Politikë

Sot tërë dita më kaloj jasht vetëizolimit dhe më takime e vizita duke ruajtur distancën sociale siq po thuhet tashmë.

 

Mandati juaj deputet/e të nderuar/a është vetëm më një qeveri të cilën e keni votuar ju e jo çfarë na servojn lederëtr e partive tuaja politike. As ju disa analist, mos u fundosni në llumin e analistëv pa logjikë të cilët shitën për para ose previlegje tjera të premtuara pa dallim nga pozita-opozita.

Ta kuptojm një të vertetë logjike e cila nuk ka si të mos jetë kushtetuese:

 

Mandati i çfarëdo qeverie është e drejtë e Kryeministrit Kurti për ta propozuar apo jo mandatarin e ri. E di se z. Kurti nuk din, apo nuk don ta bën një hap pozitiv për ti zbuluar akoma më shumë inatet e tjerëve në politikë, pra ta propozonte z. Konjufca për Kryeminister dhe ta shohim se a po ja voton LDK-ja ! nese nuk ja voton, vetëm nga këtu dhe ky moment mund ti siguron votat e reformistëve të LDK-se për zgjedhjet që do të vijn në këtë fund viti. Po, vetëm kështu mund të shpreson në votat e atyre të cilët e deshten këtë kualicion nga pjesa e madhe elektorale në LDK.

 

Kështu LVV po shihët se nese nuk ndryshon diqka ajo po del në pozitat e PDK-së të para këtyre zgjedhjeve, pra po karantinizohët, po shprehem kështu tash si aktuale kjo, pikërisht më viat e kuqe nga gjitha subjektet ku edhe po ti fitonte 40% të zgjedhjeve, më këto via të kuqe prap nuk merret pushteti.

 

Mos harroni të nderuar/a, unë nuk e njoh mirë kushtetutën ngase as lexu sa duhët nuk e kam, por mendoj se nese del një qeveri teknike, kalimtare, e unitetit apo si doni ta quani atë pa LVV-n aty, athere LVV e ka letrën e dytë rezervë për ta rrëzuar atë qeveri. Po e ka këtë mundësi të fundit nese ajo, pra LVV e terhjek kryeparlamentarën zonjën Vjosa Osmani si e drejtë e fituesit të parë të zgjedhjeve dhe kështu inatet politike mund të thellohën akoma më shumë e kur të bjen Kryeprlamentarja, bjen Kuvendi dhe pastaj nuk ka as qeveri e as kuvend !!! që do të thot do ndoidh edhe një thellim i problemit në këto situata pandemie.

 

Unë të vetmën rrugëdalje nga kjo situatë e krijuar e shoh, më propozimin e mandatarit të ri për Kryeminister nga LVV, ta votoj LDK dhe subjektet tjera të cilat veq jan në qeveri dhe kështu ta vazhdoj qeveria më këtë ndryshim deri në momentin pas pandemisë dhe ta shohim si po funksionon qeveria pas këtij infrakti që pat dhe ende po i vuan dridhjet e sajë.

 

Jam i sigurt se çfado hapi tjetër, situatën do ta komplikon akoma më keq dhe në dem të qytetarëve. PDK, sikur po shkon më një pervojë të re dhe jam i sigurt se nuk do ti dal keq nese nuk implikohët më keq se kaq sa ndodhi këto ditë.

 

Deputet/e të nderuara/a, aty në hyrje të kuvendit e keni pllakën e ngritur pë ti kujtuar të pa gjeturit, mos hyni në seanca pa vizitua këtë pllakë kujtimi ju lutëm, e pastaj varët kush jeni...

 

Unë kur të filloj ta humbi durimin, fatmirësisht iku për Zvicër tek familja ime e jo të bëhëm pacient i politikave të sëmuara në vendin tonë.

 

Prishtinë 02.04.2020

Xun Çetta