Politikë
Askund, ndoshta në gjithë botën demokratike nuk ka vend më kaq hapësira të bërit politikë sa ka në Kosovë. Politika këto më e pa projekte, politika kolektive, klanore dhe individuale deri në pashallak. Janë këto hapësira politike më kaq pista shërbimersh, falë papergjegjësisë ligjore ndaj shtetit i cili mjerisht nuk po zë vend si shtet ligjor dhe i së drejtës.

Unë, edhe tani po e vuaj të kaluarën time si Mergimtar për gjithë çfarë bëra për vendin tonë, po e vuaj të kaluarën ngase e kaluara mjerisht në rrethana të reja po vazhdon e mbretëron në vendin tonë. 

Këtë sekret duhet ta din populli i cili në kërkim të interesave personale qoftë edhe për ekzistencë ,ndoshta natyrshëm !, ai nuk po e sheh se si po perseritët e keqja e vendit tonë.

Nuk po e qaj hallin tim si Mergimtar sa po e qaj hallin e sa e sa emrave krijues, veprimtar e të ndershëm të cilët po detyrohën që për një vend pune, për një rrogë, për një mos ngacmim nga njerëzit e krimit politik, ta mbyllin njërin sy dhe ta qepin gojën për të mos kritikuar. Ky është krimi më i madh i cili po i bëhët vendit tonë. 

Unë, jam në kërkim të vetvehtës më gjithë mekanizmin tim të gjërë por akoma të pa forcë që kam në Kosovë. Tani publikisht, shtrohet pyetja :

A do vie dita jonë si popull i cili nuk zhbëhët siq duan të na zhbëjn të tjerët po me ndihmën e të pa njerëzve mes nesh ?.

Luzern 25.04.2017 

Xun Çetta