Politikë
Ju lexues/e të nderuar/a krahasoni situatën sot më atëherë dhe shihni ku jemi...

Bashkëpunimi më gazetar dhe blerja e tyre për të propaganduar më apo pa mbulesë në këtë fushatë 2001, mjerisht ishte i vetmi faktorë ,,suksesi” Po e futi në thonjëza ngase  aq sa i pa drejt po aq i rrezikshëm ishte ky,,sukses”.

Unë nuk kisha idenë se si korruptohet gazetari pa dallim ofertave të tërthorta që ofronin ata... Nuk flas për tani të ndjerin Bardhyl Ajeti ish gazetar tragjikisht i vrarë, i cili më këtë publicitet dhe kaq hapësirë sa rezervoj për mua në të përditshmen ,,Bota Sot”jo, jo unë kam emra gazetarësh të gjallë dhe shumë më zë të cilët tërthorazi preken impulsin tim se sa ofroj nëse ma mundëson këtë apo atë emision.

Nuk kam qenë, nuk jam dhe vazhdoj ti kundërshtoj gazetarët të cilët avancojnë personalitete për mes infektimit të tyre profesional dhe marrjes së mitos. Mjerisht sot, pas dymbëdhjetë (12) vitesh sa kanë kaluar, media në Kosovë është bërë biznes. Kërkoj falje pse nuk më premton koha ti ndaj jo pak gazetar/e nga media të shkruara e kryesisht elektronike në Kosovë të cilët-cilat edhe po bëjnë punë të ndershme,ashtu me mund e sakrifica por vërtet besnik të profesionit të tyre gazetaresk.

Bardhyl Ajeti i ndjerë shumë shpejt kuptoj se Xun Çetta nuk merr vesh nga korrubcioni pa dallim punës dhe përkrahjen që ja bënë dhe një ditë për një ditë thotë:

(Xun i nderuar,shumë i respektuar për mua, ja çfarë mund të bëj për ty në këtë fushatë zgjedhore pa ma shpërblyer as edhe një cent. Ma jep në një CD tërë programin tënd dhe materiale nga kjo revistë që ke pergaditur për fushatë e nga këtu unë marr gjitha ato që konsideroj se më vonë si publikime më nderojnë edhe mua. Unë kam kuptuar se je i parakohshëm dhe nuk do kuptohesh drejt si kandidat i pavarur, por koha do dëshmoj se sa parashikues ishe i nderuar Çetta ).

Ishin fjalët e tani të ndjerit Bardhyl Ajeti më të cilin pata edhe keqkuptime, e them ngase kam edhe publikime tjera nga aj në këtë fushatë, por nga sinqeriteti që deshi të jetë më mua nuk hezitoj të ma thotë edhe këtë. 

Sot kur lexohet kjo përmbledhje e tij marrë nga programi im për fushatë më rezulton se ai kishte gjykuar drejt...

PS:

Ju lexues/e të nderuar/a krahasoni situatën sot më atëherë dhe shihni ku jemi...


Luzern 11.06.2013

Xun Çetta