Lajmet aktuale


Është fati më i mirë kur në politikë vet zbulohën fytyrat e prishta e shpirtë thara për paqe rend e qetësi të njerëzimit.

Unë, nuk kam çfarë thëm më shumë pas leximit të bindjeve edhe pse personale të Ish zëvëndës shefi-t të CIA-s për Ballkanin z. Steven Meyer kur aj thot:

,,Ka ardhur koha për ndarje të Kosovës“

Mënyera se si e shëh ndarjën e Kosovës ky shpirtë tharë në politikë, si dhe mënyera se si gjoja po shprehu keqardhje për Sërbinë, nuk është asgjë tjetër pos një diplomaci kalamajsh, lojë fëmijsh të cilën edhe i marri politik e kupton nga larg se, ku synon ky që ta rrëshqas Ballkanin në luftëra të reja.

Po çfarë diplomacije kjo kur gjoja e po vajton Jugun e Mitrovicës për Serbinë në mënyerë që të mos flitet për Veriun të cilin e kanë ndarë e nuk e lëjn të bashkohët qyteti tash e gati 18 vjet pas lufte !!!  

Unë nuk perfaqsoj diplomacinë e as politikën e Kosovës, nuk jam as Ministri i punve të jashtme Enver Hoxhaj e as Presidenti Thaçi për ta kursyer fjalorin politiko-diplomatik për hirë të raporteve shumë miqësore SHBA-Kosovë.

Unë jam një i regjur dhe një bukë e thekur në politikë, jam një sakrifikues i realitetit politik pa bërë diplomaci e as karrierë të tilë politike më kaq prapaskena sa po zbulohën edhe më tej.

Nisur nga ky realitet, jam i detyruar ta shprehu hapur vlerësimin tim mbi krejt projektin e këtij të sëmueri politik i cili po ridizajnon politika të reja lufte në Ballkan.

Dalja nga krimet politike ne atë nenqiell dhe ikja nga krimet në korriz të popullit Shqiptar, ka bërë që të ndryshoj bota dhe gjynahet e sajë në shekoj. Është krim i trefisht për botën po të ridizajnohën krimet e reja politike në Ballkan.

E kemi dijt se qen të qartur në segmente të politikës Ruse ka, por jo se është e gjithë Rusia e qartur në politikë, gjë të cilën nuk e besojm as sot. E keqja është se edhe vetë Rusia njerëzore po e vuan këtë qartje qensh në politikë, akoma më keq kur po zbulohën klysh të qenve të qartur në Rusi dhe si klysh, kanë bërë përvoja dhe kanë ngritur shtat të politikave gjoja perendimore në BE dhe Amerikë. Ky është rreziku i cili po kërcnon botën drejt luftërave të reja kudo në botë.

Rrenimi i kthesave të mëdha politike çfarë janë bërë në Ballkan, do ishte një rrenim i rendit të ri botëror i cili edhe ashtu po qalon, por si progres i filluar politik, nuk po ndalët drejt finalizimit të nismave të reja nga ku po udhëtojm bashkarisht.

Ushtria sado e fortë e cila synon ta ripushton Kosovën, ka qenë është dhe do mbetet shumë më e ligë dhe më e pa suksesshme përball vullnetit të popullit për lirinë dhe pavarësinë e tij.

Politikat e pas luftës në Kosovë, më aq pisllëk të pjesëshëm vendor e nderkombëtar, nuk percaktojn fatin e ventit tonë neser, kjo ishte një pasqyere e thyer që në fillim për ta prezantuar Kosovën si shtetin më të shemtuar.

Kosova, aq sa u ndihmua materialisht pas lufte po aq u plaqkit gjatë paqës. Ka mjaftuar një arrestim nga Haga dhe të zbrazën gjepat, arka e Kosovës së varfër për mbrojtje të politikanve tonë ! Sa e sa arrestime të tilla kanë ndodhur, jo për ta quar drejtësinë në vend por për ti mbushur xhepat e gjykatësve dhe avokatëve nderkombëtar si dhe për të bërë karrier politike dreqi e i biri në Kosovë.

Sa dhe si është privatizuar kapitali i Kosovës gjithëherë nën llupën e nderkombëtarve dhe veglave tyre të cilët po i shëndronin në kapitalist të rinj në bllokun ish Socialist ? Këtu dalin sheshazi politika të cilat kishin mekanizma të klyshëve të qenve të qartur Rus të cilët kishin ndërruar lëkurën dhe kështu kishin depertuar në politikat e perendimit.   

Ky artikull të cilin sapo e lexova në ,,Bota Sot“ mjerisht ma zbehu paksa gëzimin për lirimin e z. Haradinaj, viktimë i po këtyre politikave të kryqëzuara në Ballkan.

Link-lidhja:

Ish zëvëndës shefi i CIA-s për Ballkanin: Ka ardhur koha për ndarje të Kosovës

Më: 12 janar 2017 Në ora: 14:24

http://www.botasot.info/aktuale-lajme/638291/ish-zevendes-shefi-i-cia-s-per-ballkanin-ka-ardhur-koha-per-ndarje-te-kosoves/

Luzern 12.01.2017

Xun Çetta