Lajmet aktuale

  

 

 

 

 

 

 

 

 

Siq dihët dhe disa herë e bërë publike, çdo të shtune meny e kuzhinës së familjës time është grili më qebapa. Sot në Marketin nga ku pjesërisht furnizohemi siq themi tek Turku, blejta një thes më patate nga më të mirat këtu në Emmenbrücke në mënyerë që neser për drekë të kemi patate më mazë.

I blejta patatet me ca gjera tjera, shkova në banesë dhe i lash në kuzhinë në mënyerë që shoqja ti ndan ca kokrra për neser. Pa vonuar shumë e ndjeva një erë të keqe, i thëm gruas që ti kontrollon se diqka nuk është në rregull më këtë thes patatesh. Jo , bash qenkan të mirë thot gruaja. Po bre grua por një apo dy copa mund të jenë të prishura të cilat i ndij se si po kundermojn.

Filloj gruaja ti kontrolloj dhe më thot: Po si je kaq i ndieshëm more burr, ja vetëm një patete dhe më e madhja, shumë e madhe mes të voglave qenka e prishur dhe e bërë gati pleh, vertet paska një erë të pa perballueshme, qite jasht menjëhere se tjerat patate qenkan shumë të mira e të shëndosha, me thot gruaja.

Po pra, kështu duhet nuhatur parase të infektohen edhe patatet tjera nga kjo më e madhja ia ktheva unë.

PS. Për ngjajshmeri më politikën.

Kështu, historikisht dhe pa u ndal, mjerisht po ndodh që të na i qesin dhe promovojn politikanë të infektuar dhe sapo të futen e pranohen në mesin e popullit, gradualisht fillojn infektime e kundermime të pa pranueshme për popullin.

Ah sa fatkeq jam më këto nuhatje të shpejta dhe reagimin tim që ta ndaj të keqën nga e mira !!!

Luzern 09.12.2017

Xun Çetta