Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Një përkujtim veprimtarësh i cili më ligështoj në vend se të më forcoj

Kulturë

Dje, i ngarkuar më strese të shumta si asnjëherë më parë më kaloj pa e komentuar këtë tubim perkujtimor kushtuar të pa vdekshmit Zenel Sadiku.

Edhe tani kur ndava kohën për ti thënë dy fjalë për Zenelin, jam krejtësisht i ngarkuar më strese të cilat jeta pas kaq vitesh në liri po na perplas më beteja të reja dhe hiq më të lehta nga i kishim në kohë pushtimi, për më keq  tani jemi pakuar edhe pse për ditë vlojn të quajtur veprimtar.


Zeneli në kujtimet e mia, ishte dhe mbeti një mësues, një edukues gjeneratash, veprimtar dhe sakrifikues i çështjës sonë kombëtare. Ai nuk ishte dhe nuk donte të jetë politikan në kushte pushtimi, e urrente politikën dhe diplomacinë më skine për ball fatit të popullit të pushtuar.

Mendoj se si i tillë vazhdoj deri në ditën e fundit të jetës tij. Po mendoj dhe besoj se mbeti i tillë edhe pse para dhe gjatë luftës nuk kishim takime fizike më të, por unë kurr nuk harroj kush ishte Zeneli të cilën edhe sot më dukët e kam parasysh më levizjët e tij dhe të rrënqethurat të cilat ju ndritshin kur debatonim aktualitetin dhe të nesermën e cila i duhët popullit dhe vendit tonë.

Rruga pa Zenelin fizikisht dhe tjerët si aj, na është bërë e vështirë dhe pa sakrificat e tyre e kemi vështirë të ja dalim në vazhdim. Nisur nga ky realitet, unë sapo percilja perkujtimorën, u ligështova në vend se të forcohëm. Ata shkuan në amshim por si ta vazhdojm e mos vdesim për së gjalli ne pa ata të  pavdekshmit ?

Krejt në fund, e falenderoj autorin e librit Prof Besim Muhadrin kushtuar të veqantit Zenel Sadiku.

Lavdi jetës dhe veprës së Zenelit dhe të rënëve tjer si ky

Video direkt nga perkujtimorja kushtuar Zenel Sadikut :

https://youtu.be/ckw-rcIDXZY?list=PLRrFsdYF5HhJpjsE_tg8Y82KaTseurEO9&t=1627

Luzern 21.11.2017

Xun Çetta

 

Një përkujtim veprimtarësh i cili më ligështoj në vend se të më forcoj

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.