e bajne kontrollimin e trurit se nuk kan fare tru.

Metush Ahmetaj : Sherim sa me te shpejte i Madherishmi Xun Cetta. Qofshin te kaluara. Pershendetje te perzemerta.

Shkelzen Tolaj : Sherim te shpejt Tezak

Ramiz Dakaj : Te shkuara i nderuar shok

Kicaj Adam : Te shkuara te shkuara xun

Sali Rexhaj : Shendet o Xun Çetta!

Adem Shala : Të uroj shërim të plotë, Xun shoqi. Shëndeti është pasuria më madhe, për të cilën, ne, nganjëher nuk po jemi të vetëdishem. Përshëndetje...

Selman Etemi : Mbahu burro, se të fortë të kemi, dhe të tillë të dojmë!

Skender Shala : Koha me e vleresuar eshte kur i perkushtohesh shendetit

Aziz Morina :  SHENDET TE DESHIROJ DHE MOS U DORZO SE NUK E KE NE TRADIT.EDHE MA SHUME PENGESA KEMI KALUARE E DO TI KALOJME.

Palushaj Zef :  Të urojë shendet Xun Çetta !

Xun Çetta : Mikesha,miq dhe komentues/e të këtij postimi, ju falenderoj për fjalët dhe kurajon që ma shtoni si dhe e kuptoj kënaqësinë tuaj për suksesin e shëndetit tim i cili po shkon drejtë rehabilitimit pas kaq kohe sa nuk jam ndier mirë.
Dëgjofsha mirë për ju, familjët tuaja, vendin tonë dhe njerëzimin gjithëandej këtij planetit tonë i cili po kalon vështërsi të mëdha. Shëndeti qoft i perbashkët

 

 

 

 

Një ditë hulumtimi shëndetit tim e jo të vendit tonë as të politikave atje

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.