Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

E gjithë mesdita sot, më kaloj në kujtime dhe permallime

Rrefime

Ta mendojsh e kujtojsh të kaluarën,do të thot të mos harrojsh dhe ta mendojsh të ardhmën e cila po afron trokitjën e sajë.

Një fjalë, ndoshta popullore, a për mua e pleqve:

,,Kur të vjen pleqëria, pyetja e parë e sajë është:

Ku e le rininë dhe çfarë ke sot nga ajo ? „

Unë, nuk po thëm se më erdhi pleqërija, por pyetja e sajë ka filluar e po më troket në kokë dhe në mendjën time.


Përgjigja ime, ndoshta pak si i lodhur nga e kaluara vjen, as e mirë e as e keqe:

Thjeshtë, unë nuk kam kujtime edhe aq të mira të kënaqësisë time në rini e as të pasurimit nga ajo, por kam përvojat e jetës, punën dhe veprimet të cilat për mua, nuk peshohën bash më asgjë. Ky realitet më bëri tu perballoj kujtimeve sot, të cilat ma dridhën trurin.

Në mesditën e sotme pata një termin, dhe për qefin tim dola shumë më herët për ta vizituar pjesën e qytetit nga ku kam shumë foto dhe video kujtime si refugjat i strehur në po këtë Hotel Steghof në Luzern.

Krejt në fund konstatova dhe disi u vetëngushllova :

  1. Nga puna në të cilën më vullnet e pekushtim të pa imaghinushëm punova, mjerisht asgjë nuk fitova.
  2. Nga puna e thjeshtë në prodhim, sa isha në burg e më pas si mergimtar në perendim, nuk u pagova por disi mbijetova.

Jeta po vazhdon, përballja më të nuk është bash e leht por obligim ti rezistosh dhe më nderë e fuqishëm ta svidosh.

Unë, nuk mora shumë nga jeta, më shumë i dhash asajë, uroj që pasardhësit tonë ta kenë më leht për ta shijuar jetën dhe  lirinë të cilat nuk janë bash të sigurta ato.

Luzern 27.09.2017

Xun Çetta

 

 

E gjithë mesdita sot, më kaloj në kujtime dhe permallime

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.