Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Përgjigja ime reagim kërcnimit naiv të Daqiqit mbi festën e 28 nentorit

Politikë

Ja vetëm dy raste më dy shkrime nder shumë tjera, për ta parë se kur kam parapar nevojën e rregullimit të këtij ligji festash dhe të perdorimit të flamujve kombëtar në vendin tonë :


Xun Çetta facebook 28.11.2016 ·


Krejt në fund të kësajë dite feste, rezultati në gjitha trojet tona shembullor.

Për herë të parë politika dhe qeveritarët i nenshtrohën vullnetit të popullit, sakrificës tij dhe organizimit qytetar.
Edhe vitin e kaluar, kishte organizim të mrekullueshëm qytetar për festën e 28 Nëntorit, por opozita e bashkuar sikur deshi të perfitoj nga mundi i tjërëve…

Iku koha e detyrimit të ligjeve politike, koha e lirisë, demokracisë, e vullnetit qytetar dhe atyre që rezistojn, tani po vjen.

Kjo është një këmbanë Kishe, një thirrje minare Xhamish, një daull e popullit pa dallim nacionaliteti për politikën dhe politikaj situatash, që sa më shpejt ta korigjoj kalendarin e festave ligjore brenda shtetit tonë ku edhe minoriteti Serb, edhe aj Turk, Boshnjak, Kroat, Romë etj, ta kenë të drejtën ligjore për ta festuar ditën e flamurit tyre kombëtar ashtu siq i kanë të rregulluara më ligj edhe festat fetare.

Kur feston minoriteti Serbe në Kosovë, tjerat minoritete dhe shumica Shqiptare do dalin në punë dhe anasjelltas, kur minoritetet tjera kanë festë nacionale, minoriteti Serb më tjerët dhe shumicën Shqiptare dalin në punë.

Si shumicë që jemi, festa e 28 Nentorit ndoshta mund të shpallët ditë pushimi edhe për minoritetet tjera në Kosovë ngase gjitha institucionet do jenë të mbyllura, por festat e minoriteteve tjera nuk do e bllokojn punën administrative të shtetit

Këtë gjë e kam thënë shumë më gjërë e më bindshëm dhe më argumente parase të nxirren ligjet për festat shtetërore, por mjerisht nuk ka njerëz në politikë të cilët dëgjojn tjetrin e as opinonbërës në vendin tonë dhe si pasojë, tek tani u detyruan që kundrligjshëm ta shpallin 28 Nëntorin si ditë pushimi e që për ne Shqiptarët ishte ditë feste.
Nuk ishte shpallje e kunderligjshme kjo por ishte kundër padrejtësive të cilat i ka bërë politika për kaq vite pas lufte.

Më kaq të nderuara/a Lexues/e përshëndetëm më festën tonë nacionale deri tani më të sukseshme të pas luftës e cila ishte për admirim, perjashtuar incidentit ordiner më flamurin Turk në Konsullatën Turke në Kosovë si dhe vrasjës së qytetarët në rrethana akoma të pa njohura në Pudujevë, raste këto për të cilat jam ndier shumë keq.

Festa po mbyllët dhe po ofron ora 24.

Uruar dhe gjithëherë festofshim fitore.

Tani, pa link-lidhjet në facebook e as në info-ceta, po i ofroj vetëm dy përvjetore të 28 Nëntoreve të pas luftës dhe ta shohim ndryshimin më ditën e festimit të sotëm:

Xun Çetta facebook 28.11.2010 •

Përshëndetje dhe uruar 28 nëntor


Përshëndetje dhe uruar 28 nëntori të gjithë atyre që ma uruan deri në këto orët e vona te pas ditës ,po në këtë formë ju uroj edhe atyre qe për një arsye a tjetër mbetem pa uruar njeri tjetrin.

Urimet e rregullta të paktën që nga 2005 i bëja në forma tjera siç shihet në foto,por ja kësaj radhe në Facebook ju uroj me këta dy tre rreshta :

Valoftë për jetë e mot flamuri ynë kombëtar dhe kurrë mos u harrofshin të rënët për komb e flamur. Rruga e vetme ishte,është dhe do të mbetet kjo. Rroftë kombi ynë dhe flamuri i tij.


Komenti im mes tjerarëve:
Xun Çetta : Mes shumë çka që i dërgova edhe në adresat tuaja, ja edhe këtë pjesë e cila do duhej te jetë publike:

Në fund fare, lere ti se çfarë date të çlirimit vendosin ata qe po i ndërrojnë pushtetet, por kujdes qe Shqipëria e as Kosova të mos pushtohen me vënien në pushtet të atyre politikanëve, atyre shërbimeve a shteteve qe nuk e duan dhe aq me pak lejojnë te jetë Shqipëria aso për të cilën po flijojmë në shekuj.

Miqësisht Xuni

Info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1039

Facebook

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1319507994735994

PS.

Pergjigjas ime ishte në reagim të këtij artikulli këtu :

DAÇIQ REAGON NDAJ VENDIMIT TË HARADINAJT PËR TË PUSHUAR NË ‘DITËN E FLAMURIT’

INSAJDERI 28.11.2017 15:02

Link-lidhja :

http://www.insajderi.com/daciq-reagon-ndaj-vendimit-te-haradinajt-per-te-pushuar-ne-diten-e-flamurit/

Luzern 28.11.2017

Xun Çetta

Komenti im shtesë në facebook:

Xun Çetta : Për herë e më shumë dhe më qartë po konstatoj se, pushteti, pushtetarët dhe të pushtetshmit, do duhët që sa më parë ta kontrollojn vehtën e tyre dhe më pas të veprojn shpejt, mirë, drejt dhe pa pritur shumë sa nuk u është larguar frika e pushtetit disa jo pak lakmitarë frikacak të cilët kujdestarojn që të mrizojn nen qadrat e gjitha pushteteve…

Unë personalisht, për dallim nga të tillët, kam guximin moral e veprues që ta ndaj të mirën nga e keqja, meritën nga borxhi dhe haku çfarë po i hyhet vendit tonë pa dallim pozitë apo opozitë.

Nuk është ky lavd por është një realitet i hidhur i cili tërë jetën po më kushton, por i sigurt se vendi, kombi ynë më vështësi rrugën po e vazhdon.

 

 

Përgjigja ime reagim kërcnimit naiv të Daqiqit mbi festën e 28 nentorit

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.