Lajmet aktuale


Po mbushen gati dy muaj që kur ndodhi tentim atentati mbi z. Vllasi i cili fatmirësisht nuk e pësoj më jetë.

Shumë është shkruar e vetëm debatuar në emisione të ndryshme, më e pa njohuri të mjaftueshme mbi rastin, pra mbi viktimën Vllasi e as mbi të pandehurin Jashari.

Tani po ofron momenti i marrjës në pyetje shumë më intenzivisht mbi këtë ngjarje ku edhe duhet apo natyrshëm pritet një vendim trajtimi më i rrept për rastin.

Unë, pa e zgjatur në këtë publikim mendimi, i kam dy fjalë dhe një porosi për drejtësinë dhe prokurorin e kësajë lënde, Nëse neser fillon hetimi më intenziv mbi atentatin Vllasi, dhe konkretisht:

Në asnjë moment, nuk pajtohëm e as që lejoj që dikush të përzihet në drejtësi të pavarur qoftë tek gjyqëtari apo prokurori publik. Drejtësia e pavarur është liria jonë…Ky është parimi im por, drejtësia, gjyqëtari e në veqanti prokurori, mund të ndihmohën në bashkëpunim me njohës të rasteve të cilat trajtohën,ngase edhe drejtësia, në mungesë bashkëpunimi më faktet mund të shkel në padrejtësi, edhe kjo kushton.

Unë personalish, më pergjegjësi të plotë thëm dhe mbetem prapa deklarimit tim se:

I njoh personalisht që të tre personazhët e këtij rasti fatkeq e qyqar, pra e njoh dhe kam foto e debate më z. Azem Vllasi, tani viktimë i këtij rasti, i njoh dhe kam foto e debate më të dy të akuzuarit, pra më z. Murat Jashari dhe më të akuzuarin Avni llumnica.

Drejtësia donë fakte e dëshmi që të mos dështoj për zbulim e ndeshkim të drejt ndaj krimit, por don edhe fakte e dëshmi që të mos shkel vet në padrejtësi.

Nëse ka krime të rënda të cilat tash sa vite nuk po ndëshkohën dhe aktorët po lejohen të mbrohën në liri, atëhere mendoj dhe kam siguri me arsye të plotë të thëm dhe të pretendoj se i akuzuari i dytë z. Avni Llumbica, nëse nuk ka fakte se ka marr pjesë në aktin përqka akuzohët si dhe, nese i akuzuari i parë z. Murat Jashari nuk dëshmon se Avniu ka qenë në dieni për rastin.

Atëhere mendoj se, i akuzuari Llumnica për hirë të drejtësisë dhe besimit në të, për hirë të faktit i cili për ditë e më keq po ia shkatrron familjën në Zvicër ku ka humb punën e që një ditë të vonuar, pafajsia eventuale në të cilën besoj se do të jetë shpejt, mjerisht ajo vonesë, do të jetë më pasoja të pa riparueshme për jetën e tij dhe familjën e cila po katandisët keq.

Pajtohëm dhe e pohoj faktin se z. Llumnica falë pa pjekurisë tij edhe mund të jetë viktimë e llafazanisë tij personale me iluzione të tepruara se gjoja po merret më punë të mira për kombin tonë. Por e di dhe jam i sigurt se Avniu, nuk është vrasës e as njeri i cili vret sado të sigurt ta gjejë trathtinë qoftë edhe 100% trathtar…

E thëm dhe jam i sigurt në këtë, edhe pse vet Avniu, siq e thash llafazan, personalisht j opak ka perfolur emrin tim sikur jam njeri i dyshimt ngase siq thot ai, i ka thënë S.S-u.

Kjo ligësi e tij në përshperitje, nuk ma ka prishur shpirtin e të mos kem dhimbje për viktimizimin e tij e kryesisht të familjës e cila po katandisët keq…Ky është krimi real e jo se vërtetë Avniu paska bërë apo do bënte atentat pa dallim në kënd…

Drejtësia, edhe pse për kaq pak kohë, shpresoj ta ketë hulumtuar e kuptuar këtë realitet dhe nisur nga kjo, qoftë edhe më kusht, ta liroj z. Avni Llumnica i cili në momentin e parë të seancës permbyllse, Avniu, nga Zvicra do jetë atje.

Luzern 03.05.2017

Xun Çetta

Para gati dy muaj :

Ëndër në gjygjin e Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës

Luzern 16.03.2017

Xun Çetta

info.cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1104

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1437849919568467

 

Skender Tolaj : Xun nuk e paskam lexuar endrren apo ufdhrrefimin tend per dy te pandehurit dhe besoi se nese e kan lexuar dhe e pervijojn endrren tende edhe nese denohen denimi do te jetë më i butë,një gjë po më qudit Xun,kam degjar që endrra zgjat diku deri tre sekonda!pak si e gjatë po po del te jete endrra jote mirpo fatmirsisht-fatkeqsisht endrra metet enderr!

Xun Çetta :  Fillimisht të falenderoj për vlerësimin dhe konstatimin tuaj mbi qellimin e ëndrrës time të sterzgjatur për mesazh ku edhe në këtë mënyerë kam dasht të thëm diqka për ata të cilët më kuptojn disi më me lezet. Skënderi më kupton edhe pa ëndrrat mesazh por si të ja bëjë më të tjerët. Po, Skëndër, kanë thënë se ëndrra nuk zgjat shumë se sikur të zgjat aq shumë njerzit do plakeshin shumë shpejt bile dikë ,dike do e mbytke ëndrra. Por mos harro edhe shprehjën : Ai, tërë nata më kaloj pa gjumë më një ëndër trishtuese, tani jam i lodhur thojshin dikur.Shëndet Skënder e kalo mirë