Politikë   Sot 04.02.2014 në ora 20:30  besoj shumë kush nga ne e percjellem një emision i cili sapo perfundoj në RTK më, Autor, Ragip Ramaj. Xhirimi, Kushtrim Ramaj. Përkthimi  dhe titrimi Besartë Shasivari. Montimi,Kushtrim Ramaj dhe Milot Shasivari .

Task Forca për shqyrtimin e kërkesave për strehim nga vendet e Ballkanit perendimor, pra edhe të Republikës Kosovës, që për aq sa pamë e dëgjuam ishte Task forcë kundër këtij emigrimi i cili ka tronditur vendin tonë dhe më gjërë. Ky është kontribut i Gjermanisë në veqanti dhe jo pak vendeve tjera mike të cilat nuk kanë qendruar indiferent ndaj kësaj tragjedije të cilën ja pergaditi dikush vendit tonë, në mos edhe jo pak prapaskena të politikave të ndyera vendore të cilat rregullisht kanë operuar dhe vazhdojn që politikisht dhe ekonomikisht të mbijetojn mbi fatkeqësitë e popullit dhe vendit tonë. Ikja nga Kosova, së fundit u bë alarm shqetësues edhe për miq të verifikuar ndërkombëtar në vendin tonë.

Unë mendoj se, i gjithë teksti dhe fotot që pamë në këtë emision, do duhej bërë një permbledhje dhe urgjentisht të shtypet një broshurë e cila do duhet shpërndarë gjithë andej vendit tonë. Ta lexojn qytetarët dhe shohin më për së afermi pamundësin e strehimit të këtij fluksi të emigrimit nga vendi ynë. ( NUK KA PRANIM STREHIMI NGA VENDI I ÇLIRUAR I KOSOVËS. I pushtuar nuk është ky vend, operimin e shërbimeve të huaja dhe pa aftësit tuaja për ta menagjoni shtetin tuaj, ne nuk mund ta marrim në përkujdesje. Jeta e qytetarit, standardi, dhe sigurija i tij, është në kompetencat e shtetit kah vjen ky fluks klandestinësh ). Kjo ishte përgjigja e Gjermanisë nëse e kuptojm dhe perkthejm drejtë atë dhe qendrimin e tyre miqësor.

AIK-u dhe puna e këtij shërbimi më peshë për vendin tonë, nese deri më tani nuk ka një rapor mbi krejt çfarë perjetoj vendi ynë për kaq ditë !!! ai më mirë mos koftë si emer syreta. Po të isha fizikisht aty dhe më vetem pak kushte materiale, edhe kështu si individ, gati çdo e treta grupë e cila merr këtë rugë, do e kishte pjesëtarin tim në rrolin e një klandestini të rendomt dhe kështu do i kisha të gjitha të dhënat e rrugës së tragjedisë së qytetarëve të vendit tonë. Nëse zbulohën qoftë vetëm edhe një apo dy raste të cilët kanë marrë këtë rrugë pa dhënë as edhe një para kesh, por më kushtëzim që pasi të strehohen dhe rregullohen atje, vetëm atëhere do ti kthejn paratë ! E atëhere do zbulohet se dikush ka derdhur para të mëdha për ta zbrazur Kosovën dhe të na kompromentoj si të pa aftë për ta bërë e kontolluar shtetin tonë.

Luzern 04.02.2015

Xun Çetta

Ja si kalojn kufirin të mashtruarit në këtë rrugë Foto nga Express 04.02.2015:

Pranimi dhe në procedurë të shpejt kthimi i gjithë atyre që vinë nga Kosova :

Personelja e cila më plotë keqardhje por na komunikoj pamundësitë e strehimit nga Kosova: