Politikë

Nuk u terhoq pushtuesi, pra Serbia nga kallashët tonë, mortajat 300-she as 500-she, nuk u tërhoq nga snajperkat aq të pakta që i kishim në luftë, po as nga gulinovet e UÇK-së. Pushtuesi faktikisht u terhoq nga Kosova, pas bombardimeve të NATO-s, por kjo mrekulli e çlirimit të vendit tonë nuk do vinte pa ato të parat të cilave pushtuesi, në hakmarrje po u rezistonte duke u shndrruar në pushtues gjenocidal dhe shfarosës të një populli, krime pra këto edhe ndaj civilve të cilat faktori nderkombëtar nuk i lejon.

Bambardimet e NATOS ishin të drejta dhe obligim moral për ta mbrojtur politikën nderkombëtare si dhe për ta dëshmuar faktin se NATO, është në mbrojtje të popujve pa dallim, pra të cilët luftojn për çlirim, liri e demokraci të vendit tyre.

Gjithëata pseodo analist, gazetar e publicist të cilët tash sa kohë po i lexoj e dëgjoj të thonë se, na çliroj NATO pa luftën e UÇK-së si faktor vendimtar i intervenimit të bombardimeve, nuk bëjn gjë tjetër pos se, më detyrë shërbimësh kryejn punën e Serbisë e cila edhe sot, mashtron vehtën se një ditë do ta ngrit aktpadinë kunder bombardimeve të NATOS ,,brenda shtetit Serb“ ku nuk paska pas luftë as gjenocid pos se një konflikt nderetnik.

Të tillë pseodo analist, gazetar e publicist, parase Serbia zyrtarisht, këta veq po akuzojn NATO-n për bombardimet mbi agrsorin i cili po ushtronte gjenocid mbi popullin tonë të pa mbrojtur.

Një ditë, sigurisht se do hetohët veprimtaria e tyre të cilën nuk do kenë të drejt të thonë se e kanë bërë pa vetëdije në lavdërim të NATO-s.

Pas lufta, nga shumë të quajtur komandant të  UÇK-së në ballë të politikës së monopolizuar në Kosovë, kanë bërë që të tillë zëra, të ngrisin kokën në shërbim të Serbisë, më strategji shegertësh anti NATO dhe popullit tonë. 

Luzern 16.08.2017

Xun Çetta

Komentet në facebook :

Naz Shatri : UÇK-ja ka lujt rrolin e vetë pozitiv më përjashtim të atyre të kqive. Pa UÇK-n as përendimi nuk do ndërhynte. Duke ju falenderu Amerikës në radhë të parë pastaj Shqipërisë si shtet amë, jo ma shumë pastaj bombardimet e NATO-s. UÇK-ja ua ndali turrin shkive, mbrojti popullaten nga shfarosja ma zi se ne BIH. Mos të ishte UÇK-ja ushtreia serbe do valvitnin flamuj ne kufirin shqiptar.

Xun Çetta : Eh, kështu trajtohet tema dhe pranohet realiteti z. Nazi, po te thëm ty ngase te kam verejt si kritik i zëshëm ndaj të këqijave brenda luftës, pas luftës nga të quajturit e luftës si dhe kritik ndaj të këqijave brenda partisë te cilen e adhuron. Gjyko drejt, shprehe dhe mos u perkul para realitetit qoftë edhe kur është i dhimbëshëm, perpjeku ta ndryshosh atë pa lajka e prapaskena kunder tjetrit. Kjo është ajo e cila na qon andej kah ne duam dhe synojm kushë i nderuar.

Osa Osa :  Ne ket foto te bukur, çliruesit e KOSOVES mu me pelqen por po mungon kryesusi i cili punoj per te ardhur deri te kjo qe keni shkru.

Naz Shatri : Osa Osa Një gjë mund ta shtoj se është tem shumë e zgjeruar dhe ka të atillë që nuk kuptojn. Shteti i Kosovës ësht kaplu nga presidenca, qeveria, gjyqësia, shëndetësia, burgjet deri ne prokurori me njerëz të korruptur dhe njerëz që nuk ja dojn të miren vendit. Shumica nga këta thirren në emrin e UÇK-s, këtu qendron faji i Kosovës. UÇK-ja është krenarija e Kosovës e ata pisat e këqijë po thirren në emrin e saj dhe po ja zbehin vlerat tek ndërkombtaret dhe vendoret. Pse, po: Çdo gjë që bejnë si biznese, tendere, punë të këqija këta individ Pronto thon kemi qen në "UÇK" po more burra ju keni qen në UÇK, po UÇK-ja nuk është me ju as e juaja, UÇK-ja nuk është e hjanave dhe kriminelve, UÇK-ja është Ushtri Çlirimtare jo U e pisave, keta mshifen pas kësaj, kan deprortu ne drejtësi ne shtet në polici dhe prokurori, vrasin njerëz në mes dite sikur te mos ndodhte asgjë, prokuroria dhe gjyqesia i shpall te pafajshem. Rrahin drejtorin e burgjeve sepse nuk mund te shtin drog dhe kurva ne burg, apo nuk ju hec fjala ata i kan zagaret u'a ndërsejn policia mshef krimin dhe kriminelet. Udhëheqësit e veterranve te luftes kan deportuar sa analfabet, hajna dhe kriminel ai jarani thirret në emrin e UÇK-s!, ai që ka luftu i ndershmi ska shanc te behet udhëheqes se ka luftu me nder, ai e don shtetin e ruan ate, ketu qendron puna. Duhet largu kebersit nga gjitha institucionet, pa largimin e tyre ska shtet si duhet. Hashimi i don ata se me ta ka vjedh, me ta ka fitu zgjedhjet ne menye te pist ska qare pa i pas afer se e rrezojn prap apo tjetri e tjetri. Në perjashtim njerzve te mire te paster qe nuk jan marr em keto pun, moskomentoni lidhje palidhje une e du UÇK-n dhe njerzit qe kontribuan ndershem, jo vrastar dhe pronto qeksan lan gje pa ba dhe bejn.