Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Dje,sot as neser, nuk ka pas, nuk ka dhe nuk do të ketë mafi Shqiptare në Zvicër

Nga shtypi


Tash sa vite, percjelli gjendjën reale të Mergimtarëve tonë në Zvicër dhe kurr nuk kam pas rastin ta zbuloj ndonjë gruplidheje mafiozësh të komunitetit tonë këtu.

Propaganda e zezë, gjithëherë ishte e madhe por realiteti i fatit tonë si Mergimtar në Zvicër, kurr nuk është pasqyruar drejtë.

Thuhet një fjalë popullore, jo vetem tek ne, por njihet kudo si thënje popullore : ,,Nuk ka pyll pa darra“

Edhe Mergata Shqiptare këtu në Zvicër, nuk është pa derrat e gjakut tonë, por si komunitet Shqiptar, jemi mirë dhe pa asnjë rrjetë kriminale siq mundohet ta paraqes propaganda e zezë kundër popullit tonë.

Mendoj se nuk kam pse ta zgjati më shumë në këtë drejtim, por do doja ta thëmë realitetin se, po ndihëm mirë kur herëpasëherë po lexoj zëra zyrtar mbi realitetin e komunitetit tonë si popull në Zvicër.

Ju sygjeroj :

Zmadho e lexo foto-textin e fotos –II- ku mund ta lexoni se çfarë thotë për Shqiptarët z. Jean-Luc Veiz, ish drejtor i zyrës Federale të Policisë  së Zvicrës në vitin 2006 si dhe lexo këtu në Link-lidjen dhe shih çfarë thotë Shefja e policisë së Kantonit të Gjenevës, komandantja Monica Bonfanti për ,,Bota Sot“ 24 shkurt 2017 :

http://www.botasot.info/zvicra-diaspora/660129/komandantja-e-policise-ne-gjeneve-me-shqiptaret-kemi-zero-probleme-ne-zvicer-hiq-e-me-hiq-me-mafian-shqiptare/


Luzern 28.02.2017

Xun Çeta 












Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1421116494575143

Komentet në facebook :

Sylejman Morina :  Xun miku, shqiptaret nuk kanë qen, nuke jane e as nuk munden me qen problem ne zvicerr.
Mediet ekstrem , siq thote edhe komandandja shume e nderuar, jane ata qe fabrikojne akuza te paqena, sepse jemi populle i pa mbrojtur ne Evrope, s`ka prej kujt të frigohet kjo falange e mediave albanofobe, fashiste e antisemite, nese ushtrojne dhune psiqike jo vetem , sidemos ndaj shqiptarve. Ne zvicer vepron fuqishem mafia ruse, italjane, gjermane, etj, por nuke ja mane ti akuzoij kjo medie mjerane ket mafi.

Brahim Avdyli : E keni pasur qe sa vite dhe përpara edhe librin tim, sepse ka dhënë të saktë numrin e shqiptareve në Zvicër, e disa të tjera, por asnjë ent e instuticion nuk e merr të vërtetë këtë numër dhe i paraqet si "mafiash", gjendje e pavërtetë të tyre. Dhe, e keni pasur edhe si kanë "jetuar" ata, përmes një përjetimi direkt i imi... Dhe, shoqatat, partitë, shoqërit, te vjetra e të reja... E ka botuar edhe vet "Brezi `81"!... Po ju them se ju duhet të fshini sytë njëherë e mos thuani se "nuk e kem ditur këtë numër", por as se si kanë jetur... Jemi miq e shokë të vjetër!... Pra, po u them gjithë të mirat, për JUVE!... KLM!...


  Brahim Avdyli :  Faleminderit shuuum Xun Çetta! Ti je mik i imi! I kam vënë tërthorazi që të kuptojnë ata që duhet të kuptojë APO ata që nuk Duan që të kuptojnë! E vërteta është pikërisht këtu! Faleminderit shumë! E dija se mund të ndërlidheshe edhe ti! Për këtë vepër kam qenë në UNO, në Gjenevë dhe jam menduar gjatë. Kështu, Gjeneva është dashur t`a thotë të vërtetën, madje pak me vonesë...

Brahim Avdyli : Shikone këtë fotografi: nën pankartë, në ballë të demostratave të vitit `81, të cilën çdo ditë e festoni, jam unë, me dorën e djathë përpjetë, me dorën e majtë me trakë të kuqe, me rrobe te "Napredakut" të Gjakovës, e këpuca të Prizrenit... Ndaçi mos e besoni... kështu thonë "të gjithë"...

Xun Çetta :  Nuk e kam hallin të ju informoj ju i nderuar Ibrahim, ju e shumë veprimtarë tjer si ju jeni terësisht të informuar, jeni në rrjedha dhe mjerisht nuk po keni hapësira ti informoni dhe ti formoni të tjerët shendetshëm. Ju përshëndes dhe falenderoj në perkushtimin tuaj

Brahim Avdyli : Faleminderit shuuumë Xun Çetta! Ti je mik i imi! I kam vënë tërthorazi që të kuptojnë ata që duhet të kuptojën apo ata që nuk duan që të kuptojnë! E vërteta është pikërisht këtu! Faleminderit shumë! E dija se mund të ndërlidheshe edhe ti! Për këtë vepër kam qenë në UNO, në Gjenevë dhe jam menduar gjatë. Kështu, Gjeneva është dashur t`a thotë të vërtetën, madje pak me vonesë... Këto fotografi mi ka dërguar edhe mua dhe artikullin e "Botës sot", por nuk kisha kohë ti edhe njëherë ne spikamë. Mjerisht nuk duan që ta marrin vesh ata të cilët ndërlidhen me "serbët" çështjen shqiptare... Më mirë u vjen të i pëshpërisin me zë "të thënat" serbe mbi shqiptaret, se sa ta thonë vetë njëherë TË VËRTETEN!...

Ahmet Bllaca : per këto te thëna dhe te veshura Shqiptareve per Mafi qe shkruhej qe ne Vitin 93-94, unë kame reague ateher ne shkrimin e zonjes Syzana Kasanelli një Prokurore e cila tentonte qe te na futëte familjet Shqiptare si djep i Organizuar e Mafioze dhe bartes te Droges, e cila pate thene se njefe mire Mentalitetin Shqiptare, e qe une i tregova zonjes se aspake se njefe ase Mentalitetin dhe ase Familjen Shqiptare perveqse qe ishte argat i Serbise dhe nje Anti-Shqiotare, dhe e njejta nuk pate shkrue kurre me dhe ase qe mu pergjegje, mbasi e identifikova qarte se kushe ishte dhe i tregova se ku do ja gjeje vendin nese vetem edhe nje here sherbehet me shkrime te paguara nga Anti-Shqiptaret, nga Shkiet, pore kte nuke e din Komuniteti yne sepse ate Bote Gazeta jone Shqipe nuke e qiti shkrimin tim fare, dhe per kte e dina ata zoteri qe ishin ne Redaksin e Gazetes Rilindja.

Ju pershendese te nderuare.

Ahmet Bllaca : Ju respektoje qe te dyve si Shoke te Idealit dhe Veprimtare te pa-lodheshem,.Respekt per juve Xun dhe Ibrahim.

Xun Çetta : I di reagimet tuaja Ahmet, bile shumë më me perkushtim i percjelli ato reagime të cilat tjeret i izolojn dhe nuk u japin hapsira të degjohen në opinion ato. FLM për respektin, shendet

Ja tani e gjeta dhe po e barrti në gjuhë shqipe :

 Politikani zviceran vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës

Me 2 Mars 2017 - 20:50 

Deputeti në Parlamentin e Zvicrës nga SVP, Roger Köppel – i njohur më shumë edhe si shef i javores kontroverse “Die Weltwoche” – është paraqitur së fundi me një interpelancë parlamentare kundër pavarësisë së Kosovës.

“Ekzistimi i misionit Swisscoy në Kosovë është tregues se ky shtet nuk funksionon si shtet i pavarur”, ka thënë Köppel në këtë shkresë. “Me dërgimin e ushtarëve të Swisscoy-t po pranohet se në Kosovë nuk ekziston pushteti funksional. Kjo për faktin se garancia e një pushteti shtetëror është parakusht për njohjen e një shteti”, shkruan 20 minuten.ch.

20 minuten merr edhe mendimet e politikanëve të tjerë lidhur me deklarimin e politikanit Köppel. Arbër Bullakaj, që është politikan i Partisë Socialdemokrate (nënkryetar i kësaj partie për Kantonin St. Gallen) thotë: “Ai këtu i ngatërron gjërat që nuk kanë të bëjnë me njëra tjetrën. Fakti se Kosova është shtet sovran, nuk nënkupton që ajo nuk duhet të pranojë ndihma në ngritjen e saj. Për paqen në Evropë është me rëndësi që Kosova të jetë e mbrojtur prej sulmeve nga jashtë”.

Kundër kolegut të saj nga parlamenti është edhe deputetja Corina Eichenberger nga FDP, e cila është njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Politikë të Sigurisë. Për të, sovraniteti i Kosovës është jashtë çdo debati ose është, thjesht, i pakontestueshëm.

Ministria e Jashtme e kontaktuar nga 20 minuten nuk ka dashur të përgjigjet lidhur me interpelancën e Köppelit pasi që ende nuk është dhënë përgjigja që sipas procedurës, duhet të jepet nga Këshilli Federal.

Lidhja:

http://www.fiks.al/politikani-zviceran-ve-ne-pikepyetje-pavaresine-e-kosoves/

 

 




Dje,sot as neser, nuk ka pas, nuk ka dhe nuk do të ketë mafi Shqiptare në Zvicër

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.