Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Sot plotë një muaj në strese të njëpasnjëshme, zi dhe vetëm zi

Rrefime

Më 21.10.2017 ora 3.30 minuta, pa u zbardhur dita , përjetova një fatkeqsi të rëndë komunikacioni në autostradën tek Verona e Italisë ku Zoti i madh naltë dhe fati im në tokë e deshi ti shpetoj vdekjës pa asnjë lendim fizik por më lëndim shpirtëror e psiqik po, lendime këto të cilat po shtoheshin duke u shoqëruar në vazhdim më shumë fatkeqsi tjera pa i permendur më radhë ato.


Të gjitha i kalova dhe po i perballoja më sukses por kulmi i gjitha të këqiave i cili më ka dal e nuk më lë të qetësohëm është Asistanca CH prapa sigurimit Generali CH.

Këtu gjeta krimin psiqik, jo mashtim por terrorizim truri plotë një muaj ku çfarë thonë e shkruajn sot nuk qendrojn e as veprojn neser. Po të lexohën gjitha këmbimët më E.mail të cilat i ruaj të pa shlyera, njeriu ndalët e pyet : Perse flasim për krimin largë nesh dhe jasht kontinentit tonë si dhe për avari e byrokraci në Itali siq thonë për,,arsyetim“ këta, kur krimi më nerva ushtrohët këtu nga Asistanca e Generali-t CH.

Akoma pa dal fajsia e shkaktimit të ndeshjës, edhe pse nuk ka lidhje më ta, Asistanca CH për ti kursyer 1000 Fr transport më lajthiti jo sot jo neser, jo a po don atje ap këtu ta transpoertojm veturën, jo ku don ta riparohët veturën etj, pyetje e humbje kohe edhe pse tash e tri javë e kishin pergjigjën e prer : Veturën më plot plaqka siq është, të pa riparuar ma transportoni në Zvicër.

Kjo nuk ndodhi fal gjitha premtim mashtimeve tyre, e për më keq, tash e një javë aventurën po e vazhdojn më tabelët, pra më numrat e veturës.

Pa u lexuar letrat dhe mashtimet e tyre krejt kontra njëratjetrës ku çfarë thuhët nuk veprohët e për më keq luajn rrolin sikur pasken harruar duke kërkuar gjëra të cilat veq i kanë në E.Mail letrat e tyre.

Kështu njeriu, harron traumat e ndeshjës dhe shëndrrohët në pacient psiqik.

Kjo më doli Asistanca Ch tek Generali sigurim gogja më emër ky !!!.

Tani më pa durim pres vendimin e gjykimit të fajsisë ku shumë më thanë se Italianët, më procedurë të shpejt bllanko, të huajt tranzit, i nxjerrin fajtor por, sa dukët nuk po del bash ashtu si flitet kaq shumë, apo ndoshta edhe atje kërkojn humbje kohe sa të allshitet rasti.Vendimin e pafajsisë e pres për të u kthyer serish më asistancën CH dhe krejt çfarë perjetova më të.

PS.

Këto jan dy foto improvizim nga vendi dhe rasti i ngjarjës edhe pse kemi plotë foto origjinale, por mjerisht errësirë e natës dhe jo bash në pikën ku jam goditur nga kamioni ngase si kamioni dhe vetura ime jemi postuar në të djathtë.

Do ndihesha i ndihmuar nese dikush merr vesh më sakt në gjykimin e përparësisë dhe të drejtës në komunikacion.

------------------------------.

Rasti i ndeshjës në Verona në Itali 21.10.2017

Rruga nga tri (3 ) Korsi ngushtohëj në dy (2 ) korsi.

Kamioni krejt pa pritur 25-30 metra para shenjës dalëse, më del në korsinë time të mesme ku nuk kisha asnjë veturë para e as prapa meje, isha krejt i vetun në korsinë e mesme. Në krahun e majt, korsia e shpejt nuk e di sa por kishte vetura.

-----------------------------------.

Fall des Autounfalls in Verona, Italien 21.10.2017

Die dreispurige Strasse wurde zur zweispurigen Strasse eingeengt.

Der Lastwagen kam ganz plötzlich 25 bis 30 Meter vor dem Schild zum Spurenwechsel auf meine Spur, wobei sich vor mir und sogar hinter mir kein Fahrezug befand. Ganz alleine war ich auf meiner Spur. Links, schneller Spur, waren auto

Luzern 21.11.2017

Xun Çetta

Më foto në Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1686572101362913

Komentet në facebook :

Enver Bajra Hoti :Nuk po e harroi këtë ndodhi tënden miku Xun kursesi, dhe pasi këtë rrugë shpesh edhe vetë e kaloi, gjithnji po më vje mirë që pa pasoja për shëndet ke kalua, dhe po besoi edhe unë se Zoti të ka ru.

Ilir Krasniqi : Te shkuara te harruara. Mire qe nuk ke pesuar ndonje lendim serioz

Xhafer Leci : Gëzohem që keni pasur fat në këtë fatkeqësi Xun miku ! Zoti u ruajt gjithmonë kudo qofshi ! Lendimet shpirtërore qofshin të kluara e të harruara ! Respekt dhe përshëndetje !

Xhevdet Berisha : Te shkuara e te harruara Xun, ska koment ketu, qdo shofer di ta ndaj ket drejtesi pa me te voglin dyshim.
Per sa po shifet ne foto, eshte bere tejkalim dhe prerje nga krahu i djathte taman sikur te ishin skena te disa filmave kriminal, dhe kjo eshte e palejueshme me ligjet e komunikacionit!

 Xun Çetta : Xhevdet i nderuar, nuk pretendoj se mund ta ndaj saktë fajsinë-pafajsinë e këtij incidenti i cili po don të më rezultoj si i mjegulluar nga fakti se aty më doli një Shqiptarë nga Elbasani siq më u prezantua dhe nuk po ja publikoj emtin as mbiemrin nese nuk më ka gënjyer.

Ai e luajti rrolin sikur rastësisht u ndal në atë errësirë ora 3.30 minuta të mengjesit por shpejt kuptova se nuk ishte i rastit aty, gjë kjo të cilën ja shpreha, ngase ai nuk kishte veturë, pra nuk pat veturë tjetër aty pos Kamionit i cili më goditi duke ma prer rrugën, pos veturës time të aksidentuar dhe veturës së policisë.

Nga u gjete këtu pa veturë i nderuar xxx ? e pyeta atë dhe menjëhere më nderhyri polici duke ma bërë më gishta, mbylle gojën dhe pergjigju vetëm çfarë të pyesim ne !!!  

Unë, per veqse kisha paralajmëruar poblikisht se në zgjedhje do të arrij atje, faktikisht në Kosovë po shkoja edhe më një iniciativë të organizuar mirë dhe të pranueshme ashtu siq edhe më rezultoj kjo tëk pjesa dermuese por pa forcë në vendim marrje ata. Këto gjëra do të jenë publike më vonë. Një e keqe të cilën e kam pësuar shumë keq, ngjajshëm më këtë tani, kuptohët në prag të zgjedhjeve të para pas lufte në Kosovë më shtyen të mendoj dhe zbuloj faktin pse kështu ?

Xun Çetta : Xhafer i nderuar, e di se është ligësi ta qaj hallin e veturës më plaqka të cilën Asistanca CH don të ma hudh në mbeturina në Itali për ti kursyer 1000 fr transport. Por gjithëashtu llogariti nese Italia ma shkel të drejtën nëse nuk jam fajtor për ndeshjën dhe kështu të dyja bashkë në padrejtësi mua më damtojn keq.
As tabelet të cilat janë jashtë këtyre avarive nuk mi sjellin duke më kushtëzuar më pajtim për zhdukjën e veturës në varreza e që e di se veturën e marin Italianët.
Është ligësi për mua ta qaj hallin e tyre, llastra hesapi karshi jetës dhe fatit tim që kam shpetuar, po aq më keq kur sapo është varrosur një miku ynë Mergimtar i cili pësoj fatkeqsi komunikacioni a unë tani merrem më fatin e veturës, të plaqkave në të dhe më tabelet e veturës, por ja se padrejtësia më vret keq, jeta është luftë dhe në perballje më padrejtësitë të cilat mjerisht po mbysin njerëzimin dhe bëjn më stres.
Unë jam kah hetoj edhe diqka tjetër e që nuk do doja të rezultoj ajo e keqe krimi ngase aty në atë kamion më të cilin pata fatkeqsi ndeshje, po më del një shqiptar nga Elbasani i cikli sa dukët ka luajt rrolin e qytetar rasti a mund të ketë qenë vet shoferi bashkë më dy Italian .
Kjo më qonë akoma më keq.

Muharrem Kosumi :Thuaju italianëve (Të cilët rrinë me Krishtin në gjuhë...)se, edhe Jezu Krishti pat thënë: "Ajo çka është e Cezarit jipja Atij!" Andaj nga mund të dalin ata jashta ligjit dhe jashta Krishtit...!?

Adem Zuka : I nderuari Xun, shyqyr Zotit paske shpetuar dhe ne popull thonë kur shpeton njeriu qahet malli, por kjo eshte nje nga treguesit se kush eshte njeriu dhe sa na duan perendimoret te cilet po i bejme sikur zotra... Po te kishe qen nje i krishter do te mbanin ne preher e pasi je i besimit islam ke ato maltretime por falenderoje te madhoin Zot qe pate ato sprova nga te cilat kuptuam shume edhe ne...

Xun Çetta : Adem i nderuar, jam kunder acarimit të njerëzimit mbi baza fetare e në veqanti në vendin tonë ku kanë investuar të tjerët në këtë të keqe por fatmirësisht populli Shqiptar ka qenë dhe do mbetet model për të tjerët sesi besimi fetar nuk i ka ndar dhe nuk do i ndanj kurr. Njeriu në radhë të parë në rrugë dhe më besim në zot e pastaj vjen forma e besimit tij.

Mos reago ashtu ashpër ngase të gjithë i dinë prononcimet e mija të herëpashershme mbi këtë acarim global në baza fetare.  Po e perseriti se, kam lindur në familje të besimit Islam dhe do vdes por, po ashtu të gjithë që më njohin e dinë se nganjëhere në mengjes edhe mund të ja qoj ndonjë gotë 50 gradë celcius dhe besa në mbrëmje ndonjë birrë. Pra nuk kam pse e mohoj perkatsinë time fetare vetëm pse nuk jam aq fanatik dhe nuk i fali 5 vaktet, nuk i përmbahëm aq shumë kriterit Islam.

Miku im Muharrem Kasumi megjithëatë paska thënë diqka të mirë e më vlerë në këtë drejtim pa implikime.

Naser Kuka : Të shkuara Xun.

Adem Shala : Xun shoqi, çdo gjë do të përfundoj mirë,me emërin e Zotit. Nëse e ke kartelën ETI të TCS - it,në rastet e këtilla, ata e zgjedhin të gjitha problemet: transportin e veturës, shpenzimet tuaja të udhëtimit dhe proceduren juridike. Sigurimi "Generali" nuk janë kompani serioze e sigurimit. Përshëndetje kusheri i nderuar...

Astrit Lokaj : Pershendetje Xun Çetta.E kamë pasur te njejtin rast para disa viteve(Aksident ne Itali).Nese ki sigurim te asistences juridike(rechtschutz),aktivizoje se ata ti kryejn te gjitha punet.Tek une e gjith procedura ka zgjatur dikund 6-7 muaj.

Enver Bajra Hoti : Adem dhe Astrit keni të drejtë plotsisht. Unë me vite isha në TCS me ETI dhe mbrojtje juridike, por kur njihere më ndodhi nji intervenim i tyre në Gjermani, në fund të vitit më dhan Kündigung. E tani jam, qe disa vite te Alianca, por shyqyr Zotit deri tani nuk kam pas nevoi për ta

Bajram Ajeti : Të qoftë e shkuar dhe e harruar miku im. 

Xun Çetta : Adem, Astrit dhe juve Enver ju falenderoj për rregullat mbi sigurimet dhe përvojat tuaja që paskeni pas, mesazhe këta më të cilat më ngushlloni dhe qetësoni për të parë se nuk më ndodhi vetëm mua kjo mospergjegjësi e sigurimit. ,,Nuk njihët trimi pa u provuar“ thotë populli tek ne.

Nuk njihët sigurimi pa e pësuar po thëm unë. Generalin e kam dijt si një sigurim profesionalisht më pergjegjësi por tani po shtohët numri i atyre të cilët më thonë se, sigurimi më e pa pergjegjshëm në Zvicër është Generali.

Gjithë tjerët të cilët më shprehun keqardhje dhe iu gëzuan shpetimit tim nga më e keqja i falenderoj.

 

 

 

Sot plotë një muaj në strese të njëpasnjëshme, zi dhe vetëm zi

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.