
Shembulli i bashkëpunimit të dy Gjermanive të ndara edhe ashtu pa e njohur njëra tjetrën,do mund të kishte funksionuar po edhe ta marrim si shembull sot në raportin Shqipëri-Kosovë për gjithë ato vite sa ishin të ndara por jo ta marrim si shembull bashkëpunimin Kosovë-Serbi në kushte të mos njohjes deri në një moment të kthimit dhe bashkimit të tyre!!! Kjo është diametralisht e kundërta dhe e rrezikshme si krahasim ngase dy Gjermanit bashkëpunuan edhe në kushte të ndarjes pa e njohur ndarjen,por më në fund u bashkuan si komb dhe territor për të shpëtuar sa kombin Gjerman pa aq moralin e politikës ndërkombëtare. Pra gjë kjo e cila nuk ka si,e as pse të mendohet dhe krahasohet bashkëpunimi e as ribashkimi i modelit të dy Gjermanive në raportin Kosovë-Serbi.
Këtu u jemi mirënjohës reagimit të këtyre dy emrave,figura politike këto të cilat vetëm në këtë mënyrë kontribuojnë në zgjedhjen e problemeve politike e jo të kurdisin probleme për shekullin e ri në të cilin po rrugëtojmë.
Politikanët tonë kryesisht ministri z. Enver Hoxhaj do duhej të jenë më të matur në këtë drejtim dhe të kuptojnë reagimin tonë parasë të vijnë politikanët ndërkombëtar dhe tu hapin sytë vendorëve.
Nuk e kam komentuar fjalimin e zonjës Klinton qe ka shkëlqyer në parlamentin e Shqipërisë më qellim ngase u irritove në politikan vendor të cilët nuk më kanë kuptuar kur para mbi pesë(5) vite kam komentuar rastin e konfliktit Sejdiu-Daci dhe dikur Berisha-Selami më po këtë krahasim progresiv Obama-Klinton.
Zëri ynë mjerisht nuk dëgjohet derisa të huajt të ju hapin gojën së qeshuri nga kënaqësia vesh më vesh. Bile në Kosovë pa ju fol edhe serbisht nuk ju tingëllon aq shumë sa që të ndalën dhe kuptojnë drejt.
Luzern 08.11.2012
Xun Çetta