Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Ta testosh vetvehtën, nuk është dobësi as kompromentim, është e kundërta

Politikë

  Nga përvojat, njeriu, shoqëria dhe shteti mëson nese don përmirësim dhe avansim. Mua personalisht, me paska munguar testimi i vetvehtës, jo se nuk kam pervoja por se isha i sigurt në vehtën time e që, tash sa kohë po bindëm se paskam pas nevojë ta testoj vetvehtën e kryesish ti testoj jo pak shokë e veprimtar në bashkëudhëtim tepër më pergjegjësi për vendin tonë.


Ndoshta nuk është vonë të bëhët dhe pak a shumë pse jo të permirsohët në këtë drejtim ngase nuk është dobësi as kompromentim kjo, faktikisht është e kundërta e lëshimeve të cilat po i vuajm sot.

 

Tash e dy, tri ditë po hulumtoj reagimet ndaj një testimi shumë të qelluar e më nevojë për vendin tonë dhe të mirën e tij.

 

Qytetarët e thjeshtë, të shqetësuar e dikush në panik, flasin dhe komentojn testin e mrekullueshëm bërë  Aeroportit të Prishtinës ,,Adem Jashari“ por ky testim, pa u shqrtësuar fare, ishte dhe mbetet një vepër tepër e mirë në funksion të ngritjës së sigurisë e cila akoma i mungon vendit tonë e jo vetëm Aeroportit.

 

Ekstermist të caktuar të politikave, perkrahës të politikanëve më pergjegjësi në vendin tonë, si më porosi propagandojn se si gjoja ky shkrim e kompromenton vendin dhe institucionet tona !!!

Jo, është e kunderta e kësajë propagande. Bota e kupton faktin se ne po hulumtojm dhe testojm vehtën aty ku dyshojm se vendi dhe institucionet tona po qalojnë.

 

E përgëzoj gazetarën Naile Ejupi e në veqanti Ekspertin e sigurisë, z. Hajrullah Tërnava.

 

Më shumë, lexoni nga burimi i shkrimit në fjalë:

 

Valixhja me eksploziv në aeroplan, eksperti i sigurisë tregon ku dështoi Aeroporti i Prishtinës

NGA NAILE EJUPI ,,Bota Sot“ MË 30 NËNTOR 2017 NË ORA: 14:37

Një valixhe me eksploziv është futur në aeroplan para disa ditëve dhe kjo pa u diktuar nga mekanizmat e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo ka qenë vetëm një test sigurie i bërë nga disa persona të infiltruar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët kishin arritur të futeshin në aeroplan me eksploziv dhe me armë.

Përkundër që MPB-ja edhe pas dështimit, ka thënë se siguria është brenda standardeve, ekspertët e sigurisë e konsiderojnë dështim nga ana e aeroportit.

"MPB-ja siguron qytetarët e Republikës së Kosovës, se tani sistemi i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe në Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror, është brenda standardeve të parapara’, kanë thënë nga MPB-ja në një përgjigje dhënë mediave.

Mirëpo, sikur personat mos të ishin të infiltruar, atëherë ata do të mund të kryenin çfarëdo misioni brenda aeroplanit të mbushur me udhëtarë. Veç kësaj, të merrnin edhe kontrollin e hapësirës ajrore. Kishin funksionuar teknikat e infiltruesve për të futur armatimin në aeroplan duke kaluar makineritë X ray, ose edhe rrezet X, përderisa kishin dështuar të gjitha hallkat e sigurisë në Aeroport.

E kjo provë e sigurisë, nga ekspertët e kësaj fushe shihet si sinjal me dëshmi se sa në nivel është siguria në aeroport.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo provë ka dëshmuar mos rehatinë e qytetarëve në aeroport.

Sipas Tërnavës, ekspertët duhet të punojnë në nivelin e sigurisë.

 

“Prova e çështjes së sigurisë në aeroportin e Prishtinës, ishte një sinjal me dëshmi se sa në nivel është siguria në aeroportin ndërkombëtar të Kosovës. Duke u bazuar në numrin e punëtorëve profesionist dhe stafin policor dhe doganier, ishte dashur që qytetarët e Kosovës të jenë të rehatshëm. Nëse dikush kishte pasur dyshime për sigurinë kufitare në aeroport. Kjo provë e dëshmoi të kundërtën dhe na la të habitur se si ka mundur të kalojë ajo sasi eksplozive e tjera substanca nëpër sistemin doganor e pa u vërejtur. Aeroporti i ndërtuar me kondita ndërkombëtare, dhe me një kosto goxha të lartë, kemi menduar se është i kompletuar dhe i ndërtuar me kriteret më të larta evropiane dhe botërore, sidomos kur është në pyetje çështja e sigurisë.

Shpesh herë çështja e sigurisë së aeroporteve, ka qenë temë e çështjes së sigurisë dhe sa herë është biseduar për këtë çështje, ka pasur edhe lloj-lloj ekspertësh të çështjes së sigurisë që kanë vlerësuar lart këtë nivel të sigurisë së aeroportit të Prishtinës. Meqenëse  tani u vërtetua se ai nivel nuk është i dëshiruari, është mirë të gjithë ata që punojnë drejtpërdrejtë me çështjet e sigurisë, aty ku duhet të kalojë ai eksploziv dhe mjetet tjera, t’iu nënshtrohen seminareve të ndryshëm ndërkombëtar të çështjes së sigurisë dhe ta ngritin aftësinë e tyre të sigurisë”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, ky eksperiment tregon edhe mënyrën se si janë punësuar njerëzit në aeroport.

“Ky eksperiment e tregon edhe mënyrën, se në këtë aeroport janë punësuar të afërmit e të „mëdhenjve“,  prandaj e kemi gjendjen kështu sikur u pa tani. Të bëhen kontrollet prej instancave më të larta të çështjes së sigurisë dhe t’i eliminojnë ata që nuk janë të aftë apo që kanë mangësi për këtë çështje të sigurisë, dhe të analizohet ku në fakt ka munguar zbulimi teknik i mjeteve të rrezikshme dhe nëse është në pyetje faktori teknik, ai të eliminohet sa më parë”, ka përfunduar Tërnava.

Link-lidhja bga burimi i shklrimit.

http://www.botasot.info/politika-lajme/797440/valixhja-me-eksploziv-ne-aeroplan-eksperti-i-sigurise-tregon-ku-deshtoi-aeroporti-i-prishtines/

Ripublikim dhe komentim, Luzern 02.12.2017

Xun Çetta

 

 

Ta testosh vetvehtën, nuk është dobësi as kompromentim, është e kundërta

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.