Politikë



  Shpresa e cila sikur po rritet në dy nisma të reja siq është rasti i Trepçës si dhe i Shoqatës, organizatës së veteranve të luftës së UCK-së (OVL-së )

Organizimi i ri i organizatës së veteranve të luftës e cila primarrë ka pastrimin e listës së veteranve, listë kjo e cila ka kompromentuar keq, shumë keq luftën e shejt të UCK-së si dhe prioritet ka afrimin e njerëzve më vlera të kësajë lufte. Si e tillë pa dyshim se është një nismë e mbarë e cila mundet dhe duhet ta këthej vlerën dhe besimin e luhatur në opinion për luftën çlirimtare e cila është dhe duhet të pasqyrohet e të mbrohet më ligj si njëra gati nder luftërat më të suksesshme të shekujve tonë.

Dorëheqjet nga shoqata, organizata aktuale të cilës i rrëshqitën lëshimet e kohës së invazionit keqbërës, nuk janë dorëheqje pa peshë pozitive, ato janë dorëheqje morale dhe në funksion të riparimit të gjitha lëshimeve të cilat më skenare të rrezikshme arritën ta keqperdorin besimin e vullnetit të mirë për ta integruar gjithë popullin si pjesë e çlirimit të vendit tonë varësisht mundësive, pozitave apo niveleve të kontributit tyre.

Uroj që nisma e re për organizatën e veteranve, të këtë sukses më ndihmën e gjithë ne kritikve të këtyre lëshimeve.

Shpresa e radhës, gjithësesi e mirë dhe e arsyesdhme është nisma, menjëherë pas aprovimit të projektligjit për Trepçën, që sa më parë të ndihen rezultatet e këtij projektligji ku më ekspert do ta pamundësoj plaqkitjën e Trepçës tutje në emer të borxheve në të cilat Serbia e ka futur atë për ti finansuar luftërat e sajë në ish Jugosllavi.

Dr. Musa Limani ekspert i ekonomisë i cili njihët edhe si nder të parët i cili pas lufte, dha dorëheqje nga Qeveria e Perkohëshme, pikërisht në mospajtim me çfarë po impononte politika e shkatrrimit të vendit të çliruar. Në këtë emision z. Limani pasqyroj se çfarë pergjigje të fuqishme i ka dhënë njërit nga kontraktuesit nderkombëtar për Trepçën për mes Serbisë, pa qasjën e Kosovës në ato plaqkitje të vendit tonë.

Tani kaq vite pas krejt çfarë i ndodhi vendit, ai paralajmëroj qeverinë tonë se si, në asnjë mënyerë nuk duhet pranuar obligimet e Trepçës ngarkuar nga Serbia për aq vite sa kishte filluar shkatrrimi i ish Jugosllavisë. Të gjitha ato janë kontrata inegzistente për ne.

E perfundoj më kaq në pamundësi kohe që të vazhdoj më në dertale deri tek rrjedhat dhe rëndësija e zgjedhjeve të cilat po mbahen sot në Mal të Zi e që për ne janë më rëndësi në këto rrethana të cilat i ka krijuar diplomacia anti vendit tonë përmes politikanëve tonë të cilët çfarë thonë sot nuk tregohen neser, politika këto të cilat po na kushtojn.

Luzern 16.10.2016

Xun Çetta