Lidha e Videos
Moderatori i këtij emisioni në para fillim të kësaj tryeze nder tjera tha: (Duhej vetëm një shkëndijë e vogël në vitin 1981 për të u ndez kjo çfarë ndodhi). Unë mendoj se ky ishte një konstatim i gabuar,ndoshta ishte diktim për ta thënë moderatori këtë që në fillim të këtij emisioni . Ishte gabim nga vet fakti se pikërisht fund vitet e 70-tave dhe fillim vitet e 80-tave ishin vitet më të rrezikshme qe populli kishte filluar e po akomodohej në shtetin Jugosllav,përjashtuar rastin e vdekjes së Titos, rast i cili pa dyshim ishte ishte një favorit....
Kjo fatkeqësi akomodimi nuk ndodhi dhe u pengua ashpër falë kësaj pranvere të vitit 1981,por se u dashtë shumë punë për ta penguar akomodimin e popullit tonë në atë luks më shtetin e mbytur në borxhe dhe shtetin i cili po asimilonte kombet!!! kjo sigurisht se nuk ishte punë e vetëm një shkëndije siç u tha,por duhej mund e sakrifica nga më të ndryshmet për ta filluar dhe te mos ndalet deri në çlirimin e vendit...Moderatori i këtij emisioni në para fillim të kësaj tryeze nder tjera tha: (Duhej vetëm një shkëndijë e vogël në vitin 1981 për të u ndez kjo çfarë ndodhi). Unë mendoj se ky ishte një konstatim i gabuar,ndoshta ishte diktim për ta thënë moderatori këtë që në fillim të këtij emisioni . Ishte gabim nga vet fakti se pikërisht fund vitet e 70-tave dhe fillim vitet e 80-tave ishin vitet më të rrezikshme qe populli kishte filluar e po akomodohej në shtetin Jugosllav,përjashtuar rastin e vdekjes së Titos, rast i cili pa dyshim ishte ishte një favorit....
Nëse do i komentoja gjithë mysafiret e këtij emisioni në gjitha pikat veç e veç,e di se do ta teproja deri në monotoni siç me ndodh shpesh,por tani do mundohem të ndalem vetëm në disa pika për të cilat nuk po mund të heshti e që edhe kështu do më shkoj tepër gjatë.
Në këtë emision,serish vazhduan avazet e vjetra por gjithsesi rrëfimet ishin më të kompletuara nga kanë qenë për kaq vite,besoj falë reagimeve të rregullta dhe prekjeve të realiteteve të reja të cilat nuk demantohen dot. Unë kësaj radhe do ndalëm vetëm në ato më kryesoret dhe konkretisht:
U tha se Aziz Morina nga Dushanova mbante flamurin,pastaj shumë mirë u saktësua nga Bajram Kosumi,se aty kishim vetëm një flamur. Vërejtja ime me sqarimet shtesë në këtë pikë është :
Jo Aziz Morina,por Trandelina Labinishti dhe Jashar Alia nga Radavci i Pejës (Histori tepër interesante kjo pas kaq vitesh).Këta ishin bartës të njëjtit flamur. Pra kur tentonim për defilim drejt qytetit flamurin e ka mbajtur Jashari dhe kur ishim në oborret e qendrës se studentëve flamurin e ka mbajtur Trandelina Labinishti.
Është realiteti ky,edhe këtu si gjithherë më parë e them njëherë e për gjithmonë si dhe garantoj se shpejt do dalin edhe fotot të cilave u kemi rënë në gjurmë.
Dihet se me cilën foto dhe me cilin person me flamur në dorë jemi maltertuar gjatë hetuesisë të gjithë,vetëm për ta treguar emrin e personit i cili po mbante flamurin,pastaj dihet tashmë publikisht se Trandelina e ka mbajtur flamurin në oborret e studentëve...TURPI YNË ky pas 31 viteve akoma të mos kemi zbardhur realitetet dhe tani të falsifikohet me shpresë se harresa ka mundësuar falsifikimin ...
Kadri Kryeziu ndër tjera për 11. marsin 1981 thotë:
(Nuk ishim qe Republika e Kosovës te jetë nen Jugosllavi).Në anën tjetër vet Kadriu thotë se nuk isha anëtar i ndonjë grupi apo organizate gjë qe nuk ja mohoj ndokush nga ne meritat si individ,por tani shtrohet pyetja kur u shtrua kjo pyetje se a dom republikë nen Jugosllavi apo jashtë sajë ?. e qe,më bindje e them se republika është kërkuar në kuadër të RSFJ-së pa u frikësuar nga realiteti sot,për të qenë më i qartë,kujtojeni kërkesën tonë për Republikën e 7...
Kadrui nder tjera thotë :(Plani ka qen qe te fillojmë në mense ashtu siç ndodhi dhe organizimi ka filluar me 10 mars për tu realizuar me 11 mars).
Këtë,unë nuk e di,por nuk kam te drejt ta kundërshtoj aq më pak të mos i besoj. Por kur thotë se Bahrie Kastrati ka përplas pjatën e parë fare spontanisht,këtu kam te drejt të reagoj madje ashpër nga fakti se jo pjatën por pjatat i ka përplas dhe jo spontanisht Rasim Blakaj person ky i cili më pas kurrë nuk është marr më këto punë si dhe kemi gjëra tjera për ti sqaruar po rreth këtij rasti.
Kadriu vazhdonte rrëfimet duke thënë:
Më kujtohet Bajram Kosumi i gjatë si sot...pastaj Gani Koci ka brohorit Kosova Republikë,e kam ndal dhe i thash që te presim pak thotë Kadru. Edhe këtu nuk kam si ta kundërshtoj por kam të shtoj variantin tim të ngjashëm.
Kadriu thotë:(Ali Lajçi ka ardhur në mënyrë spontane por ka pas një mjekër karakteristike dhe kështu sapo tha dy fjalë ai u identifikua si organizator).
Unë,nuk e kontestoj ardhjen spontane të z. Lajqi kur sapo kishim marrë rrugën drejt qytetit,por Aliu në radhë të parë nuk ka hezituar të dal në ballë të turmës dhe jo vetëm më dy tri fjalë vormak siç po përsëritët kjo deri në monotoni,por Aliu paraqitet më një fjalim bukur të gjatë dhe tepër politik sa që arriti ta ndez situatën dhe bëri që studentet ta kuptojnë seriozitetin e kësaj ngjarje,pikërisht në atë fjalim jo bash me dy fjalë ka mund te kapet koncepti i platformës së ngjarjeve...
Bajrami Kosumi në bisedë e sipër ndërhyri :
(Unë nuk kam qen pjesë e këtij grupi qe flet Kadriu por kam qen i organizuar me grupin tjetër. Kam qen kryetar i një grupi formal prej 7 personave)…Shprehja e përsëritur disa here formal, ishte e tepruar dhe nuk kuptova aq shumë nga kjo shprehje formal.
Më 11 mars thotë Bajrami se i është bashkangjitur demonstratës,pra nuk jam organizator i këtyre ngjarjeve,kjo ishte ndihmë e madhe më çka po sillej realiteti natyrshëm dhe pa lënë te futen përçarje në mesin tonë. Atë natë kemi ndez zjarrin jo se ishte ftohtë por qëllimi ynë ishte te mos ndalen demonstratat,por ato u ndërprenë po atë natë të vonë thotë Bajrami...
Teuta Hadri ndër tjera thotë:
(Më 11 mars është prit që demonstratat te fillojnë ne ora gjashtë (6),ne kemi pas përpjekje edhe me datën 07. mars dita e mësuesit por nuk ja dolëm) thotë Teuta. Unë nuk kam si te mos i besoj asaj derisa ajo ishte prezent në vazhdim të këtyre ngjarjeve ,por unë nuk di gjë për këtë datë të 7 marsit.
Teuta thotë :(Akademik e historian akoma sot po hezitojnë ta thonë fjalën e vet mbi organizimin e këtyre demonstratave,ne kemi pas të mbuluara gjitha konviktet dhe shkollat e mesme me celulet tona,unë ju kam borxh ta them këtë për hir të atyre qe tani janë tretur kush në mërgim e të ngjashëm ),
Unë në këtë pikë shqetësimi të saj them se duhet hulumtuar drejt dhe pa ndikime si dhe bazuar vetëm në ato fakte të cilat prekën për të dal më pas fjala përfundimtare e akademikut,historianit etj. Pra ne duhet ndihmuar zbardhjen e realiteteve vetëm me ato fakte qe duken,prekën dhe nuk fryhen gjërat kush mbi kontributin e kujt mundet. Aq më keq kur shfrytëzohet koha të cilën e kanë prit dhe po presin falsifikatorët e historisë të cilët tentojnë qe për mes pushtetit ta eliminojnë aktorin dhe avancojnë statistë të këtyre ngjarjeve...
Teuta si zakonisht ashtu edhe tani lakoj emra aq shumë sa vështirë ti ndërlidhësh ato për ta nxjerr thelbin e realitetit mbi fillimin e këtyre ngjarjeve. E dimë se më pas në demonstrata veproj e tërë Kosova,por të gjitha kanë datat e veta dhe mundësin e thurjes se realiteteve më aktorët real që nuk mund ti ndash edhe atëherë kur nuk po lejohet thurja e realiteteve.
Emrat e lakuar nga Teuta pa dyshim të paktën disa qe di unë janë për ta zënë vendin e duhur por vetëm për momentin,vendndodhjen dhe grupin e caktuar e jo të përgjithësohen për të njëjtën datë dhe të njëjtin organizim ku as gjë nuk del origjinal. Te përmenden gjeth ata emra e mos të përmendët Fate Zymberi e cila ka lexuar referat me 26 mars 1981 po aty në qendër të studentëve,kjo sigurisht se fut frikën e historianit që të shkruaj kush çfarë i thotë parasë të zbardhën akoma më mirë këto ngjarje,zbardhje kjo për të cilat është bërë aq pak sa që lë për të dyshuar në qëllimin e zbardhjes së vonuar.
Teuta,kësaj radhe në këtë emision,më në fund mori guximin ti thotë dy fjalë për mua dhe aktivitetin tim. Të jem i sinqertë dhe pa modesti e cila tash sa kohë po më kushton. Them se do ishte vaj në zjarr mos lakimi i emrit tim në misin e gjithë atyre emrave ...E din Teuta ku e kam fjalën më mirë se ata qe e dinë dhe prapë po heshtin mbi faktin se çfarë ka ndodhur në funksion të përvetësimit dhe falsifikimit të realiteteve jo vetëm të këtyre ngjarjeve por edhe të aktiviteteve në vazhdimësi...
Hydajet Hyseni në fjalën e vat ndër tjera tha:
Deri më 25. mars,katër(4) vite kam qen në emigracion. Ne kishim organizim atje dhe kishim konstatuar se në Jugosllavi
ishim kombësi,pra jo te barabartë e kjo u pa se ishim me qellim qe Kosova të mos ketë te drejtë te pavarësohet.
Në organizatën ku isha që nga viti 1970 kemi pas mjaft organizime,kishim celula e komitete te shumta ku ishte edhe Mehmet Hajrizi,Rexhep Mala etj. Arrestime nga organizata jonë nuk ka pas fal konspiracionit tonë.
Ne,ishim vetëm një pjesë e lëvizjes kombëtare pra LNQK-së,që për synonim kishim ti bashkojmë këta lumenj organizimesh dhe
pagëzimin e bashkimit ta bënim në demonstrata.
Ne nxirrnim gazeten tonë LIRIA,tha z.Hyseni.
Hydajet Hseni nder tjera,në minutën 43 të këtij emisioni tha edhe një gjë mjaftë më peshë për ta kuptuar opinioni dhe ata qe do ta thurin historinë,por unë kuptova qëllimin kur tha :
(Në Maqedoni filluan t`i regjistrojnë si jo shqiptar dhe ne si organizatë në perëndim dolëm më parullën ne jemi shqiptar e jo Jugosllav )..
Këtu,kam një ndërhyrje të rreptë,jo që ta kundërshtoj z. Hyseni nga fakti se nuk jam aj i cili di krejt çfarë ka programuar organizata e tyre,por këtu ka mjaft indikacione të super koordinuara të përvetësimit të parullës më të madhe të atyre ditëve ,format i Qarqfit të pa prekur ku shkruante (Ne nuk jemi Jugosllav por Shqipëtar) parullë kjo e cila është shkruar aty për aty dhe është ngritur më datë 26.mars 1981.
Autorësia e kësaj parulle e cila ndaloj brohoritjen Enver,Enver jemi gati kurdoherë dhe në vend të kësaj jehoj kjo parullë tashmë edhe shkruar në qarqaf,si autor pra jam unë Xun Çetta o z. Hyseni dhe pa ruajtur modestinë e cila për kaq kohë po më vret,e them se këtë realitet e dinë gjithë shokët e organizimit të cilët në format më të ndryshme dhe falë aftësive të tyre që treguan,ata i kanë përçarë e bërë pikë e pesë. Ajo që me mundoj akoma më shumë në këtë pikë z. Hyseni është fakti se një gjë të tillë tashme e dini edhe ju si dhe keni lexuar e dëgjuar tjerët të thonë për mua mjaft mbi këtë realitet.
Ju z. Hyseni,mund ti pasqyroni programet e organizatës suaj pa dyshim aktive në këtë drejtim,por kur flitet për parullat konkrete ,ju lutem që të jeni më konkret dhe më të qartë aty ku edhe mund të futet huti me tendenca spekulimi dhe përvetësimi më vonë.
Këto shtyrje çfarë imponohen mes nesh bëjnë që të mos zbardhën këto ngjarje ashtu si do kënaqej hulumtuesi që do duhej ta thurë historinë,andaj kujdes se për herë e më shumë po dalin të pa larat e secilit prej nesh...Hapësirat e dhëna në media si pushtetar,jo rrallë sa ndihmojnë po aq edhe djegin personalitete nëse humb vet kontrolli i atyre që janë për herë në media.
Media në Kosovë e cila po i shërben të keqes krejt një anshëm,pa dyshim se ka përgjegjësinë e vet,por jo pak edhe nga ne jemi pjesë e asaj përgjegjësie...
Kadri Kryeziu në vazhdim ndërhyri:
Ne,sa për transparencë si grupi i 11 marsit,Unë,Ramadani,Jonuzi,Bedriu,Murat Musliu etj,nuk ishim organizate e as grup ilegal,ne kemi qenë të frymëzuar nga Baci Adem për aq vite burgjeve etj. Unë nuk kam njoh Isif Gërvallën e as Hydën por kam njoh filozofinë e tyre. Me 11 mars ka qen edhe Pajazit Nushi ai të cilin e kanë gjuajtur më gurë tha Kryeziu.
Bajram Kosumi për ca sqarime ndërhyri duke thënë:
Unë dua vetëm te rrëfej e jo politizoj ato si ngjarje.
Ka pas shok qe nuk kanë qenë të organizuar por kanë vepruar më shumë se sa të organizuarit ja P.Sh njëri nder ta është Merxhan Avdyli ( Gjë kjo e cila qëndron dhe dehen qëndrimet e Mërgjanit.xuni ) .
Unë për vete kam qen në lidhje me Italianin Dhimiter Patituqin i cili nga këtu ka informuar shtypin jashtë vendit ku nuk po mund te depërtonte informimi.
Ne,duhet pas parasysh edhe një gjë se në 40-50 vetë ka qen e pa mundur te mos kemi pas dy tre spiun në mesin tonë,ne e kemi ditur këtë tha Kosumi .…
( Thotë sot kur ja ka pir lëngun gjitha atyre prapaskenave politike por nuk thoshte dje madje mund të mos mbeteshe shokë më të po ti thoshe se në mesin tonë në këtë rrugë nuk jemi të gjithë një. E them këtë nga përvoja që pata dhe më fakte te cilat i din mirë Bajrami. Xuni).
Ne konviktin Nr 3 dhoma 403 kemi bërë organizimin me 8 kërkesa kryesisht sociale por pjesërisht ishin edhe politike si ato :Poshtë Borgjezia e kuqe ku kishte elemente politike,pastaj Kosova punon Beogradi ndërton,po ashtu kishte kuptime politike.
Parullat në qarqafa të prerë si shirita i ka shkruar Ahmet Ibrahimi sqaron z. Kosumi.
Kemi pas kode qe te flasim ne telefon. Unë kam pas për detyrë dhe e kam lajmëruar Komitetin e Komunisteve qe te vini nesër ne ketë shesh dhe ti dëgjoni kërkesat tona. Po të nesërmen kanë ardhur aty ka qen edhe Azem Vllasi dhe tjerët…Nëse ata do pajtoheshin me kërkesat tona ne do ti ndërprenim demonstratat.
Në ora 3 pas dite ka intervenuar policia. Vetëm një flamur kemi pas dhe nuk kemi kaluar përtej kryqëzimit tek mensa e studentëve.
Erdhën punëtoret e kantjerit te ndërtimit aty afër dhe na u bashkuan.
(Ishin pra rrëfime në funksion të zbardhjes së realiteteve,relativisht them se ishin rrëfime të drejta e me fakte .Xuni).
Kosumi ndër tjera thotë dhe këtë:
Nga konvikti Nr 3,kam par me sy se si policia rrihte studentet qe po dilnin nga konvikti Nr.4 dhe aty kam thënë,se kjo polici nesër do ti rrah edhe studentet Serb si dhe aty kam ardhur në përfundim se ky shtet është i destinuar te dështoj si shtet thotë Bajrami.
( Këtu kam vërejtjet e mija dhe sqarimet ndryshe nga ajo qe thotë Bajrami . Mendoj se këtu pa të drejtë dhe si tepër ka barazuar qëndrimin e policisë ndaj demonstruesve pa dallim nacionaliteti...
Jo z. Kosumi,nuk ka qenë ashtu nga vet fakti se pas shumë pakë kohe sapo na kanë dënuar dhe shpërndarë anë e kënd Jugosllavisë për ta vuajt dënimin,Serbia,pra vet shteti ka organizuar demonstratat Serbe në krye më Sholoviqin,Sheshelin e ca emra tjerë të mos humbi kohë me ta tani,pra i ka organizuar për te demonstruar kundër rinisë Shqiptare dhe kërkesave tona si dhe në gjitha ato demonstrata ku kërkohej armë kundër shqiptarëve nuk është vra e as plagosur qoftë edhe vetëm një Serb,janë dënuar me dënimet më te buta sa për të thënë se ndërmorëm masa dhe e dimë mirë se si e kanë kryer dënimin ata sa që në fund edhe dolën më të fortë kundër nesh se vet politika zyrtare serbe. Xuni ).
Teuta Hadri në rrëfim e sipër prapë me emra tha:
Aty pari u plagos Ukshin Osmani dhe ca student humbën gishtërinjtë,por Teuta harroj ta përmend Isa Bajrin nga Istogu i cili humbi gishtërinjtë e dorës duke ju kthyer lotsjellëset policisë e cila po na helmonte në sulme kundër nesh.
Pas një ore e shtatë minutash të këtij emisioni ,Teuta Hadri rrëfente aktivitetet tona ku mes shoqeve tjera përmendi Mejereme Krasniqin dhe kalimthi prapë lakoj emrin tim pa sqaruar detalet ashtu siç kishte dikur në referatin e saj. Ndodhi kjo tërheqje nga realiteti më të cilin ndihej mirë Teuta,ngase Xun Çetta paska qen i dyshimtë tek ata të cilët krejt vonesën e zbardhjes së realiteteve e kanë bërë më shpresë se harresa do ta mundësoj falsifikimin e këtyre ngjarjeve. Teuta tha se në mesin tonë kishte edhe spiun,por do ishte korrekte ta thotë realitetin se kur është bindur në këtë realitet për të cilin dikur nuk donin të dëgjojnë madje armiqësoheshe më mos bindjet e këtij realiteti .
Teuta më saktë dhe më shumë nga Bajrami sqaroj se në mesin tonë më 26.mars Ka qen Azem Vllasi si politikan-Sanie Hyseni,por edhe Pajazit Nushi e Gazmend Zajmi të cilët ishin me ne kështu mendoj unë tha Teuta…
Hydajet Hyseni nder tjera serish sqaron se:
Kam qen në Zvicër dhe Gjermanet e tjerë na thoshin ja kjo e kjo gazetë po shkruan se çfarë po ndodh ne Kosovë,pra gjithë miq tonë ishin ne rrjedhe dhe po shpërndanin lajmet mbi atë çfarë po ndodhte në Kosovë.
Më 01.04.1981 Unë ju kam bashkangjitur turmës diku afër Kuvendit te Kosovës për faktin se deri aty nuk kam mund tu bashkohem ngase nuk po linte policia,
Me o1.o4 kemi kërkuar te bisedojmë dhe ti ndërpresim demonstratat nëse gjejmë kompromis,kjo pastaj nuk u realizua as si bashkëbisedim. Më pastaj kemi bërë plan që te shkojmë para burgut e ti lirojmë shokët por e pamë se ajo ishte e pa mundur dhe kështu e kemi anuluar. Kemi qen krejtësisht paqësor deri kur na kanë sulmuar e pastaj janë thyer pak vitrina ku deshën te na quajnë si demonstrues te dhunshëm.
( Edhe këtu kam një ndërhyrje dhe konkretisht :Pse nuk sqaron faktin se si aty na i sollën dy krye rrurë si gjoja i liruan nga burgu dhe falë ne aty nen pemë ku po qëndronte Hydajeti vet i treti nuk lejuam mashtrimin bile gati janë sulmuar ata dy persona ?...
Pastaj jo vetëm kësaj radhe por në vazhdimësi thuhet se në pemë ka qenë dhe ka folur me autopalantë Hydajet Hyseni gjë e cila qendron, por jo korrekt të hidhet në harresë fakti se aty ka qenë edhe Kadri Botusha pa dallim biografisë së tij para dhe pas lufte e në veçanti nuk hidhet në harresë emri Ahmet Bllaca në krah të Hydajet Hysenit i cili i drejtohet masës më një fjalim tepër të rreptë e që mjerisht nuk jam ne gjendje të them qoftë edhe tre rreshta si origjinal. Këto janë gjërat që me mundojnë në përshkrim të historisë. Xuni)...
Hydajeti nder tjera pasqyroj realitetin i cili edhe qëndron,se kanë shpërndarë TRAKTIN me voluminoz me mbi 18 faqe ku populli informohet më shumë më rrjedhat dhe kështu bëhet Senzibilizimi i problemit të Kosovës
Vetitë e këqija që po na përcjellin dhe krejt pa nevojë janë dalja njëri kundër tjetrit,jo aty ku duhet të dilet kundër por thjesht sa për ta kundërshtuar rivalin. Kjo shumë keq u pa kur Bajram Kosumi kundërshtoj z. Hyseni se demonstratat paskan qenë krejtësisht paqësore. M¨26 mars e kryesisht me 1-2-prill nuk ishin demonstra 100% paqësore tha Bajrami,brohoritja Republikë kushtetutë ja më hatër ja më luftë nuk ishte parullë paqësore,kështu e kopjoj Azem Vllasin z.Kosumi,pastaj kishte edhe raste tjera tha Kosumi ...dhe pa e përfunduar ai,ndërhyri Hydajeti për ta zbutur situatën duke thënë: Po ndoshta ke të drejtë Bajram ngase pati edhe qarmatosje të policisë atje në Besianë me dy pushkë gjuetie. Kjo nuk kishte nevojë te ndodh e as të minimizohet akti patriotik i Besianës. Fundi fundit në referatin tim 70 façëshe mbi këto ngjarje e kemi realitetin se si i kemi qarmatosur policët tek mensa e studentëve dhe gasmaskat dhe hëlmetet e tyre i kemi mbajtur në Banesë disa ditë deri i kam strehuar tek Isuf Mahmutaj në një banesë tjetër larg nga ku vepronim ne. Por siç tha Hydajeti ka pas rast kur nga vetëmbrojtja studentet kan kaluar edhe në sulme.
Teuta pastaj ri kthehet në rrëfimet shtesë ku thotë:
Ne kemi pas kontakte edhe më Naime Maqisterna nga Shkolla Meto Bajraktari-,pastaj më Sami Pireven etj.
Hydajet Hyseni vjen me 27 prill me bashkëshortin tim sot Hilm Ramadanin, thotë Teuta. Pra rrëfime këto të cilat nuk kanë fund,por jo të lejojmë që një realitet ta shkel realitetin tjetër aq më pak jo për ato nisma për të cilat flasim...
Kadri Kryeziu në përfundim thotë:
Ka pas demonstrate ne gjithë Kosovë,me 31 mars para 1 e 2 prillit ka pas në Obiliq tani Kastriot,pra nuk duhet shtyrë se kush ka bërë e kush jo,këto i ka bërë populli gjithandej Kosovës. Kjo ishte një terhekje e butë nga pamundësia për ti dal në fund realiteteve..
Bajrami :
Ndikimi i ngjarjeve 1981 ka qen vendimtare,ka qen e pa ndalshmë.
Më 1981 veqç është ditë se Jugosllavia mori fund. Inspektori në Beograd në Janar 1982 me ka thënë se Jugosllavia mori fund ,ma tha këtë pasi qe i thash se Republika e Kosovës ndoshta edhe e Forcon Jugosllavinë. (Kjo besojë ka ndodhur sigurisht në vizitat qe testohej i dënuari politik se sa ka ndryshuar (risocializuar) siç thuhej atëherë.Xuni).
Levizja e Solidarnost-tit Polak kërkuan bukë….
Tek ne në Kosovë lëvizja jonë ka demantuar Barazinë e rrejshme kombëtare në RSFJ. Mbi një (1) milion janë shkruar si Jugosllav tha Kosumi.
Sllovenëtt dhe Boshnjaket janë dy mendime kontraverze Jo më shumë se para dy vite,një Boshnjak me ka thënë se ju shqiptarët duhet ta hjekni fajin se vërtet ju e keni prish Jugosllavinë. Merre me mend pas kaq vitesh Boshnjaku akoma mendon kështu tha Bajrami….
A sllovenet janë diçka krejt tjetër.
Hydajeti nder tjera serish po sqaron :
Perëndimi e përkrahu Kosovën si asnjëherë më parë. Mediat e Shqipërisë ishin një zë me mediat perëndimore dhe të ilegales sonë.
Shqipëria ka rrol me peshë dhe ndikim në këtë drejtim, Shqipëria nuk përzihej në punët e brendshme të Jugosllavisë por Kosovën nuk e linte si problem ashtu të pa zgjidhur.
Në një insistim të gazetarit që të na sqaron më në detale z. Hyseni ndër tjera tha: Kam pas takime më Ambasadorin e Shqipërisë në Vienë më z. Musin Kruiq 1980-81 kam pas takime personalishtmkam pas takime më të madje edhe më Kadri Zekën.
Shqipëria nuk ka pas dorë ne ngjarjet e vitit 1981 por i ka mbështet haptas demonstratat ashtu siç kemi pas mbështetje edhe nga Shtetas Gjerman etj por jo se kanë pas gisht në ato ngjarje.
Vet Jugosllavia thoshte : Atë qe ne po bëjmë për një muaj për stabilizim e gjendjes Shqipëria po na rrënon për një ditë, tha Hydajeti
Teuta ndërhyri me dy fjalë :
Shtypi dhe politika e Shqipërisë na ka mbajt gjallë. Për herë të parë kanë shkruar edhe më pastaj kanë shkruar gazeta tjera si kurir e dela sera,gazetë Italiane kjo.
Kadri Kryeziu nëse nuk u irritova para kohe,bëri edhe një gabim të radhës dhe konkretisht :
Revolucionin e ka bërë populli,Shqipëria,Sllovenia dhe Kroacia madje na kujtohet edhe Branko Horrvati,ata e kanë ndihmuar tha Kadriu.
( Duhet përkujtuar faktin se Branko Horrvati me librin e tij famoz ,,Kosovsko Pitanje”si Jugosllav dhe unitaristi më i madh që ishte, ai më atë libër,duke dal i pari që ta shpëton të mundshmen e hidhur ka mashtruar Shqiptaret ngase ka qen krye jugosllavi kryesor dhe tepër u lyer në vaj të politikës vetëqeverisëse të tipit Jugosllav për ta shpëtuar Jugosllavinë qoftë edhe më Kosovën Republikë. Libri i tij dhe analizat e mia të nënvizuara dhe sqaruara në hapësirat e librit anash më kan kushtuar edhe pas daljes time nga burgu ku më është konfiskuar po ky libër.Xuni )-
Autorësia e të mirës dhe keçes për kohën që kaluam duhet zbardhur pa tjetër, Format më të lehta qe nuk i kushtojnë vendit janë,kuptohet nëse ka gatishmëri për këtë. Kështu mendoj dhe mbi këto baza veproj unë Xuni
Luzern 12.03.2012
Xun Çetta