Familiare Foto 1 Kishin kaluar ca muaj që kur unë më familje ishim për vizitë tek vëllai i gruas në Llozanë për të mos thënë si zakonisht gati rregull tek ne kjo që vizita të kthehet me vizitë. Jo vetëm pse largësia nga 220 km sa ka Luzern-Lozonë e bënë këtë rregull, por edhe kënaqësia është më e madhe kur ne dhe fëmija jonë  po njohim tashmë Llozanën po si Luzernin dhe anasjelltas Familja Hajzeraj po njohin Luzernin po si Llozanën
Pasi pihet kafja e mirëseardhjes, ngrihet nga një gotë birrë, apo raki rrushi varësisht kush çfarë përdorë në shoqëri duke shkëmbyer të rejat e ndodhive të fundit,tregohet si kaloj rruga e gjatë etj dhe më pas kalohet për drekë po ashtu kush më vërë e kush më lëngje e ujë zoti.
        

Foto 2Foto 3Bisedojmë por më kujdes ngase fëmija jonë nuk guxojnë të edukohen më frymë anti cilitdo populli, nacionaliteti apo race qoftë, por duhet edukuar se si martesat mundësisht të mos përzihen, martesa dhe krijimi i familjeve të reja të jetë puro gjaku ynë. Për të shkuar edhe më larg se kaq siç them rregullisht kudo që jemi, pra edhe tani këtu sqarova faktin se as martesa duke kërkuar vajzë apo djalë për fëmijët tonë në trojet tona si në Kosovë,Shqipëri e më gjerë nuk është veprimi më i mirë madje edhe i dëmshëm dhe pasoja mund të na dali ky veprim. Tashmë vajza e djem të komunitetit tonë ka mjaftë këtu ku jetojmë dhe do ishte humbje kohe e kryesisht humbje perspektive që me çdokush të kërkohet vajza apo djali nga Kosova apo Shqipëria e trojet tona atje. Minimum dhjetë vite i donë mësimi i gjuhës dhe integrimi i plotë i qiftit të ri i cili vjen nga atje dhe integrohet këtu a kemi mjaftë djem e vajza të shkolluar dhe integruar këtu si dhe është problemi tjetër të cilin duhet llogaritur mirë. Nëse nuk fillon edukimi i fëmije tonë për martesat këtu brenda komunitetit tonë atëherë djali apo vajza do lidhin fatet e tyre më komunitete tjera pa dallim nacionaliteti, race etj dhe kjo nuk ka të drejtë të kritikohet më pas veçse të merret si akt normal më fajin tonë.
Pra kështu rrahën tema e tema jete por më kujdes tek ndikimi në fëmijë tonë.

Foto 4Pastaj shkëmbejmë debate të lira nga ku fëmija jonë duhet ta kuptojnë se nëse nuk kryejnë shkolla dhe nuk vazhdojnë në studimi, këtu, këta nuk do mund ta kalojnë jetën e mirë as aso çfarë kemi kaluar ne si të huaj ku sado pak si të tillë jemi mirëpritur dhe relativisht mirë trajtuar për dallim nga jeta e fëmijëve tonë të cilët kanë lindur e rritur këtu, pra nga ju fëmija jonë kërkohet më shumë se sa është kërkuar nga ne kur pos punë krahu nuk kishim çfarë japim tjetër, çoftë edhe të ishe kuadër dhe më diplomë fakulteti. Kjo ishte një temë më e lehtë për ta sqaruar dhe komunikuar më fëmijë tonë por tema e martesave të fëmijëve tonë në mërgim ishte temë e cila kërkonte kujdes tepër të madh...

Foto 5Biseda jonë e lirë por e cila më çdo kusht duhet të ketë vlera dhe kujdes për krejt çfarë flasim në prezencën e fëmijëve tonë ishte:
Fëmija jonë tashmë e patën këtë fat apo fatkeqësi që të lindin,rriten dhe sa duket të mbesin jashtë vendit tonë i cili mjerisht në një mënyrë a tjetër mund të thuhet se Kosova nuk është as vendi i tyre edhe pse Kosova është jeta, është plaga jonë e madhe!!! fëmija jonë mund ta kenë trashëgiminë atje por jo të jetë vendi i tyre atje! kuptohet nëse ne, të paktën më vizita më të shpeshta atje nuk i lidhim këta më vendin tonë.

Foto 6Pas një pauze pushimi, ose vazhdohet më muhabetin e tavolinës pra meze pije e muhabete dhe gallata relaksimi ose dalim për ti dhënë ndonjë gjiro shëtitje. Kësaj radhe, nga Frashri (pra vëllai i gruas) lindi ideja që të dalim pa vetura dhe të shkojmë këmbë gjithë rrugën që e bënë ti Xun tash sa vite këmbë deri tek kafja e mëngjesit në Emmen Center. Kështu me konsensus siç po thuhet tani pra më pajtimin e të gjithëve morëm rrugën dhe për 20 minuta arritëm në Emmen Center ku kaluam shumë mirë dhe pas një kohë vazhdoj ecja për kthim në drejtim të banesës.


Foto 7Këtu po ju tregoj së në po këtë objekt prapa jush i cili para jo krejt një muaji të plotë kishte inaugurimin e sajë, kanë punuar dy bashkë vendas nga komuna jonë pra Xhelali nga Cerrca dhe Shukriu nga Studenica e Istogut. Po ju tregoj se si kanë ndërtuar shtëpi të re në mesin e tri shtëpive të vjetra të cilat janë të mbrojtura më ligj si të tilla dhe ja si janë detyruar ti japin të paktën ngjyrën pa fasadë, të ngjashme më objektet e vjetra për rreth, kështu mendoj unë e jo se di diçka më konkrete.

 

Foto 8Frashri ashtu siç propozoj, shpresoj se deri diku edhe u nda i kënaqur më daljen dhe këtë shëtitje gjatë rrugës deri këtu në Emmen Centër siç po shihet në foto më shoqen, vajzën dhe më motrën e tij.






Foto 9Gjatë rrugës në këtë pjesë të lagjes pak më larg nga këtu gjegjësisht nga kjo foto,po ju tregoja se sa objektet janë ngritur në këtë lagje e cila dikur ishte lendinë pa as edhe një shtëpi të vetme dhe që të gjitha janë ndërtuar për vetëm këtë dhjetë vitesh sa unë po kaloj këmbë këtu pari.
Në këtë kontest veç kishim biseduar se si edhe investimet tona si mërgimtar qoftë investime kapitale apo me kursime siç dimë te hikim keq ne shqiptarët edhe për kafshatën e gojës vetëm për të kursyer diçka për vendin tonë, e tani e tutje kjo politikë duhet ndryshuar e jo të investojmë në kapital të vdekur pa prezencën tonë atje pa dallim shtëpia të mëdha apo diçka më shumë . Nuk investohet atje nëse në të njëjtën kohë dom integrim të fëmijëve tonë edhe këtu ngase ky do ishte krim ndaj fëmijëve tonë.
Kohët po ndryshojnë, ne nuk mund te kemi integrim 100% por integrim për ta kap jetën dhe kontribuar për vendin ku jetojm dhe për vete, këtë mundemi dhe duhet bërë më projekte .

Foto 10Kam përshtypjen se fëmija u kënaqën por mungesa ime e madhe dhe mos kërkesa e fëmijëve bëri që harruam tu marrim nga një Dener Kebap të cilët i kanë në qejf dhe vetëm kur filluan të u kthejnë darkë, atëherë kujtuam për këtë lëshim, pa dallim pse të gjitha i kishin në shtëpi duke filluar nga pica e tjera më radhë, por për fëmijë, faktikisht Dëner Kebapi do ishte më i preferuari nga gjitha tjerat.



Foto Zofingen 24.02.2013Foto Zofingen 24.02.2013

Sot pas dite pa pushuar mirë nga kjo vizitë e mrekullueshme, më erdhi një telefonatë ku duhem të shkoj në Zofingen tëk djali i axhës Fadili, ku tek ai paska ardhur djali i Axhës i cili tash sa ditë ka ardhur nga Kosova në vizitë tek djemtë e tij në Llozanë dhe kanë shpreh dëshirën të bëhemi bashkë dhe qajmë halle jete dhe debate tjera të ngjashme me krejt çfarë u tha më lartë.


PS:
Më pak ndryshime, hallet dhe debatet tona kudo janë të një lloji, më të njëjtën dhimbje dhe përpjekje tona për ta kap hapin më të mirë të mundshëm.


Publikuar Sot 24.02.2013

Xun Çetta