Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Ëndër në gjygjin e Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës

Metaforat politike imponim i kohe


Tërë nata më një gjumë të lodhur e copa,copa si asnjëhere më parë. Pa zbardhur dita u zgjova më një ëndërr ndoshta të deshirueshme, thëm të deshirueshme ngase vonesa në drejtësi po na pret që të vdesim e më pas të dal në shesh ajo.


Nuk di si e as me çfarë udhëtova për të marr pjesë në seancën gjyqësore të këtij gjykimi i cili u paralajmërua në TV, radio, gazeta, facebook e portale të ndryshme të ëndrrës time.

Mbaj mend vetëm pak fjalë të kësajë seance si dhe një stresim timin në fund edhe pse veqsa isha zgjuar nga gjumi i cili ma prishi ëndrrën e temës sotme të këtij mengjesi.

Gjygjtari e ftoj z. Murat Jashari të ngritët në këmbë, Murati u ngrit. Betohu se do ta thuash të verteten dhe vetëm të vertetën i thot Gjygjtari, Murati hesht, edhe njëhere ju lutëm pergjigju i thot gjyqtari. Murati prap heshti.

Gjyqëtari e ftoj z. Avni llumnica që të ngritët në këmbë, Avniu u ngrit . Betohu se do ta thuash të verteten dhe vetëm të vertetën, i thot Gjygjtari, Betohem u pergjegj Avniu. Mirë Avni, por betohu se nuk do të na nxerrësh telashe në këtë seancë gjygjësore ashtu siq ka bërë Avni Rrustemi në seancën e gjykimit në Paris, i thot serish dhe po e zgjat disi gjygjëtari.

Unë nuk jamë këtu më u tallë më mua, po me dukët se telasheve ja fillove vet z. gjygjtar. Unë tani kam halle tjera, u pergjigj si i merzitur Avniu. Hallet e telashet i zgjedhim këtu por ti mos na zgjat shumë siq bëri Avni Rrustemi në seancën e Parisit, serish po e tepron gjygjtari.

Unë nuk kam pse e zgjati këtu edhe pse po provokoni z. Gjyqjtar, nuk kam pse e zgjati ngase nuk kam bërë vepren e lavdisë së Avni Rrustemit. Unë, thjesht as nuk vrava njeri, patriot as trathtar dhe as nuk isha pjesëmarrës në ditën kritike kur ndodhi rasti, u pergjigj Avniu.

Eh, a e sheh se ti je vet krimi o z. Avni llumnica !!!, ti e quan akt lavdie aktin e dy krismave në Paris ? Kjo do te thot se je indoktrinuar më vrasjën e atyre që bëjn trathti kombëtare, dhe më në fund, mos harro se edhe ti e ke emrin Avni, ja dredhi Gjygjtari akoma më provokues.

Unë rava në këtë situatë që të talleni më mua pikërisht pse nuk është bërë asgjë në kthimin e drejtësisë në këtë vend z. Gjygjtar, unë po e shoh se si i mora në qaf gruan  dhe femijt e mi në Mergim, po e shoh se me vrau buka dhe mundësia që ma dha e shpetoj jetën vendi i huaj atje, por juva ju ka vra buka e Kosovës, këtu dallojm ne edhe nese të dy bashkë quhemi shqiptar të këtij vendi, e perfundoj si pa kontrollë Avniu.

Ulu Avni, ngritu Murat dhe pergjigju aty ku e lam, dëgjova të thot Gjygjtari. Murati u ngrit dhe filloj:

Nuk e kisha mendjen të flas por më nxiti, stimuloj dhe ndihmoj Avniu, kështu filloj e po vazhdon të thot Murati.

Unë nuk pergjigjëm sot as neser në asnjë pyetje çfarë më bëni lidhur më këtë rast o z. Gjugjtar, po thëm rast si fillim siq ishte ky sa për ta venë dretësinë në lëvizje. Unë kam shkruar e kam ftuar për drejtësi tash sa kohë, sa vite e më shumë, por ju e as ata që po ju sjellin këtu për ta fsheh krimin e tyre dhe të prodhoni viktima të reja nga politikat e vjetra, thjesht gjithë ju bashk nuk më keni dëgjuar, ndoshta më në fund u bëra i marr dhe i sëmuer që të më degjoni dhe kështu të kuptohemi si i sëmueri më të sëmuerët.

Për mua përfundoj gjykimi dhe nuk flas as edhe një fjalë më shumë, jo nuk flas  parase ti shqyrtoni thirrjet e mia për drejtësi, merrni dhe lexoni ato të cilat me sollën në këtë ulëse, u pergjigj vetëm një here Murati.

Gjykimi vazhdon në ditët e ardhshme, tha Gjygjtari dhe u lëshua perdja e filmit të endrrës time ku tani kishna ra në siklet, a të dal para tyre sikur Xhafo Idrizi para Avni Rrustemit apo të marr guximin e tu thëm : Po si lejuat vetën më kaq punë të jeni prapa grilave more djema !!!.

PS.

Tallja më gjygjtarët edhe pse akoma pika më e dobët e këtij vendi nuk do duhej të jetë pjesë satire, tregimi kritik të këtij niveli e as shigjetim mbi dretësinë-mosdrejtësinë e vendit tonë, por ja se disi duhet të kendellemi të gjithë si shoqëri.

E di se të shumt janë ata të cilët befasohen pse nuk po përdori fotot e të treve nga shkrepja e blicit tim personal, madje më secilin nga ta por ja se tani është në pyetje, Azemi-Murati-Avniu apo Avnia-drejtësia . 

Luzern 16.03.2017

Xun Çetta

Komentet në facebook :

Musa Bajraktaraj : Murat Jashari ky qenë mercenar serb në vend se t'i vret ata qe ia vran vllaun Ismet Jashari ( Komandant Kumanoven) tenton qe ta vret njeriun i cili me qindra herë është politikan ma i zgjuar, dhe ma atdhetarë se të gjithë komandantët e UÇK-së të vet shpallur dhe analfabet , të cilët nuk e kan bërë asnjë orë luftë kundër armiqve shekullorë sllavo ortodoks, por janë sorollatë nëpër perëndim dhe Shqipëri neper Hotele luksoze duke i bërë qef vetit me djersen e këtij populli dhe tani po qojnë Kosovën drejt humnerës. Komandantet profesionist të cilët luftuan për shtet e jo për pushtet janë vra nga dora e vrasësve me pagesë gjatë luftës, ose pas luftës. Ti ore ndyrësirë e kombit dha ata të krisur qe mendojnë si të ju mendon se do të falën ky krim? Thotë një falë e urtë popullore se mbetet nëna pa djalë, se nuk mbetet gjak pa u marrë.

Mentor Mazrreku : Bajraktar ,Ismeti kur âshtë vra, une aty jum kan edhe e di kush e ka vra.

Musa Bajraktaraj : Unë nuk e di se kushe ka vra Ismet Jasharin, por e dij se eshtë vra nga dora e shqiptarit, ashtu siç është vra Ahmet Krasniqi, Tahir zemaj, Agim ramadani, Sali Qeku, komandant Drini e shum të tjerë.

Musa Bajraktaraj : Madje e kam percjellë edhe shkrimet e Muratit i cili.

Mentor Mazrreku : Boll po dike

Salih Salihu : Është i vetmi shtet në Botë, Kosova që ende nuk i ka dënuar krimet, terrorin, etnocidin, masakrat dhe gjenocidin që ka bërë sistemi rankoviqisto-titist -komunizmi jugosllav dhe shiqpfolësit si vegla të tyre mbi popullatën e pafajshme shqiptare dhe derisa nuk e ka dënuar dhe nuk e dënon at'hrë edhe sot e kësaj dite kjo qeveri, ky parlament dhe kjo presidencë e përkrah dhe qëndron prapa asaj katrahure që është bërë mbi popullin-kombin revolucionar shqiptarë, nga këto banda famëkqija?! ( Ishte komenti i shlyer në facebook)

Xun Çetta :  Dy komente këto të dy anësive të kunderta më dallimet e tyre e kryesisht dallon gjuha e të shprehurit dhe kritikës të cilën njeriu don ta thotë e ta shpreh publikisht.

 Sado që njeriu kritikon tjetrin, fyerjën nuk ja ka borq askush askujt, perkundrazi, futet në borq. Ta zgjedhim formën e shkrimit kritik si vlerë e cila na duhet, na lexohët dhe na bënë të ndihemi mirë duke marr e duke dhënë opinionet kritike si dhe të mbesim e jetojm në shoqëri të hapur por jo e bërë gaz i botës.

Besoj dhe shpresoj në mirëkuptimin tuaj si dy miq më të cilët njihem mirë edhe pse komentet tujuaja në kunderthënie njëra prej tjetrës por, e keqja është dhe mbetet tek fyerjët të cilat duhet ti eliminojm.

Xun Çetta : Për sqarim : Këtu para komentit tim më është shlyer një koment nga miku i cili komentoj dhe e terhjeku komentin.e tij. U ndjeva keq ngase miku Salihu e din se nuk preferoj të shkruhet e më pas të hiqen shkrimet ngase komentet e tjetrit dalin pa kuptim. Në këtë rast lexuesi nuk din se për cilat komente e pata fjalën si komente antagoniste njëra më tjetrën. Pikërisht për këtë arsye, unë i barti edhe në portalin tim ku ato mbesin aty. Le te mos shkruajn tjeret e as komentojn ne profilin tim të facebook-ut ngase Xuni po i ruan ato duke i bartur në info-cetta !!!

Kjo nuk është ndonjë e keqe, e drejt e secuilit është të shkruan dhe e drejt e secilit është të largohet nga aty ku shkrimet e tij mbesin pa dallim kush është aj apo ajo. Po kështu e shleu edhe një koment në po këtë postim ku i drejtohet z. Xhafer Leci,. Këto nuk janë në natyrën e punës time që bëj, Më në fund z. Salihun e respektoj për opinionet e tij të hapura dhe pa fasadë politike.

Xhafer Leci :  Sistemi komunist i LKJ drejtohej përmes UDB-së...
Historia nuk bëhet sipa dëshirave të individëve, e aq më pak me dhunë, siç po pretendojnë disa!!! Mendimet ndryshe në boten demokratike duhët respektuar...! As kush nuk e ka të drejtën të ua imponoj të tjerëve bindjet e tij... Nuk ka asnjë pushtetar shqiptar gjatë gjithë historisë tonë, cili nga dikush nuk është quajt tradhëtar?! Kënd do qoftë, vetëm nëse drejtësia e shpall tadhëtar, mund ta konsiderojmë si të tillë.

Në boten demokratike ta shpallësh diken tradhëtar, derisa nuk e ka vërtetue drejtësia, me ligj është e ndaluar dhe e denueshme. Qe 17 vite Hashim Thaçi me kompani po e udhëheqin Kosovën. Gjatë luftës Adem Demaçi për këshilltarë të UÇK-së, kishte Mahmut Bakallin, Azem Vllasin, historianin Hakif Bajrami, dhe të gjithë këta u shpallën veteran të luftës...

Hashim Thaçi, Fadil Hoxhës gjatë ceremonisë së varrimit, në shenjë nderimi me trupat e TMKs, para varrit të tij i tha:

Aty ku e latë ju luftën e vazhduem neve!... Para pak javësh Shaban Polluzhen, cili kishte luftue kundër Fadilit, Hashimi e quajti Komandat, atdhetar e luftëtar të madh, a shkojnë këto bashkë?!
Pse deri më sot, asnjë ish i burgosur politik nuk kërkoj të ballafaqohet me Azem Vllasin, për debate në ndonjë tryezë të kanaleve televizive, në lidhje me demonstratat?! Unë jam një nga ata që kam nderue ish të burgosurit politikë. Përsonalisht në mënyrë organizative kam ndimuar e përkrahur, materialisht dhe moralisht luftëtarët e UÇK-së...Megjithatë, disa nga ata që po rrënojnë vet kapitalin e tyre politik, e paqin veten në qafë se unë nuk mund u ndihmoj...
Kam dëshirë që të hapen dosjet e ta shohim kush vërtet janë disa rrahagjoksa, cilët veten e shpallin, atdhetar, trima?

Salih Salihu : Nuk është e vërtetë Xhafer Leci që askush nuk ka kërkua të ballafaqohet ballë për ballë me AZEM Vrasin mirëpo ndoshta e din, ndoshta nuk e din që mjetet e informimit në Kosovë janë në daurt e atyre që i kanë pasur edhe në kohëne Azem Vrasit, e ato mjete i kanë ballafaqura me Azemin, disa njerëz të killavët dhe që nuk kanë qenë ose nuk kanë guxuar të ja thojnë as opinionin shqiptar e as Azemit ato që duhet ti thuhen, unë kam dëgjuar do ballafaqime që kanë pasur disa me Azemin si Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi,Gani Koci e ndonjë tejër që të vint turp çfarë flitshin ata gjë që se është tradhëtarë AZEM, me tërë nomeklaturën rankoviqisto-titsite ka argumente sa hanë dreqi, le ti kontrollojnë mbledhjet, dokumentet, gazetat, stenogramet dhe fjalimet e Azem Vrasit në kohën 1981-1999 edhe e gjenë kush është Azemi dhe garnitura shqipfolëse rankoviqo-titiste, edhe unë shumë i varfër jam por do kisha dhënë bukur shumë vetëm të kisha mund me i nxjerrë dekleratat që na kanë marrë në UDB-e ku më shumë kemi ngrënë dajak se kashata të bukës, pse zotëri Xhafer spo hapen dosjet, pse spo bëhet pastrimi apo lustracioni i figurave dhe personalitetve shqipfolëse prej 1945 deri në vitin 1999 dhe pse është i vetmi shtet në Botë, Kosova, që nuk i ka dënuar krimet e rakoviqo-titizmit-kumunizmit jugosllav?!...

( Edhe ky ishte koment i shlyer në facebook)

Salih Salihu : Xun Çeta, vetëm një pyetje du ta bëjë në realitet, dy po ti bëjë dhe po e përfunodjmë shul shqip shkurt,1) Pse është e vetmja Kosova në botë që ende nuk i ka dënuar krimet e rankoviqisto-titizmit-komunizmit jugosllav përfshirë edhe shqipfolësit dhe e 2)Pse nuk po bëhet pastrimi - lustracioni i figurave personaliteteve prej 1945 deri në vitin 1999 kaq dua përgjigjer pa ekuivoke dhe pa filozofi tërr,tërr, tërr ?!..( Ishin pyetje tëk postimi i z. Pajazit Jashari)

Xun Çetta : Mik i nderuar Salih, më i kishe shtruar dy pyetje tek profili i z. Pajazit Jashari, tani po të përgjigjëm këtu dhe më pas do ti barti atje tek profili i tij si dhe, ndoshta po më shtyen ti publikoj fakte e dëshmi mbi takimin dhe intervistimin tim që i kam bërë z. Azem Vllasi para gati një viti pikërisht pse ne nuk kemi hapësira publike. Ja pergjigja ime atje dhe këtu:

I nderuar Salih, shumë shkurt e shqip siq ke kërkuar ashtu edhe po të pergjigjem i bindur dhe më besim të plotë se do me kupton dhe pajtohësh më pergjigjën time siq di të jem i sakt dhe pa fasadë politike.

1-Nuk janë denuar zyrtarisht krimet e ish sistemit Jugosllav ngase pa ato struktura nuk mundshin më ardhur këta të cilët ërdhen nër bashkëpunim më të parët siq do ta lexoni në pergjigjën tjetër.

2-Kosova, as nuk hapi dosje e as nuk bëri përpjekje që të ruhët në politikëbërjen e pas ludftës në mënyerë që mos të paraqitët kjo nevojë e hapjës tyre si dosje të cilat shumër kënd e lendojn keq. Më pas kur u paraqit nevoja dhe gati u bë obligim shtetror që ta frenon të keqen i inkorporimit të politikave të vjetra më politikan të vjeter dhe me të bijt e tyre e kryesisht më njerëz sherbimesh, atëhere ja dredhën më gjoja arsyetim se nuk paskemi dosje , ato i ka marr pushtuesi ashtu siq na i mori edhe dokumentacione të gjendjës civile në shumë komuna.

Pastaj, personalisht kam filluar e hulumtoj mundësinë për të parë realitetin se çfarë mund të bëjm dhe sa është e vertetë kjo se a vertetë qenkemi vend i lirë e pa dosje. Kam sjellur tepër fakte e dëshmi se ne kemi dosjet edhe pse jo krejt të kompletuara e të cilat do i kompletojm ato në bashkëpunim me Republikat tjera të ish Jugosllavosë e në veqanti më Slloveninë dhe Kroacinë, edhe këtu, ata të cilët nuk donin e as sot nuk duan të ballafaqohen më dosjet, bënë çfarë ditën e munden për tu kap vet më po ato sherbime të UDB-së në Kosovë dhe të fillojn e operojn në popull më po ato dosje dhe më po ato sherbime në prapavi. Kjo e keqe, mjerisht u shkonte për shtati edhe faktorit nderkombëtar ngase e kishin më leht të riaktivizojn punën e sherbimeve të vjetra më pak ndryshime për syrin e popullit të çliruar sesa të merren më organizimin në bashkëpunim më struktura krejtësisht të pastra për ti bërë sherbimet tona të kohës sonë krejtësisht instutucionale. E kam thën diku dhe po e perseriti:

Sa kohë ka vepruar SHIK-u jo institucional më zyre në mes të Prishtinës, kurr nuk ka pas ndonjë organizim apo vizita zyrtare të partive tona politike e as të institucioneve, veqse gjithëherë dhe pa nderprer ka prit e percjellur nderkombëtar të lloj,lloj sherbimeve. Ky është krimi jonë që na është perseritur si lëshime të pa falshme edhe pas çlirimit të vendit tonë.

Pa këto praktika dhe pa këto lëshime në politikë, kurr nuk do mund të kishin ardhur për të luajt më një popull të tërë mik i nderuar Salih.

Ramadan Cetaj : Te pergëzoj për këtë     

Pajazit Jashari : Shumë i nderuar shok Xun Çeta!
Unë çmoj dhe respektoj mendimin tënd. Ke të drejtë, por duhet ta kesh parasysh dhe nje gjë. Qytetaria jonë është e papërfillshme në Kosovë. Ti jeton në një vend ku qytetaria dhe klasa e mesme jan të knaqshme. Si rezultat: këto dy kategori nuk e lën shtetin me gabue.
Nëse ne presim deri të ngritet niveli qytetar dhe klasa e mesme na mori lumi. As une nuk përkrahi dhunën, por për të penguar nje të keqe më të madhe jam për të.
Pajaziti, Xuni, Kajtazi e Hajdari jan vetëm numra para interesit kombëtarë.
Dua të shkoj pak më lart.
Enver Hoxha për një kalim kufiri ilegal i vriste ose në rastin më të mirë i kalbte në burg. A e meritonin një denim të tillë? JO, JO dhe prap JO.
Por ishte një e keqe e domosdoshme që duhej të ndodhte për interes të shtetit e kombit.
Paramendoje një Shqipëri me nga 2muaj burg për kalim kufiri ilegal.
Sa veta do e kishin braktise Shqipërinë e varfër 2 milionshe?

Xun Çetta : Po i nderuar Pajazit, e di se dhuna ligjore është mekanizmi i vetëm i cili shtyp dhunën e turmave të cilat qoroditën dhe si të qoroditura kalojn në rrezikim të vendit dhe sovranitetit tij. E keqja është se, çdo pushtetar i sapo ardhur në pushtet, bënë kthesa për një a dy mandate dhe më pas fillon e krijon klanin e besueshëm për të kaluar në nepotizëm dhe nga aty fillon kalbëzimi i institucioneve për të u detyruar më pas që të shendrrohet në diktaturë krejtësisht në mbrojtje të vetvetës.
Komunizmi, pa dallim ku dhe në cilat shtete, ishte sistem njëpartiak më ndryshim të praktikave dhe metodave qeverisëse por gjithësesi pa ndryshime në rotacion të partive politike siq funksionon në sistemet shumë partiak. Pra pikërisht këtu është dallimi më i dukshëm mës sistemeve politike, atij një partiak dhe shumë partiak.
Shkalla e dhunës në pafundësi, pa dallim më apo pa të drejt mbi popull, në sisteme shumë partiak nuk ka mundësi të tolerohet e aq më pak të praktikohët siq ndodh në sistemet më një parti të vetme.
Ato persekutime pa zë dhe shkalla e dhunës së pushteteve komuniste apo sistemeve një partiak, nuk kanë çfarë pretendojn në shekujt e kohës sonë. Pikërisht këtu është vlera e ndryshimet të pushteteve në funksion të shtetit ku nganjëherë imponon të ikën pushtetari i mirë por më tendenca kalbëzimi nga brenda dhe të zëvëndësohet më një pushtetar më të dobët por që freskon dhe shpeton institucionet nga kalbësimi i tyre. Janë fenomene këto në politik të cilat duan kohë dhe hapësirë mediatike për ti zbërthyer në detale. E di apo do doja të më kesh kuptuar drejt z. Jashari.

Pajazit Jashari : Pajtohem me ty i nderuar shok Xuni. Vetëm gjërat shikohen në kontekst kohorë.
Mallkimin më të madh që doja bëja sot ndonjë shteti do ishte " u bëfsh shtet komunist"!!

 

Dy muaj pas :

Nëse neser fillon hetimi më intenziv mbi atentatin Vllasi … 

Luzern 03.05.2017

Xun Çetta

info.cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1139

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1486573348029457

 

 


Ëndër në gjygjin e Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.