Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Demarkacioni seish ngacmoj shëndetin tim

Politikë

 

 

 

 

 

E di se më fajin tim, prap nuk po i përmbahëm këshillave për trajtim të shëndetit tim, edhe kur më kursejn në profilin tim, unë shkoj në postimet e ndieshme tëk profilet e tjerëve. Kësajë radhe nder shumë komente tjera në sa e sa postime që nderhyra Demarkacioni seish ngacmoj shëndetin tim

Ja ndërhyrja ime edhe pse e nderprem duke kuptuar gjendjen e cila po më reagonte në shendet.


Xun Çetta :  Ju lutëm ma tregoni një gjë të cilën unë nuk po e di. Më falni ,,jam i trash në politikë dhe jam cung mali në diplomaci“, andaj kërkoj ndihmën tuaj : Përse Kuvendi i Malit të ZI vrapoj dhe e ratifikoj marveshjën për ta bërë punë të kryer ngase kjo do të thotë se, po të mos e ratifikonte nuk do ishte punë e kryer ? Sigurisht për arsye se perfitoj nga ne dhe na la sikur Kosova paska qenë për plotë 45 vite pushtuese e Malit të Zi !  Një apsurd i llojit vet ky.

Unë i di dhe i njoh presionet e disa faktorëve nderkombëtar, por edhe nuk pajtohëm të tregojm servilizëm nacional ngase mjaft u bëm gaz i botës më servilizëm personal në dëm të çdo gjëje të vendit tonë. Nenshkrimi i z. Thaçi ishte një hallkë e cila kalon tek hallka tjetër siq është Kuveni, aty është kufiri për të parë se kalohët më këtë pasaportë të nenshkriua për shqyrtim apo jo. Kalofshit mirë

Mentor Thaqi : Daja Xun, mos u mundo kot se nuk merresh seriozisht! Fundja, Enver Hoxha sot iu tha trup e shul shqip: ,,Mos gaboni ti komunikoni të gjeturat se sherrin keni me ia pa! E dijm se humbim tokë, po nuk keni çare pa e votu!“
Xun Çetta : Jo pak shtete jan futur në BE dhe nga rishqyrtimi i vullnetit të popullit kanë dalur nga BE pa e vënë asnjë meter teritor në atë marrveshje krahasuar më ne ku janë në pyetje mijëra kilometra territor dhe çfarë na pret më Serbinë neser o Nipash
Mentor Thaqi : Medet për ne o daja Xun kush po na "udhëheqë", tjerat vijnë vetvetiu me mjerim!

Bajrush Morina : Xun Çetta A je me Ramushin a me Ameriken.....Une jam me Ameriken jo me Ramushin....

DASH: Demarkacioni me Malin e Zi, është në përputhje me Kushtetutën Departamenti amerikan i Shtetit e ka shqyrtuar vijën…

https://www.evropaelire.org/a/27440648.html

Xun Çetta : Jam më vendin tonë të cilin vet Amerika nuk do e damkoste po të mos kishte servil kaq shumë dhe perfiter politik para nderkombëtarëve. Bajrush, mik i nderuar, karakterët e njerëzve përball panjerëzisë janë në sprova bukur të mëdha.

Bajrush Morina : Xun Çetta Ti po don me thane se krejt kush jane me Ameriken jane servile? Une njoh nje burreshtetas qe ka thene Me Ameriken duhet te kemi lidhje te vecante...Ai ka qene presidenti Rugova. Prandaj une jam me Ameriken e me Rugoven e jo me Ramushin e Bulliqin
Xun Çetta : Mos të thot dikush se Amerika i do aq shumë servilët, por më kësi servilve tek ne ndaj faktorit nderkombëtar Amerika e ka vështirë të na ndihmoj më shumë ngase …po dihët. Sa i perket Presidentuit Rugova, ai kurr nuk ka lëshuar pe madje as u ka dhënë rastin të shtrohet në pyetje diqka kunder vullnetit të vendit dhe popullit tonë. I pa forcë në kushte pushtimi por të pakten nuk ka leviz edhe pse mos levizja e tij është keqshfrytëzuar.Më mua mjaft se e di ko me qojn këto mik i nderuar.

Bajrush Morina : Xun Çetta Une nuk e di kush jane servilet as se kend e do e kend nuk e do Amerika...Uene po lexoj deklarate e Departamntit Amerikan edhe te ambasadorit amerikan ne Kosove. Rapeortin e Departamntit Amerikan ta dergova, ja tash po ta dergoj edhe deklaraten e ambasadorit amerikan ne Kosove. Vec mos me thuaj se ambasadori amerikan i perkrah servilet apo se e ka "inat: Ramushin....kete koment tendin nuk e pres miku im ..

Delawie, fjalë të ashpra: Po kundërshtoni në mënyrë cinike marrëveshjen, po rrezikoni të ardhmen e Kosovës (Live/Video) - Telegrafi

. https://telegrafi.com/debati-per-demarkacionin-ballafaqim-faktesh-per-kufirin-live/

Xun Çetta : As politika e aq më pak diplomacia lexohen më çfarë thuhet publikisht në proceset zyrtare nderkombëtare. Unë nuk jam ai i cili pij helm vdekje prues e as që bëjë vetvrasje për një finalizim të demshëm për vendin dhe shendetin tim në këto rrethana. Unë vazhdoj të qendroj në rezistencën e popullit tonë për kaq shekuj dhe nuk jan të pa njohura vendime të shumta krejt të pergjakshme të cilat kann sakatosur vendin tonë edhe pse ishin marveshje nderkombëtare ato. Amerika në heshtje ka më shumë dhimbje për ne sesa gjithë servilët e vendit tonë, ajo ka 101 arsye të thot : Thefshi qafen më këtë servilizëm, por jo, nuk e thot, ajo vepron aq sa ka sinqeritet tek ne dhe besim se nuk ja kthejm shpinen neser kur kundershtari i saj u ofron diqka servilve tonë o i nderuar Bajrush.

Bajrush Morina : Xun Çetta Nuk po besoj se po me quan mua Thefsh qafen....

Xun Çetta : Asnjëhere, por edhe të mos rrëshqasim andej ngase kjo Gjykata nderkombëtare e Hagës sado që kritikohët, studjo pak dhe shih sesi gjithë ata që kanë masakruar jasht vendit tyre i ka denuar ndryshe nga ata të cilët kanë luftuar në vendet e tyre pa dallim gjeneral Kroat apo Serb. E thëm pa dashur ta krahasoj Gutovinën më gjeneral tjerë e mos të flasim për Karagxhiqin, Mladiqin etj të cilët kanë luftuar e masakruar jashtë Serbisë pra vendit tyre. Ne ishim dhe jemi në vendin tonë pa i trazuar për gjitha ato territore të cilat që nga Dalmacia e në Nish ishin troje tona për të cilat nuk luftojm tani siq bënë gjeneral të sëmuar nga politika e gjenocidit Serb

Bajrush Morina : Xun Çetta Tashe e nderrove biseden....Demarkacioni nuk ka lidhje me Gjykaten e Hages....nejse
Xun Çetta : Demarkacioni ka lidhje më marrveshjet e shumta vite më parë tashmë të njohura të cilat sjellën luftërat e njëpasnjëshme. Kalofsh mirë se shendeti po më thot e teprove e ti, e di se ma deshiron një shendet të mirë.
PS.
Mos komentoni këtu se më thuhet e barte temën. Jo, unë shtoj lloj, lloj temash por ja se e dua ta këm edhe këtë këtu për arkivin tim dhe për të mos humbur çfarë thash.
Luzern 04.12.2017
Xun Çetta

Komentet në facebook :

Hajrush Shoshi : O tezak veq deshta me të pyet se ne loj të shahit a ma fort ruhet krajlica apo pihuni, edhe kur të merret krajlica loja vazhdon , por kur të nxinet krajli ngusht loja humb.
Pra po të pyes se cila figur e shahit jemi ne shqiptaret.

Xun Çetta : Nuk pretendoj se jam shahist shumë i mirë por mbretin dhe mbretëreshën i kam në mbrojtje por jo të japi piuna krejt pa as edhe një kursim o tezaku im. Vijn momentet nganjëhere në mes lojë apo kah fundi kur mbreti dhe mbretëresha duhen parë në front e jo të strukën derisa të farohën figura tjera. E di dhe po e shihë se në shahun tonë politik të gjithë po duan të jenë mbretër e mbretëresha. Fatkeqsi kjo sa të duash por ky është fati në politik të amaterve

Hajrush Shoshi : O tezak unë e bana nje pyetje se cila figur e shahut jemi ne shqiptaret simbas teje . se per mendimin tim nuk jemi as krajli as krajlica , por lype tjeterkah

Xun Çetta : Tek ne në politikë edhe piunat po luajn rrolin e besa nganjëhere po bëhën mbretër e mbretresha. Ne shqiptarët apsolutisht jemi faktor vendimtar për paqen dhe luftërat në Ballkan o Tezaku im. Pjesa e këtij faktori brenda popullit, kombit tonë ashtu si gjithëherë edhe tani duan dhe po sakrifikojn për paqe dhe mos kurdisje të luftërave neser.Pjesa e ligësisë brenda popullit tonë kanë sjellur prishje thyerje të këtyre perpjekjeve e sakrificave duke vrapuar sot per neser në perfitim, avansim politik etj. Cila figurë shahu jemi tani në politikë është veshtirë ta thëm ngase figurave të forta po ju kërkohet koka edhe në ,,Demokraci".

Hajrush Shoshi : Tregom o tezaku i jem se në cilen marrveshje të paqes jemi nenshkrues. Se ndoshta nuk po e di e me ka kapercy na njo

Xun Çetta : Hajrush i nderuar, fillimisht FLM për energjinë dhe gadishmerinë që ke për të shtruar në këtë kohë këso pyetjeve, pyetje këto të shkurtëra e që petgjigjet e tyre i ke po të duash ti lexosh në sa e sa shkrime të më parshme. Unë jam në trajtim mjeksor pikërisht si pasojë e shumë ngarkesave të ketyre natyrave po edhe të natyrës private dhe padrejtësive të mëdhaje të cilat kanë vershuar mbi mu si në koordinim mes veti.

Dihën dy marveshjët nderkombëtare , marveshje të krimit të cilat edhe sot po i vuan populli, kombi ynë. Dihen marveshjët të cilat nuk jan nenshkruar pa dallim presioneve e nder to e ke Helsinkun, mos nenshkrimi i të cilit j opak ka ndihmuar që Kosova ti fitoj ato të drejta në ish Jugosllavi duke filluar nga shkollimi, flamuri kombëtar e deri tëk autonomia e vitit 1974. Aty nuk duhej ndalur Tezak por mjerisht pat politikaj marangozësh pa mohuar faktin se pat edhe politikaj të ndergjegjshëm pa lakuar emrat e tyre si psh. po ta marrim Ilaz Kurteshin i cili kurdo qe ka thënë fjalën apo mendimin e tij aj ka qen i matur e kryesisht pas vitit 1981.

I miri mbetet i mir pa dallim regjimeve, sistemeve apo periudhave të rënda neper të cilat kalon vendi, po ashtu i keqi mbetet i keq dje në komunizëm dhe sot në këtë farë demokracie e cila po na dridh tokën nen këmbë.

Jemi në hulumtim të atyre individve dje, sot dhe neser të cilët mund ti dalin zot vendit pa vershuar apo vjellur vnerin e tyre pervetsues në dëm të vendit tonë.

Më kurse pak Tezak se kam shumë telashe tjera e jo të ju sqaroj këtu mbi historinë e popullit tonë. Edhe sot jemi në po ato perplasje historike. Shendet  

Hajrush Shoshi : Me fal tezak nese te kam trazu por te uroj shendet e sherim

Adem Zuka:  Nuk i kemi punet mire o Xun, kurr nuk e harroj kur Ukshin Hoti ne letrat motres kishte shkruar se:,, Gjithe popujt qe na rrethojne e kane nga nje mik besnik ndersa ne nuk kemi ''. Duhet te mbushen mend shqiptaret se si Enverin dhe Shqiperine e futen nen bllokada dhe tentonin ta shkaterronin vetem pse kishte vendosmeri dhe e ruajti popullin e tij, vetem i kane nderruar ngjyrat armiqet e shqiptarise se jane te njejtit...

Kosova duhet te leshoj vazhdimisht teritore njehere i leshoi Maqedonise me se 2000 hektarë, kishes se Deçanit 1000 hektarë, kishes ortodokse 4 hektare ne oborr te Universitetit, asociacioni duke i bere disa komuna serbe sikur shtete brenda shtetit, tri komunat ne veri po i gatuhen Serbise me ndihmen e nderkombetareve dhe tash Malit të Zi duhet te ti ipet ajo pjese se po duan ,,miqet'' tane dhe ta luftojne VETVENDOSJEN t'ia burgosim me te miret se po i qrregullojnë punet e shtetit.

Xun Çetta : Lufta më e rrezikshme e gjitha këtyre renditjeve të mire që i ke bërë mik i nderuar Adem, për të mos thënë kulmi i së keqës është kur hirarkitë tona politike nuk i kemi në dorë ne, ata po na i marin dhe po na i vendosin kur po duan sherbimet e ndryshme në marveshje mes veti. Liderët tonë në momentin kur sapo të bëhët populli një dhe grusht i fortë, ata jo pa qellim bëjn gafe aventurash për ta kompromentuar fuqizimin dhe për ta orientuar luftën e kundershtarëve kunder fuqizimit tonë. Pra sëpat në këmbë të vet thot populli. Hera tjera dio ta të tregoj si quhën dhe si zbulohën të tillë politikaj çfarë historikisht po na percjell ky fat. I sigurt jam se edhe kësaj do ja gjëjm ilaqin. 

Adem Zuka : Inshalla i gjendet ilaqi, por nuk do te jete e lehte se na i nderrojne personat te cilet jane te ushqyer nga e njejta koritë, por edhe ta gjej fajtorin populli i vogel nuk ka fuqi ta largoj lehtë... te pershendes…

 

 

 

Demarkacioni seish ngacmoj shëndetin tim

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.