Kulturë

Njeriu është mirë, bile shumë mirë e më interes të mëson nga jeta dhe pa frikë realitetet aso qfare janë, qoft i hidhur apo i ëmbël ti pranon si realitete ato. Çdo gjë e tepruar kalon në humje të vlerës që ka, edhe fotot kaq më bollëk sot, nuk kanë vlerën që duhet pas apo aso çfarë kishte fotografia dikur. Nisur nga ky realitet, më keqardhje më duhet ta pranoj edhe faktin e hidhur të cilin qenka vështirë fillimisht ta kuptoj e më pas, më dhimbje ta pranoj.

As patriotizmi i ditëve kur duhej të jesh dhe rezistosh si patriot i vërtë në kohën e duhur, sot nuk është më ai patriotizëm çfarë ishte po as vlerat e patriotizmit të sotshëm nuk ma perngjajn kënaqësinë e patriotizmit e ditëve të vështira !!!

 

Kurr nuk e kisha menduar e lere më besuar se edhe patriotizmit mund ti humbet vlera më kaq makiazh patriotizmi ! pra ashtu si fotografisë, çdo gjë e tepruar e më ngjyra të pershtatura jo origjinale, i humb vlera dhe më e keqja është kur patriotizmin e degradojm nen nivelin zerro.

 

Kjo foto e postuar nga vëllau im Murati u bë shkas ta komentoj më shumë se sa e komentova në postimin e tij si më poshtë:

 

Xun Çetta : Një fotografi e vitit të shpallet kjo o Murat dhe nuk di ku e paske pas , nuk e paskam par as dijt se e ke. Një kujtim aq i mirë i kohës sa nuk ke ku të perzgjedhësh diku tjetër.Tani po te gjelozoj si te gjendet kjo foto tek ti, kam menduar se vetem Xuni e ka këtë perkushtim ti ruan fotografitë. Vertet më u sjellën sa e sa kujtime.

 

Luzern 10.06.2019

Xun Çetta