Politikë
Vizita e Presidentit të Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi në Tiranë, ishte një lajm ku përveq shumë çka tjetër, u kënaqëm dhe u shkarkuam nga tensionet e këtyre ditëve e kruesisht pas deklaratës së dhënë para pak ditësh nga z. Ivica Daqi 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, jo vetëm se tha, por dallueshëm nga të thënat tjara si president, kësajë radhe bindshëm deklaroj, fillimisht si mendim të tij personal që e kishte rregullisht, por kësajë radhe e tha si president i Republikës së Shqiperisë, pra po e parafrazojë në mungesë kohe që ta citoj siq i kam të incizuar:

,,Shqiperia nuk mund të nderhyj në debatet politike të Kosovës për Kosovën pasi këto janë qeshtje thellësisht të politikës dhe opinion bërësve të Kosovës“

Kjo ishte vlera e të gjitha vlerave të kësaj vizite të presidentit Thaçi në Republikën e Shqiperisë, ku Presidenti Nishani, vulosi si shkarkim tonin ngarkeash më dilema dhe frikë të një mundësie të rrezikshme në diplomaci prapa perdeve.

Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, po ashtu ishte në nivelin më të duhur të kësaj vizite të parë si president i Republikës së Kosovës. Vlen ta thëm faktin se në fillim e keqkuptova sikur tha : (Nuk jemi të hapur), por pas degjimit të incizimit konstatova se ka thënë :

 ,,Shqiperia dhe Kosova vazhdojn ta thellojn bashkëpunimin pa asnjë qeshtje të hapur“.

Kjo ka dallim nga keqkuptimi im përqka konstatova në incizim dhe në emisionin e më vonshëm prej 10 minuta si emision special kushtuar kësajë vizite.

Ajo çfarë më ka lën të kuptoj si vlerë dhe vizitë të nivelit të matur dhe kujdestar vlerash nga kjo vizitë e presidentit Thaçi në Tiranë ishte :

Vizita dhe dekorimi të cilën i bëri Shkrimtarit, krijuesit dhe publicistit politik z. Diteri Agollit.

Shkrimtari Diteri Agolli, vërtetë ishte, ndoshta akoma është anëtar i Partisë Sosialiste të Shqiperisë, por kurr nuk u nda nga të qenurit krijues mbi të gjitha i qeshtjës Kombëtare dhe stimulues i fatit të Kosovës. Gjë kjo e cila e dallon nga i madhi Ismail Kasari si njeri i letrave dhe botimeve më renome nderkombëtare, por më pershtatje të politikave dhe njërëzve në pushtet.

Pra, Agolli nuk ishte ky çfarë ishte Kadare, pa dashur ta perjashtoj krijimtarinë e z. Ismail Kadare i cili meriton një çmim nderkombëtar pa dallim nobel apo të ngjajshëm.

Më këtë temë, mbi vizitën e Presidentit Thaçi në Tiranë, po e permbylli edhe pse pata të thëmë shumë çka nga lajmët e ditës sotme siq ishte, fillimi i vitit Akademik në Kosovë, pastaj mbi minotazhën më të drejt, mbi arrestimin e oficerit të policisë së Kosovës së z. Nehat Thaçi e shumë temave tjera.

Luzern 03.10.2016

Xun Çetta

Komenti shtesë  në facebook:

Xun Çetta : Mos të më pelqej apo bëj like, e aq më pak të më komentoj ai apo ajo i cili apo e cila nuk më kupton drejt dhe të shpreh pajtim më vlerësimin tim. Pelqimi apo like, është pajtim i pa komentuar i cili vlerësohet, komenti është specifikim i pajtimit më çfarë thëm. Shendet të nderuar / ra