Lajmet aktuale

  Ka vite të tëra që kur po luhët ping-pong mes z. Albin Kurti dhe policisë. Është një lojë e rrezikshmer kjo për vendin dhe institucionet e vindet tonë , lojë të cilën qytetarët do ta kuptojn shumë vonë.

Më i votuari në vend, jo pak sukses i këtyre lojërave më policinë, të shihët në këtë foto sot, si pasojë e injorimit të gjygjësorit nga më i votuari në vend si dhe lojës të cilën tash sa vite po e luan policia, mendoj se nuk i japin pasqyre të mirë vendit tonë.

Kjo e keqe do të kuptohët më vonë po nga gjeneratat e ardhshme për ta kuptuar se çfarë proceseve kemi kaluar !!!

Shembulli i deputetit Faton Topalli ishte një këmbanë e mirë për këto sjellje të atyre të cilët nuk dëgjuan kërmanën e as kopjuan nga z. Topalli.

Unë di të i ruaj institucionet dhe personalitetet poblike por çfarë është tepër është e pa tolerueshme.

Më shumë lexo këtu :

E fundit: Arrestohen përsëri Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi

27 Nëntor 2017-19:23,

Pak momente më parë janë arrestuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, njofton Klan Kosova.

Arrestimin e tyre për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ju konfirmoj se janë arrestuar Kurti dhe Kadaj-Bujupi”, ka thënë shkurt Ahmeti.

Pak ditë më parë edhe Kurti edhe Kadaj Bujupi ishin arrestuar të hyrja e kuvendit, por që më pas ishin liruar në arrest shtëpiak.

E riarrestimi i tyre tash mund të ketë lidhje me praninë e tyre në festën e Lëvizjes Vetëvendosje, për fitoret në Prishtinë dhe Prizren.

http://klankosova.tv/e-fundit-arrestohen-perseri-albin-kurti-dhe-donika-kadaj-bujupi/

Luzern 27.11.2017

Xun Çetta

Komenti im shtesë në facebook:

Xun Çetta : Për herë e më shumë dhe më qartë po konstatoj se, pushteti, pushtetarët dhe të pushtetshmit, do duhët që sa më parë ta kontrollojn vehtën e tyre dhe më pas të veprojn shpejt, mirë, drejt dhe pa pritur shumë sa nuk u është larguar frika e pushtetit disa jo pak lakmitarë frikacak të cilët kujdestarojn që të mrizojn nen qadrat e gjitha pushteteve…

Unë personalisht, për dallim nga të tillët, kam guximin moral e veprues që ta ndaj të mirën nga e keqja, meritën nga borxhi dhe haku çfarë po i hyhet vendit tonë pa dallim pozitë apo opozitë.

Nuk është ky lavd por është një realitet i hidhur i cili tërë jetën po më kushton, por i sigurt se vendi, kombi ynë më vështësi rrugën po e vazhdon.