Rrefime Rrahim Sadiku në  facebook 16 06.2012 3:37.MD.


Rrjepësi i Atdheut


I gjatë i gjatë ai funeral,
Sikur varrosej ndonjë gjeneral,
edhe gjeneral sigurisht ishte!
Por i vjedhjes mashtrimit,
frikacak deri në palcë
në dukje simbol i guximit...

Ai shkoi t’ju mësojë sado pak
o vargan rrjepës të Atdheut,
nga varfëria keni ardhur
keni fituar duke e shitur vendin
po edhe më të varfër
do t’i ktheheni dheut...

I gjatë i gjatë funerali
varroset një rrjepës i Atdheut
vdekur qëkur, dihet, edhe për së gjalli...

 

--------------------------.

 

Xuni koment 17.06.2012:

 

 

U kam thënë që kur atyre dhe tani po shoh se kam gabuar, ngase drejtësia po vonon dhe ne gradualisht po marrim fund.

 

 

( Hani rjepësa hani,vidhni,hani dhe pini se pa drejtësi në këtë vend,të barabartë para saj më ne jeni ).

 

----------------------------------------------------.

 

Vazhdimi për një sqarim:

 

 

Realiteti kur po shkruaja artikullin para sa vitesh nga ku mora këta dy rreshta të këtij komenti ma pat përkujtuar edhe Reshat Arbanën gjegjësisht zërin e tij prej aktori të mrekullueshëm dhe kështu lidheshin realitetet e hidhura në kohë të ndryshme.

 

 

Sot 17.06.2012 ditë e diell,duke shikuar foto albume të vjetra e të reja ,nga frika se po mbesim pak veprimtar në rrugën e mbetur,tentova ti seleksionoj dhe ndaj edhe ca patriot por të cilët kushtet,rrethanat dhe mendja e tyre i ka fut paksa në punë jo bash të mira duke menduar se nuk po ndërrojnë mendjen dhe ligështohen,për kundra edhe kështu me pak lakime po forcohen siç gabimisht kishin menduar ata.

 

 

Të tillët në të kaluarën,po edhe sot të gjallë mjerisht kanë qenë dhe mbet Shqiptar dhe patriot sa të duash,por më defekte të ndryshme dhe për më keq po më dalin shumë si numër ata. Lista e gjatë po ma kujton barsoletën e një rrugëtari kur thotë:

 

 

( Kjo qershi e përmjerrtë por kjo jo. Jo,as kjo nuk qenka e përmjerr,nuk qenka as kjo tjetra këtu dhe kështu duke i ngrënë nuk i mbeti asnjë qershi e përmjerrë edhe pse vet që të gjitha i kishte përmjerr kur ditë më parë i kishte marr në pemë dhe nuk kishte mund ti haj të gjitha ).

 

 

Kam frikë se edhe në seleksionim patriotesh e veprimtarësh,të ndershëm e njerëzor,nga dëshira që të mos lëmë anash aq shumë shqiptar,po na ndodh që ti hamë të gjitha qershitë...

 

 

Kjo,mase edhe arsyeshëm ka ndodh në fillim të viteve 90-ta kur duhej që unanimisht,si popull ti themi Serbisë jo,por jo që akoma të ndodh bash kështu tani e 12 vite pas lufte. Lidhur më këtë,do doja ta citoj ish presidentin Rugava 1989 i cili kishte argumentin dhe më shumë butësi ma tha,por ja se akoma nuk jam lëshuar në këtë pjesë si përshkrim publik.

 

 

Koha po vjen,por dashtë zoti kurrë më ata në ballë të cilët për kaq vite  në kaq procese,shpërdoren besimin dhe tolerancën tonë për të na bërë që të mos krenohemi aq shumë më proceset paqësore po as atë të luftës e cila përfundimisht solli çlirimin e vendit.

 

 

Luzern 17.06.2012.

 

Xun Çetta