Politikë

Tash sa vite kam verejtur se, në emer të drejtës hulumtuese dhe publikimit te punës së ketij profesioni, hulumtuesi jo rrallë po ndodh të bïe në padrejtësi, nganjëhere deri në krim.

Unë, mbi këto leshime, mani profesionale po i quaj, do kisha per të shkruar shumë dhe më gjatë se kaq por, po perqendrohëm direkt tek rasti i cili më nxiti të reagoj.

Lexova tek gazeta,,Bota Press“ artikullin me titull të sterzgjatur si ,,Skandaloze: Mehmet Bislimi, punon në “të zezën” në Konsulatën e Kosovës në Cyrih dhe merr ndihma sociale nga shteti zviceran“

Fillimisht dua ta falenderoj kryeredaktorin e kësajë Gazete z. Bajrush Morina për punën, guximin dhe profesionin gazetaresk të cilin e ushtron tash sa vite dhe jo rrallë punë teper më rreziqe per hulumtim.

Bajrushi, bashkë me disa emra tjerë madje edhe penda të njohura por me ca defekte të ulta, pa e futur edhe Bajrushin në këtë pjesë të papergjegjësisë tyre nganjëhere imorale, janë pjesë e avansimit të gazetës ,,Bota Sot“gazetë e cila edhe tani, fal senzacioneve si produkt i hulumtimeve, ajo si medium i shkruar po mbetet si një gazetë mjaftë e lexuar.

As Bajrush Morina, as Shefqet Jashari(Strofci) as Abdi Baleta, as Teki Dervishi, as Skëndër Buqpapaj më gruan Elidën e as shumë e shumë emra tjerë të cilët nuk po dua ti lakoj tani, sot, nuk janë punëtor të kësajë gazete por, puna e tyre, hulumtimi i thellë nga disa prej tyre, profesioni dhe stili i shkrimit estetik, ka bërë që kjo gazetë, sa më shumë që shahej aq më e lexueshme bëhej.

Edhe sot, akoma vazhdon të jetë e tillë si gazeta më senzacionale, sigurisht jo vetëm si meritë e gjithëatyre emrave të cilët e ngritën gazetën,,Bota Sot“ por kjo gazetë, ka gazetar hulumrues, besa edhe analizues të problemeve dhe situatave politike në vend.

Bajrush Morina, falë parimeve tij krejtësisht të pavarura shprehu mospajtimet e veta, nuk u pajtua me disa pika në atë mediom dhe u largua nga kjo gazëtë ku nga ,,Bota Sot“ themeloj  gazetën ,,Bota Press“. Ishte punë e rëndë kjo ta braktisëesh punën dhe kontributin nga shtepia ku punove dhe të dalësh më duar në xhepa për ta filluar jeten, punën e re më financa krejt nga zerro, por ja se më shumë veshtërsi Bajrushi sa dukët po ja del.

Tani sapo e lexova këtë artikull ta quaj senzacional mbi rastin Mehmet Bislimi. Kjo ma kujtoj të perditshmën,,Botën Sot“Azem Sylën e shumë afera tjera ku edhe atëhere kam pas rezerva por pa u implikuar në ato afera të cilat nuk ishin prioritet për mua.

Bajrushi, jam i sigurt se me kupton ngase ai merret edhe me analiza të nivelit të mirë, pra jo thjesht vetëm gazetar.

Në Zvicër, jetoj tash e më shumë se 25 vjet dhe pikërish jam i streuhar më azil politik, e drejt kjo e cila për Shqiptarët ishte më e theksuar dhe më e arsyeshme ngase, veqse ishim të pushtuar, ne ishim në vlug të punës sonë për çlirimin e vendit, pra e drejt strehimi kjo e cila nuk është dhe nuk vlen sot.

Nisur nga kjo dhe fatit të rëndë i cili na ka percjellur më decenie, pretendoj dhe më të drejt thëm se, i njoh këto gjëra sa i perket punësimit dhe ndihmës sociale.

Vërtetë ndihma sociale në Zvicër është më e mirë dhe më e madhe se sa një rrogë e një diplomati të Kosovës në shtete tjera dhe për me keq, vonë e kam kuptuar se MPJ e Kosovës po bënë shkelje të rëndë derisa nuk e ndryshon ligjin mbi pagat e Ambasadorve varësisht standardeve të shteteve perkatse ku ata janë akredituar si Ambasador.

Është abnormale që një Ambasador i Kosovës në Maqedoni,Serbi, Bullgari,Slloveni,Kroaci po edhe në shtete tjera në Europës, të ketë rrogë të barabart më Ambasadoret dhe stafin konsullor të Kosovës në Zvicër, SHBA, dhe shumë shtete tjera. Standardi i shteteve perkatse ku ata sherbejn do duhej ti percakton ndryshimet e rrogave tyre.

Po supozojm se Mehmet Bislimi jeton në Zvicër vetëm më të ardhurat e punës në Konsulatë apo Ambasadë të Kosovës dhe mund ta ketë rrogën më të vogel nga është ndihma sociale e tij në atë shtet ! Mendoj se është gjë normale që Mehmeti të kërkoj alternativë më të mirë financiare derisa e ka këtë mundësi të cilën nuk e kanë tjerë punonjës të stafit të cilët vinë direkt nga Kosova.

Mehmeti e disa tjerë, nuk e di se si kanë shkuar dhe deri ku kanë arritur të drejtën e tyre ligjore në këtë drejtim të thëm tani si problem, por, e di mirë, madje shumë mirë se si do duhej të kenë punuar e vepruar në të mirën e tyre financiare dhe në të mirën e bugjetit të Kosovës, gjegjësisht të këtij digasteri në kuadër të MPJ Kosovës…

Një Ambasador i një shteti i cili nuk e siguron ligjerisht një rrogë solide për të jetuar në atë shtet, aj Ambasador nuk mund të jetë pasqyre bash e mirë në atë vend ku punon e jeton gati si lypsar dhe i perbuzur. Në rastin të cilin e trajtoj, aj, pra Mehmeti ka për obligim ligjor që rrogën, të madhe apo të vogël të cilën e merr në perfaqsinë e Kosovës, ta deklaroj në entin social nese është i regjistuar aty dhe më pastaj  Enti Social do ta konsulton sipas ligjit për të parë se a është financiarisht i pavarur më aq të ardhura sa e parasheh ligji Zviceran, pra me aq të ardhura sa vet Enti social do ja ndante për ekzistencë…

Në qoftëse, vetëm për 200-300 apo 400 Franga pa dallim shumës, qoftë edhe për 1000 franga , rroga është më e vogël nga ndihma sociale, atëhere i kompenzohën atij nga sociali dhe kështu del se, Mehmeti , ta ketë rrogën nga perfaqsia e Kosovës ,plus shtesën e ndehmës sociale në Zvicër.

Kjo është një e drejtë të cilën as burokracia apo individi anti të huajve, si mundësi e imagjinuar e të cilat ligji në Zvicër nuk i lejon të interferojn, po as hulumtues tont nga Kosova më e pa pagesë nga shtetet tjera, nuk mund ti ndalin të ardhurat që i takojn Mehmetit apo ndonjë indivisi tjetër si ky.

Tani, çfarë mund të dal diqka tjetër që unë nuk e di, është jashtë kësaj çfarë unë sqarova sakt e më pergjegjësi. Sjellja e tij e rastit më këmbë mbi tavolinë të punës, nuk me pelqej, por ja se njerëz jemi. Po shkelët edhe mbi koka njerëzish dhe asgjë spo ndermerret...

Bie pytja : Pse nuk kemi e as krijojm sektorë aktiv e profesional berenda perfaqsive dhe Ambasdadave tona, sektor të cilët luftojn shkeljët e të drejtave të qytetarëve të sajë brenda shtetit ku kemi perfaqsitë tona ?. Nuk ndodh kjo ngase jemi shtet i pa financa të mjaftueshme për ta bërë shtetin më ndikim në çdo vend ku kemi Ambasadat tona, andaj dalin telashe edhe më rroga të vogla të stafit, të cilat po të kemi mend në kokë mund të ndihmohën edhe ligjerisht në format sa u tha më lartë, kuptohet në rasdte të caktuara.

Krejt në fund, mos ta harrojm faktin se, Drejtësia e tepruar dhe jo profesionale, aq më keq më pagesë, është padrejtësi e rëndë, si dhe ta dimë faktin tjetër se, edhe ato kanë çmim ligjor.

Ja lidhja nga u motivova të shkruaj:

Autor ,,Bota Press“ 23/08/2017

Skandaloze: Mehmet Bislimi, punon në “të zezën” në Konsulatën e Kosovës në Cyrih

http://botapress.info/skandaloze-mehmet-bislimi-punon-ne-te-zezen-ne-konsulaten-e-kosoves-ne-cyrih-dhe-merr-ndihma-sociale-nga-shteti-zviceran/

Luzern 24.08.2017

Xun Çetta