Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Nga dy fonde për çlirim në dy fonde për pervetësim, tani rreziku për ripushtim

Politikë


Ripushtimi i parë i realizuar plotësisht : Thyerja e vullnetit për të veprua, kontribuar dhe financuar për vendin dhe zhdukjën e varfërimit tij.

Ripushtimi i dytë veq po kërcnon më : Ftohjen e faktorit ndërkombëtar në bërjën e shtetit të së drejtës tek ne ku do duhej të sundoj ligji.

Si pasojë e kësajë, ish pushtuesi, akoma pa u ndëshkuar për krimët më të pa para në atë nenqiell, tani serish po kërcnon më luftë mbi vendin tonë… Ju lutëm, ku jemi ne, çfarë bëjn të ndërshmit dhe gjithë ata veprimtarë ? Ndoshta po del fakti se, pushtuesi në vazhdimësi, si në paqe ashtu në luftë na paska luftuar më emisionarët e tij brenda nesh.

Nga shumë befasi tjera këtu në këto dy video dokumentar, nuk e kuptoj se si shpjegihët deklarimi i z. Isa Mustafa i cili deklaron se: 107  milion DM ishin mbledhur nga Kosova a diku 140 milion DM nga Mergata !!!

Kjo, siq është thënë disa herë më parë e nuk kam dashur ta besoj kurr, do të thot se, mbi 40% të atij fondi qenkan mbledhur nga populli tmerrësisht i pushtuar në Kosovë !!! Ju lutëm, a ka njeri normal i cili e beson këtë ?

Nese është kështu, atëhere nuk kemi të drejt të themi se Mergata më finansimet e saj mbajti gjallë popullin e pushtuar në Kosovë, ne e paskemi ndihmuar e jo shpetuar më finansime në të cilat thirremi aq shumë. Shtoja faktin kësajë, se kur ka perfunduar lufta, Kosova zyrtarisht pa Mergatën dhe fondet e sajë, ishte më fonde të zbrazta, çfarëdo të thotë se, 40% të fondit të hyra nga Kosova veq i kishte shpenzuar në luftë dersa fondi i Mergatës po del se pas lufte është përdorur për të bërë biznese dhe për ta blerë votën më gjithato biznese të pista duke filluar nga tenderët e pas lufte, kumbarë i të cilave është Ukë Rugova deri në thyerjën e tyre për të ardhur të tjerët në bashkëpunim më të paret dhe kështu gjithë bashkë të bëhën nje, pa dallim partish politike si dhe të gjithë në mbrojtje të bizneseve tyre e jo të shtetit dhe pronës tij.

Një deklarim i tillë siq thotë z.Isa Mustafa, na fyen si Mergimtar, pra këkojm të hulumtohën dhe informohemi njëhere e mirë se kah kanë shkuar parat e 3% shit ?

Kërkojm urgjentisht të hulumtohën të pa deklaruarat e Isës dhe Bujar Bukoshit, siq jan, terheqjet e parave pa nenshkrimin e dytë dhe të tretë siq parasheh ligji mbi Bankat dhe transaksionet per mes tyre, të hulumtohet fati i Bankës Dardania në Tiranë dhe objekteve të UFORK-ut në Prishtinë si dhe të zbardhët fakti, se sa para u kanë dhënë secili veq e veq Bankerve dhe avokatve tyre, vetëm e vetëm për terhjekje parash pa nenshrimin e tjetrit si pasojë e konfliktit tyre mes vete në kohën kur Kosova po digjej flakë.

Për fondin,,Vendlindja Thërret“ nuk po thëm asgjë ngase nuk ka raportime zyrtare nga ta e kryesisht pse atje finansimi ka funksionuar më të vjetrën, pra më para kesh, si rezultat i kësaj, aty shoh gadishmeri shumë më të madhe që ta qesin njëritjetrin dhe të dal realiteti se cili prej tyre ishte Bërberi apo Xharrahu më i madh i këtij fondi.

Di dhe dëshmoj se disa nga ata, gjatë luftës kanë furnizuar popullin më armatim ku kishin edhe depot e veta në Tropojë, e di se në kushtet e athërshme kishin edhe spitalet e improvizuara emergjent në Tiranë ku trajtoheshin të plagosurit në luftë por jo në rrezik për jetë, di edhe shumë çka tjetër si lehtësim për njërin krah tyre të ndar, por pas lufta, më ka zhgenjyer keq dhe shumë kohë vetem kam percjellur situatat.

PS.

Jo për të dal mbi këto dy fonde më aq shuma parash, por për hirë të realitetit të cilin nuk e deshten kurr, e thëm dhe nuk do ndalëm derisa ta kuptojn krimin e tyre ndaj nesh të cilët filluam dhe e deshtem që ta bëjm një luftë më njerëz të paster në krye.

Ja këtu në foton e fundit shihet se kur e kemi filluar armatimin për çlirimin e vendit pa këto dy fonde që tani po

dalin fonde përfitimësh të cilat mashtueshëm ishin shpresa

jonë për çlirim, kuptohët filluam në kaqikun që kishim atë kohë

1990-91

( Foto nga Video dokumentari 1991)

Xun Çetta 

Lus gjithë lexuesit-lexueset , lereni për momentin kush çfarë shkruan, dëgjoni këtu kush çfarë thotë dhe në fund ti falenderojm gjithëata që po hulumtojn realitetet më të hidhura në këtë rrugë të pergjakshme për ne.

Derisa drejtësia nuk vepron qytetari i ndershëm nuk denoncon e as ndihmon.

1-        Zona Express: "Vjedhje në kohë lufte" (Pjesa I)

Datë 05.06.2016 Link Lidhja:

https://www.youtube.com/watch?v=mRBJ2OM1teE

----------------------------.

2-        Zona Express: "Vjedhje në kohë lufte" (Pjesa e Dytë)

Link Lidhja:

https://www.youtube.com/watch?v=8qIjcFBzeAo

Ripublikim i pa prekur

Luzern 03.12.2016

Xun Çetta


                                      

 





Nga dy fonde për çlirim në dy fonde për pervetësim, tani rreziku për ripushtim

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.