Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Iku një ditë, paksa ndryshe nga tjerat për mua

Familiare

Ishin tri raste këto të cilat i perjetova dhe ndoshta nuk kam forcë ti pershkruaj ashtu si i ndjeva. Tjerët nuk do i trgojshin edhe pse ndoshta i kanë perjetuar para meje.

1-Ka kohë që kur planifikoj ta marr një qen dhe ta kemë si antar familje siq kanë bërë shumë tjerë dhe shetisin çdo mengjes, mesditë dhe në mbrëmje më ta. Argëtim ky i cili ndoshta është nevojë për njeriun, të paktën në moshë pleqërie.

Gruaja më tha: Ti e merr qenin në shtepi, unë te dal nga shtëpia, mjaft i kam këta dy djem si rrishi, tani donë të me ngarkosh edhe më perkujdesje të qenit. Nuk ta kam prish kurrë por këtu e kam seriozisht më tha gruaja. Pa e zgjatur më shumë, e shuva shpresën dhe u pajtova më gruan

2-Duke shetitur në mbrëmje, po ecshim mes malit dhe si zakonisht po i lecoja gazetat në Tel. Mobil. Shoqja ma kishte marr foto aparatin dhe më fotografon duke lexuar gazetat dhe për një moment më tha: Hera tjera, telefonin me e lënë në shtëpi kur dalim për sheti. Ishte e rëndë edhe pse nuk ma tha bash ashpër siq ma këputi për rastin e qenit.

3-Duke biseduar në mbrëmje paksa vonë më gruan dhe dy djemt, që të dy djemt më thanë : Babë, mos e ke merak edhe pse ne të dy u lindem dhe po rritemi këtu.

Ne, Atdheun tonë Kosovën për të cilën bëre gjithë jetën, e duam por sikur më shumë jemi të angazhuar dhe e duam vendlindjen tonë Zvicrën ku është jeta jonë e perditshme e ndoshta e perhershme…

O zot, si të mos kuptohët fatkeqsia jonë si Mergimtar e besa edhe të drejtat e sundimit tepër rigoroz të derjtave familiare !!!

I kuptova dhe akceptova disi por pse bash të gjitha në të njëjtën ditë ?

Luzern 10.09.2017

Xun Çetta

Komentet në facebook :


Sali Osmonaj : Mirmengjesi Xun Qetta ma mirë me ndejt me qetë qe e paske per dore se me qeviritart e Kosovës (Respekt) klm

Agron Cetaj : Xun Cetaj pajtohen, Qeni nuk bon ne shtepi Shumë drejt e ka Shoqja, po na dalin femit teper, as teshat e tyre si qojn le ma diqka tjeter kto gjenerata kanë ndryshim me ne. Shumë zor mi kuptu, po Baba Sali rshp thojke, babo duhet mi ga kohës po neve spo na pelqen Shumë, duhet me u pajtu me kohën, ti mu pajtu kaq shpejt brenda ni dite shihet qe koha po punon me t'y te pershendes.

Xun Çetta : Është një këngë e mirë ku thuhet poafersisht kështu pa e cituar : Gjithë e dimë çfarë është pushteti por mbretëresha qeveris vetën. Koha e pushtetit të gruas dhe femiut ka ardhur o Agron.Kujdesi duhet pas qe mos ta korrubtojn të tjerët këtë pushtet. Shëndet e KLM

Agron Cetaj : FLm tung

Dedë Musë Martini : Ma mire 1 qen shok, se sa 1 shok qen, o Xun shoqi

Tahir Murtezaj : Xun i nderuar, shume shume ide e mire, une e kam qe 5 vite jam i pandashem me te, eshte shume ma basnike se shume njerez.

Tafil Cetaj : Nuk Po me pelqen ky dorëzim kaq i leht i yti o Xuni jon, nuk asht i natyres tende Po qka ti bajsh.

Xun Çetta : Të nderuar, ju falenderoj sicilin nga ju veq e veq dhe e di se të gjithë me kuptoni, e kuptoni halllin tim në këto kohë shumë të rënda për njerëzit të cilët janë betuar se pa dallim rrethanave dhe formave të veprimit, puna nuk ndalët edhe pse ndikimi shumë i ngadalshëm. Unë më këtë realitet që perjetova deshta më thënë diçka shumë më vlerë.

E di se pushteti familiar pak a shumë po na frenon që të jemi më ekspansionist kundër pushteteve të mbrapshta të cilat më të vertetë e kanë hudhur vendin në pikën më të dobët dhe më rreziqe të mëdha për të ardhmën tonë. Tani nuk ka si të mos shtrohet pyetja : A ja vlenë të mos perfillet pushteti familiar komplet me të drejtë per të mirën e familjës, vetëm e vetëm që të vazhdohët tutje më gjithë çfarë kemi kundër të këqijave të politikave çfarë po gjeneron politika dhe shumë politikan apo të quajtur politikan të vendit tonë ? Unë prap thëm se, ja vlen që të vazhdojm por mundësisht edhe familjën mos ta shkatrrojm.

Familja është e shenjët si edukim i kulturës sonë qoftë edhe në patriarkalizëmin ekstrem që kishim, po edhe sot vazhdon kjo e mirë.

Më mirë 1 qen shok, se sa 1 shok qen, më thot Deda, dhe këtë realitet shpesh herë e ka perdorur në facebook edhe vëllau im, Murati, e tani nuk di sakt ngase kam harruar, se kush ishte autori i kësajë thënje të cilën e kam lexuar decenie më parë.

Po, është paralajmërim i mirë e më vend ngase mjerisht është shtuar numri i njerëzve më karakter pabesie dhe më keq se qeni, pra pajtohëm më Tahir Murtezin, pa dashur ta fyej qenin besnik siq kemi lexuar se është shumë më besnik nga shumë kafshë tjera.

Tafili ka të drejt në befasi, por i garantoj atij se nuk jam dorëzuar por po bëjë negociata partneriteti për një koalicion jete më gruan time, pa e siguruar këtë koalicion të shëndosh në familje, unë do dilsha më i dobt në beterjat që na presin.

Tani ju pershëndes të gjithëve dhe po i kthehëm gjurmimit të aktualitetit politik ku sa dukët po na presin ditë të vështira.

 

Iku një ditë, paksa ndryshe nga tjerat për mua

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.